Rama për projektin e Zvërnecit: Do të jetë krenari për Shqipërinë dhe për Europën
Kryeministri Edi Rama në konferencën ndërqeveritare është ...
Kryeministri Edi Rama në konferencën ndërqeveritare është ...

Në korrik, disa foto nga samiti i NATO-s në Lituani tregonin Rishi Sunak duke biseduar dhe të buzëqeshur me Giorgia Melonin. Kryeministri britanik dhe homologia e tij italiane pozuan para një telefoni celular duke qeshur. Sunak refuzoi me vendosmëri të tregonte mbi atë që kishte nxitur të qeshurat e mëdha.
Dhe ndoshta nuk do ta dimë kurrë shkakun. Këtë javë e pyeta sërish kryeministrin se për çfarë po qeshnin, dhe ai sërish refuzoi të tregonte. Por i qartë është fakti se ai ka krijuar një miqësi të fortë me kryeministren e parë grua të Italisë. Sunak duket se ndien një afërsi të natyrshme me Melonin, pasi që të dy janë gati moshatarë dhe u bënë kryeministra në të
njëjtën kohë, me vetëm 3 ditë diferencë.
Po ashtu, që të dy janë kritikuar për politikat e djathta që po zbatojnë, kur në fakt politika e tyre - e diktuar nga prejardhja e tyre unike - është shumë më e nuancuar se sa do të donin ta besonin kritikët e tyre në të majtë. Duke kritikuar në mënyrë të përsëritur lëvizjen “Woke”, të cilën ajo e ka fajësuar për “shkatërrimin e themeleve të familjes natyrore”, ajo nxiti akuzat për “fashizëm” pavarësisht nga garancitë e saj të përsëritura se ajo nuk është kërcënim për demokracinë.
Po ashtu ka tronditur aktivistët e majtë duke bërë deklarata të tilla si: “Duan të na quajnë prindi nr.1 dhe prindi nr.2, gjinia LGBT, shtetasi X, me numra të koduar. Por ne nuk jemi numra … dhe do ta mbrojmë identitetin tonë. Unë jam Xhorxhia. Jam një grua, një nënë. Unë jam italiane, e krishterë dhe askush nuk mund të ma mohojë këtë identitet”.
Ashtu si Suella Braverman, edhe ajo akuzohet se është çnjerëzore për guximin që ka për të folur troç. “Racistët janë budallenj. Por kjo nuk do të thotë se Italia nuk duhet të menaxhojë flukset e saj emigratore.”- deklaroi ajo në lidhje me zbarkimet e emigrantëve nga Libia. Në lidhje me segmentet më radikale të partisë së saj Vëllezërit e Italisë, ajo thotë: “U them gjithmonë drejtuesve të partisë që të marrin masa të ashpra ndaj çdo shfaqjeje nostalgjie. Sepse ata që janë nostalgjikë për fashizmin nuk janë të dobishëm për ne. Ata janë vetëm idiotët e dobishëm të së majtës”.
Në fakt duke qenë larg filozofisë së Musolinit për të cilën dikur është akuzuar, anglofilja. Meloni frymëzohet mbi parimet e saj konservatore nga filozofi i djathtë, Sër Roxher Skruton, dhe duket se e kupton kulturën britanike shumë më mirë se partnerët e tjerë evropianë. Disa kishin paralajmëruar se nacionalizmi i saj i ashpër do të fuste Brukselin në rrugën e
gabuar. Por një varg takimesh të suksesshme me Ursula von der Lejen, Emanuel Makron dhe Olaf Sholc e kanë treguar atë si një shtetare të kompletuar me një staturë ndërkombëtare.
Kjo, së bashku me përkrahjen e planit të qeverisë britanike për dërgimin në Ruandë të aplikantëve për azil, e bën atë një aleate të dobishme për Sunak, si një nga liderët e paktë evropianë që duket në gjendje të kuptojë se emigrimi i paligjshëm është një krizë përcaktuese. Këto dy figura të jashtëzakonshme - nëna që ka arritur të pushtojë politikën italiane dhe nipi i 2 emigrantëve indianë që u ngjit në krye të partisë konservatore - mund të bëjnë një ekip të shkëlqyer në skenën ndërkombëtare. Në fakt, përpjekjet e tyre të përbashkëta kanë paralajmëruar që tani rezultate mbresëlënëse.
Refuzimi i Spanjës për ta përfshirë emigrimin në agjendën zyrtare të Komunitetit Politik Evropian në samitin e Granadës, tregoi se sa të vëmendshëm janë disa vende në bllok ndaj kësaj situate gjithnjë e më të paqëndrueshme. Sunak dhe Meloni arritën një marrëveshje të përkohshme për ta zhvendosur në kontinent luftën e tyre kundër trafikantëve.
Pasi bashkëdrejtuan një takim jashtë agjendës me Holandën, Francën, Shqipërinë dhe Komisionin Evropian, i përshkruar nga një zyrtar britanik si “diskutimi ndoshta më i dobishëm i të gjithë samiti”, Downing Street njoftoi një “plan me 8 pika” mbi emigrimin.
Po ashtu Sunak nënshkroi një marrëveshje me Belgjikën, Serbinë dhe Bullgarinë. Në një artikull të përbashkët të botuar në fundjavë, Sunak dhe Meloni shkruajnë:
“Ne po punojmë së bashku për të ndaluar varkat me emigrantë, dhe po u bëjmë thirrje të tjerëve të veprojnë me të njëjtën ndjenjë urgjence. Kjo është një krizë morale, ku bandat kriminale përfitojnë nga mjerimi i të pambrojturve. Është një krizë humanitare, me mbytjet e anijeve të pasigurta që deri më tani u kanë marrë jetën mbi 2000 njerëzve. Dhe është një krizë
evropiane.”
Ata apeluan se tani është koha për veprim, dhe se “vetëm duke ndalur fluksin e emigrantëve të paligjshëm, ne mund të rivendosim besimin e popullit britanik dhe italian, jo vetëm në kufijtë tanë të brendshëm, por në bashkëpunimin evropian dhe ndërkombëtar”.
Kjo nuk është vetëm një shfaqje e diplomacisë së suksesshme nga Sunak dhe Meloni, por tregon gjithashtu potencialin që Evropa të mund të drejtohet në një mënyrë tjetër. Ndërsa martesa franko-gjermane duket në prag të kolapsit, me të dyja vendet që përballen me potencialin e revoltave populiste, tani mund të jetë mundësia e përsosur që kjo dyshe e
qendrës së djathtë të tregojë më tej “muskujt” e saj./Përshtatur në shqip nga CNA
Nga blerjet e minutës së fundit në supermarket, porosi...
1967 - Forcat boliviane ekzekutojnë udhëheqësin e njohur r...
Pëshpëritni nëse keni nevojë. Guxoni që ta mendoni. Në çdo...
Imagjinoni sikur SHBA-ja të mos jetë më në gjendje, ose th...
Që nga Lufta e Dytë Botërore, çdo 20 vite apo më shumë...
Që në momentin që mësova se në vitin 1947, Uollter Lip...
Është e paqartë arsyeja pse brirët mbeten ende sot një...
2001 - Shtetet e Bashkuara nisin pushtimin e Afganistanit ...
Kjo pyetje e thjeshtë në pamje të parë, është studiuar...
1973 - Lufta e Jom Kipur, çon në prag të konfliktit Sht...
A ka vërtet një komplot për të rrëzuar Xhorxhia Meloni...
2011 - Vdes themeluesi i “Apple”, Stiv Xhobs Stiv Xhobs, ...
Evropianët u tallën kur Donald Trump i quajti ata “keqbërë...
Ne Kremlin po ngrihen dolli dhe festohet fitorja në zgjedh...
Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar një sërë riorganizime...
Çdo vit, rreth 2.4 milionë njerëz në Britaninë e Madhe...
1957 - Bashkimi Sovjetik lëshon i pari në hapësirë sat...
Demografia Ella Bibiavava, drejtoreshë e Akademisë së Shke...
Në mesin e tensioneve në gjirin e konservatorët mbi çështj...
Presidenti amerikan Xho Bajden është një burrë familjar në...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...