Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Pëshpëritni nëse keni nevojë. Guxoni që ta mendoni. Në çdo rast fakti është se kundërofensiva e Ukrainës ka nisur të ketë sukses. Dalëngadalë por me vendosmëri, forcat e armatosura ukrainase po arrijnë të çajnë nëpër linjat mbrojtëse të rusëve.
Herë oborr më oborr, herë fshat më fshat, Ukraina është pala që po vuan vrullin në këtë luftë dhe po ecën përpara. Burrat dhe gratë e ushtrisë ukrainase po na tregojnë edhe një herë ne në NATO se sa shumë i kemi nënvlerësuar.
Së pari, establishmenti i aleancës dyshoi tek aftësia e tyre për të mbrojtur vendin nga faza fillestare e pushtimit. Shumë shtete prisnin të shihnin se në cilin drejtim do të frynte era. Shumë ekspertë shkruan të ulur para kompjuterëve të tyre dhe duke iu referuar “përvojës ruse”, se ukrainasit mund të rezistonin vetëm për disa javë.
Pasi u vërtetua se kishin gabuar, kaluan tek pesimizmi mbi kundërsulmin e Ukrainasve. Por nuk arritën të kuptonin rëndësinë e faktorit njerëzor. Ata nuk arritën që të dallonin tek ukrainasit të njëjtin shpirt që kishim ne në vitin 1939.
Ata nuk e mbanin mend thënien e Alan Turing se “Ndonjëherë janë njerëzit për të cilët askush nuk mund të imagjinojë se do të bëjnë diçka, që bëjnë gjërat që askush nuk mund t’i imagjinojë”. Ata nuk arritën ta kuptonin se në një luftë, materiali më i çmuar nga të gjithë është shpresa.
Që nga vera e këtij viti, Ukraina ka mësuar shumë. Forcat e saj po përshtatin taktikat, po përvetësojnë me shpejtësi mësimet nga fusha e betejës dhe po bëjnë më të mirën me pajisjet që të gjithë u kemi dërguar atyre. Ata marrin armë nga Britania e Madhe dhe po ashtu suksese që janë shumë përtej pritshmërive fillestare.
Mbaj mend që vizitova një bazë sekrete jashtë Ukrainës, teksa po stërvitnim ushtarët ukrainas se si të përdornin raketat e mbrojtjes ajrore StarStreak. Ata kishin një javë kohë për të mësuar. Një rreshter britanik më tregoi me gisht një të ri ukrainas, që sapo kishte kaluar adoleshencën.
“Ai nuk do ta lëshojë simulatorin dhe nuk do të ndalojë stërvitjen derisa të mos humbasë asnjëherë”- më tha ai.
Dhe ai i ri ka rrëzuar 2 helikopterë sulmues rusë. Kur shpresa kombinohet me pajisjet e duhura, asgjë nuk mund ta ndalojë Ukrainën.
Prandaj është detyra jonë që ta mbajmë këtë shpresë, dhe ta mbështesim me fonde dhe pajisje derisa të arrihet fitorja. Kjo ishte arsyeja pse raketat anti-tank britanike NLAW ishin kaq të rëndësishme për ushtrinë ukrainase. Ato treguan se mund të ndaleshin forcat e blinduara ruse. Dhe shkatërruan qindra prej tyre që ishin nisur rrugës për në Kiev.
Ne kemi shansin që të ndihmojmë në përfundimin e kësaj lufte. Ushtria ruse po pëson shumë të çara. Ukraina ka mësuar taktika të reja për të kapërcyer fushat e tmerrshme të minuara, dhe sulmet “Storm Shadow” po shkatërrojnë njëri pas tjetrit shtabet ruse.
Tani jemi dëshmitarë të fillesave të betejës për çlirimin e Krimesë. Në këto kushte, ne duhet t’i japim Ukrainës mbështetjen që ajo kërkon për t’i dhënë asaj fund sa më parë. Në postin e Sekretarit të Mbrojtjes, unë u përballa shpesh me shumë arsyetime për të mos e bërë këtë.
Këto vinin kryesisht nga njerëz që nuk dinin dallimin midis majës dhe fundit të pushkës. Për pasojë u humb jo pak kohë për të kapërcyer inercinë institucionale. Ne duhet të jemi krenarë për shefin tonë të shtabit të mbrojtjes dhe udhëheqësit ushtarakë britanikë që demonstruan jo vetëm udhëheqje brenda Whitehall-it, por edhe në nivel ndërkombëtar.
Përpara se të largohesha nga detyra, i kërkova kryeministrit që të rriste fondin prej 2.3 miliardë paund të premtuara për Ukrainën këtë vit, për të arritur në 4.6 miliardë paund që i kemi shpenzuar tashmë. Britania e Madhe nuk është donatorja më e madh në Evropë.
Në krye është Gjermania. Kjo luftë mund të fitohet. Vladimir Putin po dështon. Ashtu siç emocioni njerëzor e shtyn Ukrainën drejt suksesit, ai është e meta e pashmangshme e Putinit dhe regjimit të tij kriminal. Romantizimi, egoja dhe hakmarrja e shtynë Putinin të mësynte në Ukrainë, dhe kjo do të sjellë rënien e tij.
Ushtria e tij ka humbur më shumë se 2.500 tanke, 6.500 automjete të blinduara dhe afro 300.000 të vdekur ose të plagosur. Asnjë komandant i vetëm që udhëhoqi njësitë kryesore ruse në Ukrainë nuk është ende në front.
Putini është duke u kapur dëshpërimisht pas 2 gjërave të fundit që mund ta shpëtojnë: kohën dhe përçarjen e komunitetit ndërkombëtar. Britania mund të bëjë diçka për të dyja. Ne duhet ta ndihmojmë Ukrainën që të ruajë iniciativën e saj në fushën e betejës, dhe kjo do të kërkojë më shumë municione dhe sisteme me rreze të gjatë veprimi.
Ndërkohë, mënyra më e mirë për të mbajtur të bashkuar bashkësinë ndërkombëtare është demonstrimi i suksesit. Vetë Ukraina mund të luajë rolin e saj. Mosha mesatare e ushtarëve në front është mbi 40 vjeç. Unë e kuptoj dëshirën e presidentit Zelenski për të ruajtur të rinjtë për të ardhmen.
Por është fakt që Rusia po mobilizon të gjithë vendin. Putin e di se një pauzë do t’i japë atij kohë për të ndërtuar një ushtri të re. Prandaj, ashtu siç bëri Britania në vitin 1939 dhe 1941, mendoj se ndoshta është koha për ta rivlerësuar shkallën e mobilizimit ushtarak të Ukrainës.
Le të mos ndalemi pikërisht tani. Bota po sheh më vëmendje nëse Perëndimi ka apo jo vendosmërinë e duhur për të mbrojtur vlerat tona dhe sistemin e bazuar në rregulla. Ajo që ne bëjmë tani për Ukrainën, do të diktojë drejtimin për të gjithë sigurinë tonë për vitet në vijim.
Shënim: Ben Wallace, ish-Ministër i Shtetit për Mbrojtjen në Britaninë e Madhe./ “Daily Telegraph” - Pershtatur nga CNA
Imagjinoni sikur SHBA-ja të mos jetë më në gjendje, ose th...
Që nga Lufta e Dytë Botërore, çdo 20 vite apo më shumë...
Që në momentin që mësova se në vitin 1947, Uollter Lip...
Është e paqartë arsyeja pse brirët mbeten ende sot një...
2001 - Shtetet e Bashkuara nisin pushtimin e Afganistanit ...
Kjo pyetje e thjeshtë në pamje të parë, është studiuar...
1973 - Lufta e Jom Kipur, çon në prag të konfliktit Sht...
A ka vërtet një komplot për të rrëzuar Xhorxhia Meloni...
2011 - Vdes themeluesi i “Apple”, Stiv Xhobs Stiv Xhobs, ...
Evropianët u tallën kur Donald Trump i quajti ata “keqbërë...
Ne Kremlin po ngrihen dolli dhe festohet fitorja në zgjedh...
Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar një sërë riorganizime...
Çdo vit, rreth 2.4 milionë njerëz në Britaninë e Madhe...
1957 - Bashkimi Sovjetik lëshon i pari në hapësirë sat...
Demografia Ella Bibiavava, drejtoreshë e Akademisë së Shke...
Në mesin e tensioneve në gjirin e konservatorët mbi çështj...
Presidenti amerikan Xho Bajden është një burrë familjar në...
1990 - Gjermania Lindore dhe ajo Perëndimore ribashkoh...
Po afron dhënia e Çmimeve Nobel për vitin 2023. Siç është ...
Gjatë diskutimeve nëse Shtetet e Bashkuara duhet të va...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...