web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja e Xhuvanit, u fshehën prova në vendngjarje/ Llabani: Hetimi mund të shkojë përtej Policisë

1 Korrik 2022, 12:48, Aktualitet CNA
Vrasja e Xhuvanit, u fshehën prova në vendngjarje/ Llabani: Hetimi
Gazetarja Anduena Llabani

Gazetarja Anduena Llabani komentoi në "MCN Live" hetimet që po zhvillohen mbi vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, ngjarje ku së fundmi janë vendosur në “arrest shtëpie” dy ish-zv.drejtorë policie.

Llabani ka siguruar një akt-ekspertimi që tregon se është qëlluar nga një armë e vetme dhe nuk ka pasur shkëmbim zjarri mes grupeve rivale.

Gazetarja bëri me dije se Prokuroria disponon një video të filmuar nga një qytetar, që ka shërbyer si indicie për arrestimet.

Ajo u shpreh se së fundmi nipi i Xhuvanit ka kërkuar azil politik, duke shtuar se fakti që Prokuroria po heton mund të lidhet me presionin e trupave diplomatikë të SHBA-së dhe BE-së.

"Tani kemi përveç rihetimit të vrasjes dy ditë para zgjedhjeve, kemi edhe një hetim për komisionerët e arrestuar. Janë procedime të ndara, por mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën. Prokuroria ka siguruar një video të xhiruar me celular nga një qytetar, ku duken veprimet e policisë dhe pjesëtarëve të tjerë që kanë qenë gjatë kryerjes së ndarjes. Kjo video ka qenë një indicie, është arsyeja përse prokurorët kanë kërkuar arrestimin e dy zv.drejtorëve të Policisë pasi ka mosrakordim të deklarimeve të tyre. Ka edhe presion ndërkombëtar...

Ka një letër për zbardhjen e vrasjes së Pjerin Xhuvanit. Nëse flasim për punonjës të lartë të Policisë së Elbasanit që paskan dhënë deklaratë të rremë, nëse do të kemi mosveprim, pozitat e tyre ligjore do të jenë më të rënda. Mund të çojë në keqpërdorim detyre, që këta persona të veshur me uniformë kanë ndikuar ata persona me precedentë penalë. Videot e bizneseve kanë qenë. Ka dyshime të arsyeshme që videot monitoroheshin nga grupe që funksionin aty, që i mbanin për interesa të veta dhe më pas videot janë fshirë. Kjo ka qenë arsyeja përse nuk u sigurua asnjë pamje filmike nga kamerat".

 

Vrasja e Xhuvanit, u fshehën prova në vendngjarje/ Llabani: Hetimi
Pjerin Xhuvani

 

E pyetur nëse ka pasur shkëmbim zjarri mes dy grupeve rivale, Llabani tha:

"Disponojmë një akt ekspertimi dy ditë pas ngjarjes. Janë gjetur disa predha në trupin e viktimës Pjerin Xhuvani dhe të punonjëses së policisë Xhensila Sota. Kemi disa predha nëpërmjet të cilave punonjësit e Policisë kanë arritur në konkluzionin që të gjitha predhat janë nxjerrë nga një armë, pra s’ka pasur shkëmbim zjarri. S’janë gjetur predha dhe gëzhoja të tjera. Eksperti deklaron me përgjegjësi të plotë që rezulton që kemi vetëm një armë zjarri. Por nga punonjës të policisë në vendngjarje është thënë se ka qenë edhe një armë tjetër që ka qëlluar në ajër. Viktima ka qenë mes dy pallateve, s’ka qenë i armatosur. Në trupin e tij apo në vendin ku u gjet i vrarë s’u gjet armë. Të vetmet gëzhoja që i janë nënshtruar akt-ekspertimit janë këto që përmendëm”.

Sa i takon gjetjes së kartave të identitetit në makinë, Llabani thotë se nëse do të kemi hetime për deklaratën e prokurorit që mohoi diçka të tillë, çështja mund të kalojë Policinë e Shtetit.

"Informacionet një muaj para ngjarjes, janë informuar për grupe që ofronin para në këmbim të votës. Janë dhënë edhe fotografi të mjeteve që ngjanin me ato të policisë së shtetit, që kishin baza në Elbasan një muaj para zgjedhjeve. Informacionin e ka pasur edhe policia. Ajo që mbetet për t’u hetuar nëse kjo ngjarje ka pasur përplasje mes dy grupimeve PS-PD. Në mjete kanë qenë karta identiteti, që e implikojnë procesin zgjedhor në Elbasan. Prova që u zhdukën. Pyetjes sonë drejtuar prokurorit të çështjes, na u mohua dhe u deklarua s’e s’ka pasur materiale zgjedhore. Nëse do të kemi hetim edhe për deklaratën e prokurorit, do të jetë një çështje që kalon Policinë e Shtetit”.

Gazetarja tregon se qoftë Strukturën për Mbrojtjen e Votës, qoftë grupin Xhuvani, askush nuk i prekte në qytet, ku policia i lejonte të qarkullonin lirshëm.

"Askush s’ka guxuar që këta persona t’i kontrollojë. Ata qarkullonin aq lirshëm në qytet për 1 muaj. Në qytetin e Elbasanit nuk pipëtinte as miza, duket sikur ishte një pakt vrasja e Xhuvanit në këtë qytet. Këta grupe nuk prekeshin dhe nuk kontrolloheshin. Policia ka qenë aty dhe ka pritur që të ndahej debati me fjalë, por askush s’ka pritur që të përdorej arma. Nipi i Xhuvanit ka kërkuar azil për t’u larguar nga Shqipëria. Ndoshta di të vërtetën për këtë krim.

Askush s’i prekte këta njerëz në qytetin e Elbasanit, as strukturën e mbrojtjes së votës. Mendoj që kjo çështje do t’i kalojë disa caqe, edhe për faktin që s’është bërë ndërhyrje nga policia që ka pasur informacionet. Këta individë kanë pasur mbështetje politike dhe mbështetje të policisë. Fakti që sot ka nisur një hetim dhe nipi i Xhuvanit ka kërkuar azil politik, tregon që Prokuroria qoftë edhe nga presioni i trupave diplomatikë, ai amerikan dhe BE-së, që menjëherë kërkoi zbardhjen e ngjarjes...

Pavarësisht mungesës së provave që u asgjësuan brenda natës, Prokuroria ka të tjera dëshmi dhe prova, me të cilat mund të arrijë të nxjerrë të vërtetën, a ishte vrasja e Xhuvanit politike apo kriminale, larje hesapesh. Askush s’pranonte të dëshmonte rreth asaj që kishte parë. Personazhet ishin kaq të fortë saqë askush s’guxonte të përmendte emrat e tyre. Edhe ne mediat pyeteshim nga ‘të fortë’ lagjesh çfarë kërkoni këtu. Edhe qytetarët na mbyllnin derën që të mos ekspozoheshim”.

Gazetarja u ndal edhe te dy çështje të tjera, bojkotin e seancave për caktimin e masave të sigurisë nga avokatët, si dhe çështjen “Shullazi”.

"Ka disa kategori të arrestuarish që janë në proces gjykimi dhe hetimi. Një pjesë e avokatëve kanë hedhur poshtë çdo vendimmarrje për hartën e re gjyqësore, që rëndon xhepin e qytetarëve, por edhe punën e avokatit. Kemi edhe një shoqatë të avokatëve penalistë që kërkojnë të bëjnë pakte, për të përfituar edhe për shkak të presioneve nga klientët e tyre që të mos bojkotojnë seancat.

Sot i është drejtuar një kërkesë ministrit të Drejtësisë, që të bëhet një zgjidhje e mesme mes palëve. Kemi pasur dje masa sigurimi të dhënë nga një avokat të caktuar nga gjykata. Masat janë lënë në detyrim paraqitje. Masat janë në kundërshtim me ligjit. Do të sjellë probleme qoftë për gjykatën, qoftë për palën që mbrohet. Kemi amulli. Ky duket se është një vendim i marrë nga qeveria dhe lufta e avokatëve është si ajo e Don Kishotit me mullinjtë e erës. Sot një Gjykatë e Lartë shqyrton çështje të vitit 2014, e kuptoni çfarë niveli jemi?!  Mund të kemi heqje licencash për persona që heqin dorë nga vendimi.

Shullazi ka pasur probleme të rënda shëndetësore. Ka pasur informacion që disa nga të burgosurit janë revoltuar dhe kanë pasur grevë të brendshme. Fakti që janë futur në grevë në të njëjtën ditë, tregon që mes tyre ka pasur komunikim. Ose ky komunikim është vendosur nga avokatët, pasi ata vetë e kanë të pamundur të komunikojnë me njëri-tjetrin. Është drejt fundit procedura hetimore. Kemi gati dy burgime të përjetshme që pritet të kërkohen për këtë bandë”.





Lajmet e fundit nga