Emri i Ramës në dosjen “McGonigal”/ Gazetarja vë kryeministrin "me shpatulla pas muri"
Gazetarja Klodiana Lala ka pohuar se ka lexuar aktakuzën p...

Analisti Lorenc Vangjeli tha mbrëmjen e sotme se ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal ka takuar shumë politikanë, biznesmenë, gjyqtarë dhe prokurorë në Shqipëri.
Ai deklaroi në një intervistë me Ylli Rakipin se lista e personave që McGonigal ka takuar është shumë e gjatë.
Vangjeli u shpreh se këta persona e kanë parë ish-zyrtarin e FBI-së gati-gati si një të dërguar të Zotit dhe i kanë dhënë shuma të mëdha parash për të zgjidhur problemet e tyre.
“Lista e atyre që ka takuar McGonigal është shumë e gjatë dhe tani duhet pyetur kë nuk ka takuar. Mes tyre ka shumë politikanë, shumë biznesmenë, shumë gjyqtarë dhe prokurorë. Sot jemi ende shumë larg mundësisë për të dhënë prova, por mund të hedhim dritë për spekulimet që bëhen në Tiranë.
Bëhet fjalë për shuma në miliona euro që janë marrë në Shqipëri dhe në Kosovë, në premtim të shërbimeve të mundshme hipotetike që mund të bëheshin, që po thuhen nga vetë viktimat që kanë paguar shifra të konsiderueshme. Ka pretendime që, në mënyrë të tërthortë, është tentuar të ndërhyhet në procesin e vettingut, duke kërkuar garanci që dikush e kalon ose jo.
Shqiptarët kanë parë më së paku një film triller amerikan dhe kanë idenë se FBI-ja është bën gjithçka dhe kushdo që vjen me këtë stampë në fanellë nga pas është gati-gati si një i dërguar i Zotit.
Nëse shikon prej një jave në gjithë çfarë ka ndodhur në hapësirën mediatike shqiptare në studio e portale dhe brenda në politikë, përpara se të ndodhë në SHBA, ne i kemi bërë gjyqin, kemi caktuar fajësinë dhe e kemi shpallur fajtor ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, madje duke e rikualifikuar akuzën që e kanë bërë amerikanët në Nju Jork dhe Uashington, nga Tirana është arritur kulmi sepse është konsideruar edhe si vrasës me pagesë.
Sot është e qartë, sipas akuzës, që të gjitha vizitat e tij, në detyrë apo kur kishte dalë në pension, ishin private, por askush në Tiranë, që do t’i prezantohej, nuk do ta refuzonte atë kartvizitë, do ta pranonte ta takonte dhe askush prej tyre nuk do t’i thoshte se me çfarë cilësie vjen, kush t’i paguan shpenzimet, çfarë synimesh keni, keni njoftuar apo jo zyrtarët amerikanë për këto udhëtime e kështu me radhë. Kjo është ajo pjesa për një moment reflektimi për shtetbërje apo qytetarë seriozë të një shteti serioz”, theksoi analisti./ B.A. – CNA.al
Gazetarja Klodiana Lala ka pohuar se ka lexuar aktakuzën p...
Gazetari Artan Hoxha, ka bërë një deklaratë të fortë m...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka treguar...
“Ora News” publikoi ditën e sotme një lajm ku ngrinte ...
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, që bleu maki...
Romana Vlahutin do t’i bashkohet Fondit Marshall Gjerm...
Ka nisur punën qendra e re e kompostimit në Bashkinë Rosko...
Konferenca e Kryetarëve ka futur në kalendarin e punimeve ...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi sot kërkesën e Inspe...
Ministrja e Infrastukturës dhe Transportit, Belinda Balluk...
Investitori Mohamed El Alabbar do të investojë për Portin ...
Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është zgjuar pas m...
Arben Dervishaj, i përfshirë në aferën e inceneratorit...
Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, është paraqitur n...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për media...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas takimit n...
Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka dalë nga ambie...
Kandidati i PD-së, Igli Cara, ka denoncuar papërgjegjshmër...
Nënshkruhet marrëveshja për projektin më të rëndësishë...
Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, është paraqitur n...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...