Erion Braçe del nga kontrolli/ Shpërthen në të shara ndaj qytetarit: B*thq*r, qelbësirë!
Deputeti Erion Braçe është filmuar në hyrje të Kryesisë së...
Deputeti Erion Braçe është filmuar në hyrje të Kryesisë së...

Ballkani Perëndimor renditet ndër disa prej ekonomive më të prekura nga ikja e "trurit", me pritshmëri për të humbur rreth një milion të rinj në dekadën e ardhshme.
Njerëzit që largohen nga rajoni, jo vetëm që përbëjnë rrezik për disponueshmërinë e fuqisë punëtore, por gjithashtu janë kërcënim shtesë ndaj kujdesit shëndetësor dhe sistemeve të pensioneve në rajon.
Nëse këto parashikime do të realizohen, Ballkani Perëndimor mund të bëhet shumë shpejt një rajon i plakur, duke na bërë të kemi nevojë të vazhdueshme për burime shtesë.
Në këtë edicion të #TalkingPoint, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, flet për kapitalin njerëzor dhe të gjitha pengesat që pasojnë prej ikjes masive të "trurit" të Ballkanit Perëndimor, duke hapur kështu një diskutim se çfarë mund të bëhet në nivelin personal dhe atë institucional.
Fillimi mund të jetë krijimi i një mendësie të re për emigracionin, rishfrytëzimin e emigrimit, por edhe krijimi i politikave të reja kombëtare dhe rajonale rinore, të krijuara për të çmuar dhe vlerësuar edhe më shumë njerëzit e rinj dhe të aftë nga rajoni ynë.
“Numrat e vështirë s’është e lehtë të arrihen, por ja që ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë ndër më të prekurat nga ikja e 'trurit'. Sot, rreth një e pesta e popullsisë së lindur në Ballkanin Perëndimor jetojnë jashtë vendit. Në pesë vitet e fundit, popullsia në moshë pune në Ballkanin Perëndimor u zvogëlua me më shumë se 400.000 individë. Ndërkohë që ka flukse në rritje të emigrantëve kudo, hapi dhe intensiteti i ikjes së 'trurit' të të rinjve, e rendit rajonin tonë ndër kryesuesit e ikjes së 'trurit' në botë, duke sjellë si pasojë parashikime të mundshme të humbjes në dekadat e ardhshme, nga një e katërta deri në gjysmën e qytetarëve tanë të rinj të aftë dhe të arsimuar.
Ne i dimë të gjithë faktorët që po nxisin ikjen e 'trurit' të të rinjve. Që nga papunësia e lartë, varfëria, deri dhe te përjashtimi prej mundësive. Ne i dimë gjithashtu edhe faktorët tërheqës drejt Evropës, është afërsia gjeografike, por edhe politikat pritëse për emigrantët e aftë për punë nga vendet e BP-së, në disa vende anëtare të BE-së. Por unë dua ta shtroj këtë histori nën një këndvështrim tjetër.
Sa na kushton në të vërtetë kjo? A mund të vendoset një çmim për njerëzit që largohen nga rajoni? Në njëfarë mënyre, po, mundet. Mesatarisht, kostoja e arsimit të lartë për person varion nga mbi 18.000 euro në Shqipëri deri në 34.000 euro në Serbi. Në të njëjtën kohë, Bosnja dhe Hercegovina për shembull shpenzojnë më shumë se 50 milionë euro në vit për edukimin e profesionistëve në fushën e shëndetësisë, disa prej të cilëve mund të përfundojnë duke punuar diku tjetër. A do të vazhdojë Ballkani Perëndimor të prodhojë fuqi punëtore falas për të tjerët, apo do të krijojmë një mjedis që të rinjtë tanë të zhvillohen në vendin e tyre?
Çfarë mendon rinia për të gjitha këto? Edicioni i sivjetshëm i Balkan Barometrit pyeti të rinjtë për fushat prioritare ku ata besojnë se qeveritë duhet të kushtojnë më shumë vëmendje. Mundësitë e punësimit u theksua nga 47% e tyre, 38% përmendën arsimin dhe 26% renditën sigurinë si prioritet kryesor. Barometri zbuloi gjithashtu se 70.6% e të anketuarve të moshës 18-25 vjeç mendojnë të jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Nëse këto synime realizohen, Ballkani Perëndimor mund të bëhet shumë shpejt një shoqëri e plakur.
Pra, çfarë mund të bëjmë? Rajoni ka nevojë për lëvizje të shpejtë, duke qëndruar me këmbë në tokë. Disa mendojnë se krijimi i një narrative pozitive që do të ndryshonte nocionin e ikjes së 'trurit' si një humbje kombëtare, vlerësimi i diasporës dhe ripërdorimi i emigrimit, mund të jenë opsione të mira. Ne mendojmë se një mjedis i favorshëm është i domosdoshëm, pasi njerëzit duan të jenë aty ku ndihen të vlerësuar dhe ku kanë kapacitetin e plotë për të ofruar vlerë. Kur njerëzit e kanë këtë, ata qëndrojnë”, tha Bregu./CNA
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për me...
Edi Rama ka firmosur katër VKM që sipas tij janë dokum...
Gjatë pasdites së djeshme, shtëpia e të moshuarve në F...
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka hedhur poshtë a...
Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktu...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka vizituar të mos...
Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi akuzat të mërku...
"Lonely Planet" i ka kushtuar një artikull vendeve tur...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi thotë se ka 31 vjet që pa...
Blendi Fevziu njihet tashmë jo vetëm si gazetar por ed...
Në dakordësi dhe bashkëpunim me Departamentin e Shtetit, t...
Atmosfera festive me motive kombëtare vijon ende. Sot ...
Policia ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në shtëpinë...
Një 19-vjeçare ka rrëfyer tmerrin që përjetoi pak ditë më ...
Mesditën e së mërkurës, një zjarr ka përfshirë shtëpin...
Paris Hilton ka folur pasi mori një numër të madh kome...
Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar të mërkurën s...
Një shkëndijë elektrike dyshohet të ketë qenë shkak i zjar...
Gazetarja Rudina Demneri ka treguar vështirësitë që ka...
Linja ajrore "Ryanair" nga sot ofron bileta të lira për sh...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...