Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas/ Raportohet për dy viktima
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...

Fakte të reja dalin nga vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për koncesionin e sterilizimit, të siguruar nga CNA.
Në dosjen hetimore të SPAK-ut, nënvizohet se shoqëria koncesionare “SaniService sh.p.k.”, e përbërë nga operatorët ekonomikë, "Servizi Italia S.p.a", “Investital LLC”, me përfaqësues të subjektit Ilir Rrapaj, “Tecnosanimed Srl” dhe “U. Jet Srl", me përfaqësues, Umbro Staccini, kanë pasur dijeni të plotë mbi procedurën e dhënies së koncesionit dhe janë përgatitur për të plotësuar dokumentacionin.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, operatorët ekonomikë janë përgatitur për të plotësuar dokumentacionin, 2 muaj para se shpallej njoftimi i kontratës në mënyrë elektronike, më datë 13 shkurt 2015 në Agjencinë e Prokurimit Publik.
Në dosjen hetimore thuhet se më datë 18 dhjetor të vitit 2014 është mbajtur mbledhja e Këshillit Administrativ të “Servizi Italia” dhe nga zëvëndëskryetari janë dhënë të dhëna mbi objektin e projektit për shërbimet dhe afatin 10-vjeçar të kohëzgjatjes.
Sipas SPAK-ut, fituesit e “sterilizimit” kanë qenë në dijeni se ky projekt do të ishte një procedurë koncesioni dhe jo një prokurim publik i zakonshëm.
"Sipas këtij akti vendimi është marrë me datë 17 Tetor, përpara se të mbahej mbledhja e datës 18 Dhjetor 2014 sikurse është përmendur më sipër. Ndërkohë data e shpalljes së njoftimit të kontratës objekt hetimi është 13.02.2015, për rrjedhojë në kushtet kur procedura e koncesionit është elektronike, para datës 13.02.2015 asnjë operator ekonomik nuk mund të marrë dijeni për objektin e konçesionit. Pra, siç vërehet në këtë procesverbal, mbledhja e Këshillit Administrativ të Servizi Italia është mbajtur më datë 18.12.2014 dhe nga zëvendëskryetari jepen të dhëna mbi objektin e projektit, për shërbimet që do të përfshinte afatin 10 vjeçar të kohëzgjatjes që do të kishte ky projekt, si dhe faktin që ky projekt do të ishte një procedurë koncesioni dhe jo një prokurim publik i zakonshëm. Faktet e mësipërme tregojnë qartë se operatorët ekonomikë fitues kanë patur dijeni të plotë mbi procedurën e dhënies së koncensionit dhe janë përgatitur për të plotësuar dokumentacionin që ata mendonin se do u shërbente përpara se të shpallej njoftimi i kontratës në mënyrë elektronike më datë 13.02.2015 në Agjencisë e Prokurimit Publik. Personi që ka patur kontakte të vazhdueshme gjatë gjithë kësaj periudhe me Autoritetin Kontraktor Ministrinë e Shëndetësisë është shtetasi Ilir Rrapaj, i cili edhe pse nuk ka mbajtur ndonjë detyrë publike dilte jashtë shtetit me makinën në pronësi të Ministrisë së Shëndetësisë me targa TR4112R, drejtuar nga shoferi i Zëvendës Ministrit të Shëndetësisë. Ky shtetas (Ilir Rrapaj) ka udhëtuar, gjithashtu me Ministrin e Shëndetësisë z.Ilir Beqaj", thuhet në dosjen e SPAK.
Nga hetimi rezulton se Ilir Rrapaj ka qenë personi që ka pasur komunikime të vazhdueshme me Autoritetin Kontrator të Ministrisë së Shëndetësisë për përfitimin e këtij koncesioni.
Madje ky i fundit lëvizte jashtë vendit me makinën e Ministrisë së Shëndetësisë. Ai ka udhëtuar gjithashtu edhe me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Firma e këtij të fundit ndodhet në të gjitha dokumentet dhe dhënies të koncesionit të sterilizimit, që implikon edhe më shumë ish-zyrtarin e lartë.
Këto fakte të reja që janë nxjerrë nga hetimi i SPAK-ut tregojnë qartazi shkeljet dhe mbledhjet farsë të bëra për përfitimin e një kontrate 100 milionë euroshe, për të cilat kanë qenë në dijeni ish-ministri Ilir Beqaj. / CNA
Vëllai i Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Hima...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qev...
Rreth 500 mijë italianë kanë zgjedhur të kalojnë pushi...
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka uruar shërim të shpejtë...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka prezantuar masat e...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka prezantuar masat e...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, në një konferencë të ...
Autoriteti Portual i Durrësit ka bërë me dije se mëngj...
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvillu...
Kushëriri i Ilir Beqajt, Genc Byrazeri, dhe Arben Gjata ja...
Liqeni i Prespës së Madhe, “zonë e kuqe” nga rënia drastik...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke dhënë ...
Një studim i pavarur i ekspertëve të INSTAT në rreth 13 mi...
Presidenti kinez Xi Jinping ka të ngjarë të anashkalojë nj...
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka ...
Afera me koncensionin e sterilizimit vijon të jetë në vëme...
Shqipëria ka marrë sot drejtimin e Brigadës së Europës Jug...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, foli për shë...
Këtë të enjte është zhvilluar një protestë në mbështetje t...
Ndërsa qeveria po përpiqet të krijojë një eufori mediatike...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...