Kultura nën drejtimin e Gonxhes/ Nënfinancimi dhe pasojat në tregun e punës
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka prezantuar masat e reja për sigurinë në shkolla.
Balla deklaroi se do të ketë një përcaktim të perimetrit ku do të ushtrohen kontrolle të paktën 50 metra në vijë ajrore përreth shkollave.
Do të mbikëqyren të gjitha rrugët dhe rrugicat përreth shkollave apo aktivitete të ndryshme si kioska, dyqane apo lokale ku mund të ketë rrezik të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Ndër të tjera, Balla tha se do të marrin një qasje të re penale për veprat që përbëjnë rrezik për nxënësit.
Do të propozohet një paketë për ashpërsimin e dënimit për veprat penale që kryhen përreth shkollave si shpërndarja e lëndëve narkotike apo armëmbajtja, apo vepra të tjera penale si prostitucioni apo pornografia.
Më tej theksoi se në vijim pret rezultate nga policia dhe institucionet në luftën kundër spaciatorëve.
Edhe njëherë Balla u shpreh se objektivi është goditja ndaj shpërndarjes së lëndëve narkotike në shkolla.
"1 shtatori është dita e duhur për të diskutuar shkollat dhe po ashtu për vitin shkollor, ndërsa gjimnazet hapin dyert pas pak ditësh. Ministria e Brendshme ka një përgjegjësi të madhe për garantimin e mbarëvajtjes së vitit të ri shkollor, Policia e Shtetit ka detyrën e garantimit të sigurisë publike, fëmijët i besohen shtetit kur shkojnë në shkollë. Kur i dorëzojnë fëmijët te dera e shkollës këtë vit prindërit duhet të jenë më të sigurtë sepse asnjë problematikë nuk do t'u ndodhë, jo vetëm për brenda po edhe përreth ku ata natyrshëm kalojnë një kohë të gjatë.
Askush nuk duhet të guxojë të kryejë veprime të paligjshme brenda perimetrit të shkollave, sot shpallim një paketë të re masash në shkollat tona të arsimit parauniversitar. Do të normojmë perimetrin e sigurisë, hapësirat fizike ku fëmijët ndërveprojnë që përfshijnë të gjitha rrugët e rrugicat përreth shkollës e brenda saj. Do të identifikojmë dhe përcaktojmë brenda javës perimetrin e sigurisë të çdo shkolle, jo më pak se 50 metra në vijë ajrore rreth gardhit të shkollës. Do të propozohet brenda muajit një paketë e re ligjore për ndëshkimin e veprave penale. Objektivi ynë kryesor është parandalimi i kriminalitetit. Në ditët dhe javët në vijim unë pres nga Policia në bashkëpunim me Prokurorinë të kenë rezultate konkrete dhe t’u përcjellim të rinjve ndjenjën e afërsisë dhe besimin tek oficerët.
Bizneset tregtare që do të përfshihen në veprimtari penale të rënda në perimetrin e sigurisë së shkollave do të përballen me të gjithë forcën e ligjit deri në mbylljen dhe konfiskimin e pasurive. Këtu dua të jem i qartë! Një bar, ai lokali përballë shkollës, brenda perimetrit të sigurisë, tek i cili do të provohet nga Policia dhe konfirmohet nga prokuroria dhe gjykata, përfshirja në veprimtari kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, do t’i hiqet e drejta e ushtrimit të aktivitetit tregtar. Sa i përket sigurisë rrugore, do t’u kërkojmë bashkive që të marrin të gjitha masat e nevojshme për vendosjen dhe mirëmbajtjen e sinjalistikës rrugore, vertikale dhe horizontale, dhe semaforëve të nevojshëm brenda perimetrit të sigurisë së shkollave, brenda një afati 90-ditor nga sot. Në përfundim të këtij afati, përmes strukturave të Policisë Rrugore, do të kryejmë monitorimin e gjendjes së sinjalistikës së sigurisë dhe do të marrim masat ndërshkuese ndaj kryetarëve të bashkive, të parashikuara nga ligji për përmbushjen e këtij detyrimi.
Zbatimin e dënimit më të lartë të parashikuar nga Kodi Rrugor për tejkalimin e shpejtësisë në rrugët që përfshihen brenda perimetrit të sigurisë së shkollave. Kam besim se Kuvendi i Shqipërisë, shumica dhe opozita, do të na mbështesin nëse do të jetë e nevojshme për ndryshime të reja në Kodin rrugor, të cilat lidhen me sigurinë e fëmijëve, nxënësve, në rrugët brenda perimetrit të sigurisë. Në bashkëpunim me institucionet e arsimit, do të sigurohemi që mjetet për transportin e nxënësve të jenë të miridentifikuar me logot dhe shenjat përkatëse, në mënyrë të unifikuar në gjithë vendin, dhe të qarkullojnë në kushte të larta sigurie teknike.
Duke filluar nga dita e hënë, 4 shtator, do t’i kërkojmë Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU), kontrolle të shtuara në të gjithë vendin në operatorët e shërbimit ushqimor të kategorive të ndryshme që veprojnë në perimetrin e sigurisë së shkollave lidhur me kushtet e sigurisë ushqimore. Do t’u kërkojmë bashkive dhe IKMT-së që, duke filluar nga e hëna, 4 shtator, të kryejnë një plan inspektimesh të koordinuara për verifikimin e situatës në perimetrin e sigurisë së shkollave: duhet të sigurohemi që brenda perimetrit të sigurisë së shkollave, të respektohen rregullat e sigurisë së ndërtimit, të mos ketë rrënoja a papastërti të çdo lloji për një mjedis të shëndetshëm. Do të imponojmë zbatimin e masës kufizuese të ndalimit të duhanit jo vetëm në institucionet arsimore, por edhe në të gjithë perimetrin e sigurisë në shkolla. Monitorimin nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor të zbatimit të normave higjieno-sanitare në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare.
Karshillëku që ndodh cdo ditë haptazi në kundërshtim me ligjin, duke u shitur pije alkoolike të miturve, duhet të përfundojë. Ligji ka katër vite që është ndryshuar dhe forcuar. Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor dhe Policia e Shtetit duhet të bëjnë detyrën. Tregtimi i alkoolit duhet ndaluar. Do të ngremë një Task Forcë të posaçme, të kryesuar nga Prefekti i qarkut, për të siguruar marrjen e masave brenda perimetrit të sigurisë në shkolla. Ju, Oficerët e Sigurisë në shkolla, keni një rol shumë të rëndësishëm në zbatimin e paketës së sigurisë në shkolla. Si ndërlidhës ndërmjet shkollës dhe Policisë së Shtetit, ju duhet të raportoni dhe menaxhoni në kohë dhe me përgjegjësi të gjitha situatat që mund të rrezikojnë apo cenojnë sigurinë publike. Qëllimi ynë është parandalimi i kriminalitetit dhe goditja pa kompromis e të gjithë keqbërësve që guxojnë të kryejnë veprimtari të paligjshme në perimetrin e sigurisë.
Në ditët që vijnë, në bashkëpunim me MAS, do të keni gati raportimin e përjavshëm që do të duhet të plotësohet prej Oficerëve të Sigurisë në shkolla dhe t’i dërgohet Policisë së Shtetit lidhur me të gjitha situatat e konstatuara në ushtrimin e detyrës brenda shkollës dhe perimetrit të sigurisë. Falë afërsisë së Oficerëve të Sigurisë në shkolla me nxënësit dhe bashkëpunimit më të ngushtë të tyre me punonjësit e Policisë së Shtetit, duhet të bëjmë të mundur ndërgjegjësimin e të rinjve dhe edukimin e tyre me kulturën e ligjshmërisë, përdorimin korrekt të internetit dhe rrjeteve sociale, shmangien e bullizmit, krimit kibernetik në dëm të të miturve dhe parandalimin e atyre situatave që mund të vendosin në rrezik jetën dhe të ardhmen e brezit të ri.
Dua ta siguroj publikun, prindërit, gjyshërit, por edhe vetë nxënësit, se do të bëjmë gjithçka që kjo Paketë e re e Sigurisë në Shkolla të bëjë një ndryshim të madh, dhe e nesërmja të mos ngjasojë me të tashmen”, ka thënë Balla./ CNA
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, në një konferencë të ...
Autoriteti Portual i Durrësit ka bërë me dije se mëngj...
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvillu...
Kushëriri i Ilir Beqajt, Genc Byrazeri, dhe Arben Gjata ja...
Liqeni i Prespës së Madhe, “zonë e kuqe” nga rënia drastik...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke dhënë ...
Një studim i pavarur i ekspertëve të INSTAT në rreth 13 mi...
Presidenti kinez Xi Jinping ka të ngjarë të anashkalojë nj...
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka ...
Afera me koncensionin e sterilizimit vijon të jetë në vëme...
Shqipëria ka marrë sot drejtimin e Brigadës së Europës Jug...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, foli për shë...
Këtë të enjte është zhvilluar një protestë në mbështetje t...
Ndërsa qeveria po përpiqet të krijojë një eufori mediatike...
“Sky” është një nga aplikacionet përmes të cilit SPAK ka z...
Kompania “Investital LLC”, e përfshirë në koncesionin e st...
Një person i cili u konstatua duke bërë manovra të rreziks...
CNA ka siguruar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shka...
Pushimeve verore u erdhi fundi edhe për këtë vit. Për fëmi...
Ish-kryeministri Fatos Nato është kthyer në vëmendje t...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...