
Drejtorët, të cilët punonin pranë institucioneve vartëse të Bashkisë së Tiranës, e kishin mendjen “e fjetur”, edhe kur kanë abuzuar haptazi me postet që mbanin. Ata vijonin të drejtonin kompaninë “5D Konstruksion” dhe paralelisht hapnin edhe mbyllnin procedura prokurimi të institucioneve shtetërore, që ata drejtonin, dhe më pas fituese shpallnin kompaninë e tyre “5D”, duke u zhvatur kështu miliona euro qytetarëve të Tiranës. Vjedhjet shtoheshin dita-ditës dhe drejtorët kishin bindjen që aferat e tyre do zbuloheshin vonë, në mos kurrë.
Në 24 prill 2023, asokohe kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, e kallëzoi këtë kompani pranë Prokurorisë së Posaçme. Ky denoncim duket se i ka shqetësuar jo pak punonjësit e “5D”-së.
Në dosjen e siguruar nga CNA, SPAK-u ka zbardhur biseda mes punonjësve, të cilat janë regjistruar pikërisht në ditën kur është bërë kallëzimi nga Këlliçi.

Jonida Hoxhaj, ekonomiste, njëherësh shefe e financave të shoqërisë “5D”, e cila siç zbardhet në dosje, rezulton se ka pasur komunikime të drejtpërdrejta me Redi Mollën dhe Mariglen Qaton, të cilët janë edhe drejtorët e Bashkisë Tiranë, që njëkohësisht drejtonin kompaninë “5D”, teksa mbanin poste publike.
Hoxhaj gjithashtu ka pasur një bisedë me Manjola Bungurin, një tjetër punonjëse pranë kësaj shoqërie, me të cilën ka biseduar pasi afera u bë publike në media nga Këlliçi.
Edhe pse dy punonjëset thonë se Këlliçi nuk ka mjaftueshëm informacion, pasi ka ende emra zyrtarësh të papërmendur, sërish ato pranojnë se nuk kishin dijeni që në “5D Konstruksion” ishin të përfshirë 5 drejtorë.

Ndër të tjera në dosjen e SPAK-ut thuhet:
“Në datën 26.04.2023 shtetasja Manjola Bunguri i dërgon në sms një link shtetases Jonida Hoxhaj. Linku ishte denoncimi publik që kishte bërë shtetasi Belind Këlliçi për kompaninë ‘5D’. Midis tyre zhvillohet biseda si më poshtë:
Manjola: link ‘Syri TV’ on ‘Instagram’ Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçi denoncon skemën ….
Jonida: Manjola he mi… uaaa ca d... ky
Manjola: Unë se dija që ishin 5... E dija 3... Po si i ka gjet të gjitha?
Jonida: Ky është d... ...le të bëjë gam gam kot.
Manjola: Të gjithë të PD kot janë… S ’kanë një tamam… Po më bëri përshtypje si i din.
Jonida: Po ca di ky i... ai s’figuron në asnjë vend.”
Vetë Këlliçi, në një dalje të fundit për mediat, pas arrestimit të drejtorëve, theksoi se në 26 prill 2023, në cilësinë e kandidatit për Bashkinë Tiranë, bëri publike skemën e plotë të korrupsionit në Bashkinë Tiranë përmes kompanisë “5D Konstruksion.
Vetëm një ditë më pas, më 27 prill, Prokurori Klodian Braho regjistroi kallëzimin penal kryesisht për 5 drejtorët e Erion Veliajt. Po atë mbrëmje të datës 27 prill 2023, Erion Veliaj së bashku me drejtorët e tij në bashki, në një dalje për mediat, mohoi akuzat e Këlliçit duke i cilësuar të pabaza, akuza të cilat tashmë janë faktuar katërcipërisht edhe nga organi i akuzës./ CNA
Zyrat e ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme janë bër...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Normat e lindshmërisë kanë rënë në mënyrë të qëndrueshme n...
Teksa sezoni veror po afrohet dhe temperaturat po rriten, ...
Hetimet e SPAK-ut dhe arrestimi i drejtorëve të Erion ...
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punës për muajin Mars...
Sindikatat në Greqi do të zhvillojnë protesta në data 2 dh...
Qendra e Bashkëpunimit Policor në Greqi, ka njoftuar Polic...
Dosja "5D Kontruskion" çoi pas hekurave drejtorët e rëndës...
Drejtuesi politik i PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi ka fol...
Irfan Hysenbelliu është një nga shembujt mediatikë, se...
Në dosjen që CNA ka mundur të sigurojë në lidhje me hetime...
CNA ka zbardhur dosjen hetimore të drejtorëve të Erion...
CNA ka siguruar dosjen hetimore për drejtorët e arrestuar ...
Detaje të reja dalin në dritë nga dosja hetimore për drejt...
Prokuroria e Posaçme ka zbardhur se pas kompanisë “5D ...
Besimtarët katolikë po kremtojnë Pashkët. Ndërkohë po mbah...
Rigels Xhemollari, kreu i Qëndresës Qytetare, ka ironizuar...
Luli Basha nuk ndalet së bëri qesharakun dhe deliranti...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një takimi vritual me ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...