48 orë grevë në Greqi/ Ambasada shqiptare-qytetarëve: Merrni masat
Sindikatat në Greqi do të zhvillojnë protesta në data 2 dh...

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punës për muajin Mars ku rezulton se janë kryer 90 operacione policore dhe kanë vënë në pranga 553 autorë të dyshuar veprash penale.
9 prej operacioneve, në bashkëpunim me partnerët europianë dhe me ata në Emiratet e Bashkuara Arabe, kapën shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht për pjesëmarrje në organizata kriminale të trafikimit të narkotikëve, krime kundër personit dhe krime ekonomike.
13 shtetas janë ekstraduar si rezultat i bashkëpunimit të Policisë së Shtetit, me partnerët kosovarë, spanjollë, britanikë, italianë dhe gjermanë.
Plani i posaçëm policor kundër kultivimit të cannabisit, goditi në 5 raste shitjen e farave dhe në 1 rast në Velipojë, kultivimin në kubikë. Struktura të posaçme të Policisë së Shtetit dhe mjete të teknologjisë së lartë do t’i shërbejnë në vijim, goditjes së kësaj veprimtarie kriminale.
Gjatë muajit mars, puna e Policisë rezultoi me:
-zbulimin e 3 bazave në Durrës dhe në Vlorë ku furnizoheshin grupet kriminale, me armë, municion, mjete dhe sende kamuflimi për të kryer krime të rënda, si dhe goditjen e një rasti në Tiranë të transportimit me qëllim shitjen grupeve kriminale të një numri të madh armësh e municioni luftarak.
-goditjen në Tiranë të 2 rasteve të trafikimit nëpërmjet postës, nga ShBA-ja në Shqipëri, të cannabisit me përqindje të lartë THC-je;
-sekuestrimin e 3 minave me telekomandë, 53 armëve të zjarrit që do të trafikoheshin ose do t’i shiteshin kontigjentit kriminal, sasive shumë të mëdhaja fishekësh të kalibrave të ndryshme, 37 336 kubikëve me fara dhe fidanë cannabisi, 9700 farave cannabisi, rreth 100 kilogramëve cannabis, rreth 1.2 kilogramëve kokainë dhe mijëra dozave të këtyre lëndëve;
-sekuestrimin e 207 285 eurove me burime të dyshimta, 4 automjeteve të blinduara, 1 granate, 7 kallëpeve eksploziv, 8 palëve dylbi, 4 silenciatorëve, 7 radiove marrëse-dhënëse, automjeteve, motomjeteve, targave, kapuçave për maskim, veshjeve dhe fenelinave si të Policisë;
-zbardhjen e 130 vjedhjeve (disa me dhunë dhe/ose armë), 4 rasteve të djegies së automjeteve, 1 shpërthimi me eksploziv dhe 2 rasteve të plagosjeve;
-parandalimin e përshkallëzimit të 8 konflikteve për motive të ndryshme.
-Më tej, si rezultat i punës së të gjitha strukturave të Policisë, 24/7 në terren, për të garantuar sundimin e ligjit:
-ka vijuar angazhimi i përditshëm për zbatimin e Paketës për Sigurinë në shkolla. Gjatë këtij muaji janë parandaluar dhe goditur raste të futjes së lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundërligjshme në shkolla, si dhe janë kontrolluar subjekte që shesin produkte, brenda perimetrit;
-janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë 136 shtetas, për dhunë në familje;
-janë goditur 142 raste të krimeve mjedisore, për të cilat janë sekuestruar 17 mjete të rënda që gërryenin shtretërit e lumenjve, transportonin inerte, dhera, dru të prera në mënyrë të kundërligjshme apo materiale për ndërtime pa leje;
-janë goditur 6 raste të kontrabandës me mallra të ndryshme;
-policitë e Gjirokastrës, Korçës dhe Shkodrës kanë finalizuar 4 operacione kundër transportimit të emigrantëve që synojnë të kalojnë ilegalisht kufijtë;
-janë goditur 24 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit Poker, me makineta dhe baste sportive me celularë;
-5 tentativa për të kaluar para pa i deklaruar, janë goditur në PKK Port Durrës dhe në PKK Morinë dhe Kakavije.
-Policia Rrugore dhe makinat inteligjente kanë qenë prezente gjatë këtij muaji, në të gjitha akset e vendit, me qëllimet e vetme: parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lëvizjen e lehtësuar të përdoruesve të rrugës.
-Si rezultat i punës parandaluese dhe monitorimeve të pandërprera:
-Janë vënë në pranga 135 drejtues mjetesh, nga të cilët 94 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 41 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.
-Janë pezulluar 204 leje drejtimi, nga të cilat 125 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 24 për drejtim mjeti, nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe 55 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë administrative.
-Ndërkaq, Policia Kufitare ka ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe etik, për qytetarët në hyrje/dalje, në të gjitha pkk-të, si dhe ka garantuar qarkullimin e lirë dhe të sigurtë të shtetasve, mallrave dhe shërbimeve.
Për të përmbushur këtë qëllim, janë goditur:
-52 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit;
-13 raste të përdorimit të dokumenteve false për të kaluar kufirin;
-5 raste të braktisjes së të miturve./ CNA
Sindikatat në Greqi do të zhvillojnë protesta në data 2 dh...
Qendra e Bashkëpunimit Policor në Greqi, ka njoftuar Polic...
Dosja "5D Kontruskion" çoi pas hekurave drejtorët e rëndës...
Drejtuesi politik i PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi ka fol...
Irfan Hysenbelliu është një nga shembujt mediatikë, se...
Në dosjen që CNA ka mundur të sigurojë në lidhje me hetime...
CNA ka zbardhur dosjen hetimore të drejtorëve të Erion...
CNA ka siguruar dosjen hetimore për drejtorët e arrestuar ...
Detaje të reja dalin në dritë nga dosja hetimore për drejt...
Prokuroria e Posaçme ka zbardhur se pas kompanisë “5D ...
Besimtarët katolikë po kremtojnë Pashkët. Ndërkohë po mbah...
Rigels Xhemollari, kreu i Qëndresës Qytetare, ka ironizuar...
Luli Basha nuk ndalet së bëri qesharakun dhe deliranti...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një takimi vritual me ...
Kompania “One Albania” ra pre e një sulmi kibernetik më 25...
Ditën e sotme CNA bëri me dije se fituesi i garës për ...
Të tjera fakte dhe detaje të mashtrimit të Mariglen Qatos ...
CNA ka mundur të sigurojë dosjen e plotë të hetimeve n...
Edhe Lulzim Basha e deklaron se nga denoncimet e Gazment B...
Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet që SPAK ka kryer ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...