LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Denoncim pa prova dhe fakte"/ Analiza e Arian Galdinit: "Fiks Fare" dhe "Top Channel", si banda e 19 gushtit

28 Dhjetor 2022, 12:52, Aktualitet CNA
"Denoncim pa prova dhe fakte"/ Analiza e Arian Galdinit: "Fiks
Kreu i LRE, Arian Galdini

Kreu i LRE-së, Arian Galdini, ka reaguar sërish pas denoncimt nga emisioni investigativ "Fiks Fare" në "Top Channel", ku thuhej se ish-anëtarë të kësaj partie e akuzonin për mostransparencë me kontributet e tyre. 

Në një status të gjatë në rrjetet sociale, Galdini krahason "Fiks Fare" dhe "Top Channel" me bandën që e dhunoi.

Ndër të tjera, ai shtron disa pyetje në lidhje me denoncimin, që sipas kreut të LRE-së, është pa fakte, pa prova dhe dokumente.

Deklarata e plotë e Arian Galdinit:

"Fiks Fare" dhe "Top Channel" si Banda e 19 gushtit.

Prej 19 gushtit kam folur pothuajse çdo ditë për grupin e strukturuar që ka nisur luftën e baltës dhe llumit kundër meje.

Ata që bënë 19 gushtin, ata bënë edhe "Fiksin". Të njëjtët njerëz, e njëjta Bandë. "Fiks Fare" dhe "Top Channel" u bashkuan me bandën e 19 gushtit…

Ata që më prenë në besë në 19 gusht dhe me kobure në kokë më goditën e gjakosën për 5 orë rresht, dolën në "Fiks Fare" për të hedhur baltë mbi gjakun tim.

E njëjta bandë, të njëjtët njerëz, por që kësaj radhe kush i ka urdhëruar e garantuar për 19 gushtin, u dha edhe "Top Channel" dhe "Fiks Fare"…

Banda Kriminale që bashkohen me "Top Channel" dhe "Fiks Fare"… Më gjakosën e mbajtën 5 orë peng në natën e 19 gushtit, e pasi Zoti më nxorri gjallë e plot dinjitet prej asaj pengmarrjeje e kanosjeje me armë, menjëherë "Banda” nisi luftën për transparencë.

7 persona.7 persona nisën luftën për transparencë.7 persona që të gjithë bashkë me 7 ditë shkollë…7 persona nisën luftën e baltës dhe llumit mbi mua.

"Denoncim pa prova dhe fakte"/ Analiza e Arian Galdinit: "Fiks

Fill pas 19 gushtit nisën sulmet e organizuara në facebook kundër meje me gjoja prentendime si ish-anëtarë të LRE që kërkonin transparencë…

Dhe çuditërisht transparencën e kërkuan fill pas 19 gushtit…

Nga u lindi kjo dashuri për transparencën këtyre 7 personave pas 19 gushtit?

Çne 7 persona me 7 ditë shkollë të gjithë bashkë, mesuan fjalën “transparencë”???

Dhe e kërkonin transparencën si persona me 7 ditë shkollë…

E nisnin me kërkesë për transparencë dhe pa mbaruar fjalën transparencë, kalonin në akuza e sharje e baltë mbi mua duke mbushur faqet e tyre të facebook me thirrje e ngulçime: O hajdut, o mashtrues, na rrope neve emigrantëve, na vodhe, na hëngre bukën e kalamajve, etj, etj…

Papushim pas 19 gushtit, çdo ditë papushim, faqet e "Facebook" dhe rrjetet sociale të këtyre 7 personave u mbushën me thirrje, sharje, ngulçime, e baltë kundër Arian Galdinit.

7 persona me 7 ditë shkollë të gjithë së bashku…

Dhe pasi nuk arritën dot asnjë objektiv a qëllim, për ndalimin, dëmtimin apo rrëzimin e Arian Galdinit, një ditë të beftë festive, një ditë pas Krishtlindjes, "Fiks Fare" dhe "Top Channel" bëhen megafoni me licencë kombëtare i kësaj bande injorantësh dhe baltosësish…

E çfarë nxori "Fiks Fare"???

Çfarë kishte kronika e "Fiks Fare"?

Ku ishte “investigimi”????

Thjesht nxorri 7 injorantë që bënë vetdeklarime dhe asnjë provë, asnjë fakt, asnjë analizë, asnjë detaj, asnjë shpjegim…

Asgjë…

Vetëm një Bandë Llumi me 7 veta që bënin thjesht vetëdeklarime…

Dhe kaq….

E për ta bërë kronikën sa më sugjestionuese, "Fiks Fare", jepte fotot e ca faturave e dërgesave të cilat të gjitha bashkë nuk bënin as sa 10% e rrogës së njërit prej atyre 2 moderatorëve të "Fiks Fare", që dinë veç të puthen në buzë me njëri tjetrin për të bërë lajm, se gjë tjetër nuk bëjnë dot…

"Fiks Fare" dhe "Top Channel" nuk lëviz pa urdhra politikë…

Nuk u jepet aq kollaj hapësira e një Televizioni Kombëtar, 7 injorantëve që të shajnë e hedhin baltë e shprehin opinione denigruese ndaj Arian Galdinit….

"Denoncim pa prova dhe fakte"/ Analiza e Arian Galdinit: "Fiks

Hapësira e TV Kombëtar ose lëviz me shumë para, ose me urdhër nga lart…

Por pyetja është: Ku ishte investigimi???

Ku ishte vjedhja që paska bërë Arian Galdini????

Ku ishte mashtrimi që paska bërë Arian Galdini????

Kë ka vjedhur e kë ka mashtruar Arian Galdini????

Se edhe Banda e 7 llumsave, nuk thanë asgjë përveçse shanë e e shprehën opinione por nuk dhanë asnjë provë e fakt, asnjë dokument, e asnjë shpjegim për vjedhjen apo mashtrimin….

U shëtitën nëpër ekran ca fatura dërgesash qesharake, që nuk thonë asgjë, e shuma e të gjitha faturave bashkë nuk shkonte as 1500 euro…

7 persona me fatura që nuk shkonin as 1500 euro të gjitha bashkë dhe me vetëdeklarim se paskan transportuar 30 mijë pound….

Si e nxorri konkluzionin investigimi i "Fiks Fare" se 7 persona me ca fatura surrogato që nuk dihet a janë apo jo reale apo të vërteta, të cilat të gjitha së bashku si fatura nuk bëjnë dot as 1500 euro, mund të kenë transportuar 30 mijë pound????

Si e besoi kaq kollaj "Fiks Fare" vetëdeklarimin e këtyre 7 personave, se paskërkan transaportuar 30 mijë pound????

A e di "Fiks Fare" se transportimi i 30 mijë pound në rrugë jo bankare dhe i padeklaruar është vepër penale????

Por le të bëjmë pak transparencë:

1. 7 personat

Mevlan Karaj

Aleks Marku

Viktor Perleka

Këta të 3 kanë ikur nga LRE vetë fill pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021….Dhe këta janë grupi i parë i sulmit fill pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021…

Mjafton të shohësh faqet e tyre në facebook dhe e sheh se ata prej shtatorit 2021 e deri sot, nuk kanë lënë ditë pa hedhur baltë mbi mua…

Dhe që të 3 këta, kanë ikur nga LRE dhe kanë krijuar një parti të tyren.Pra të bëjmë një llogari të vogël…

LRE ka nisur në 24 tetor 2020, këta të 3 kanë ikur në 25 prill 2021.

Plus edhe janë bashkuar në Këndin e Shpresës nga prilli 2020 deri në 24 tetor 2021…

Pra prill 2020 - prill 2021 kanë këta qasje me Arian Galdinin dhe LRE…

Sa gjasa ka që këta të 3 në 1 vit, pra 12 muaj, të kenë dhënë apo mbledhur 30 mijë pound?????

Se i bie të kenë dhënë nga 10 mijë pound për person në 1 vit apo jo????

Por këta të 3 së bashku, në akuzat e sharjet e tyre në livet e tyre flasin secili për mosdhënien dhe mosrënien në kurthin e Galdinit….

Kush ka nevojë për investigim, le ti ndjeki livet e tyre të para 1 viti…

Vetë këta vetëdeklarohen në livet e tyre të para 1 viti, se ne nuk kemi dhënë gjë, kemi dhënë shumë pak, se nuk ramë në kurthin e Galdinit, por kemi hallin e emigrantëve të tjerë që po rrjep e mashtron Galdini….

Po si mundet "Fiks Fare" nuk i pyeti:

Z. Mevlan Karaj, z. Viktor Përleka, z. Aleks Marku, çfarë shume ke dhënë ti individualisht? Ti si person sa ke dhënë???

A ia ke dhënë Arian Galdinit?

Apo i ke dhënë për LRE???

A ti ka kërkuar kush paratë që ke dhënë, nëse i ke dhënë????

A të ka kërkuar Arian Galdini para në këmbim të një premtimi apo këmbimi???

Sa ke dhënë ti si individ?

Ky do të ishte vetëdeklarimi korrekt i secilit…

Secili vetëdeklaron shumën që ka dhënë vetë individualisht dhe personalisht dhe vetëdeklaron kush i ka kërkuar e kujt ia ka dhënë…

Se deklarim në grup me shifra imagjinare të dakordësuara në grup, vetëm Bandat bëjnë…

Si e lejoi "Fiks Fare" një deklarim të dakordësuar në grup me një shifër imagjinare prej 30 mijë pound???

Investigimi duhet të kërkonte shumat individuale të secilit e në fund ti mblidhte e ta jepte shifrën investigimi, jo Banda me 7 llumsat…

Pse nuk i pyeti "Fiks Fare" këta 3 persona, se cilat janë motivet e tyre që vetëdeklarohen kundër Arian Galdinit, 1 vit e gjysëm pasi kanë ikur nga LRE, e pasi kanë mbi 1 vit që janë në një parti tjetër?????

Shkojmë më tutje.

Armando Kalaj

Sa ka dhënë ky????

Në 3 vite.

Sa ka dhënë???

Të bëjë deklaratën e plotë dhe të saktë….

Sepse këtu fillon edhe transparenca.

Fiks Fare duhet ta pyesë Armando Kalaj: Deklaro shifrën zotëri sa ke dhënë në 3 vite…

Edhe unë mezi pres ta dëgjoj shifrën edhe të Armando Kalaj edhe të të tjerëve në fakt…

Mezi pres deklarim preçiz, të saktë të shifrës invividuale, personale që ka dhënë secili prej këtyre 7 llumsave….

Ramazan Gjoka ka deklaruar vetë se jepte 2 mijë lekë të vjetra në muaj kuotizacion e ka paguar 1 vit kuotizacion për vete dhe bashkëshorten 50 mijë lekë të vjetra…

Ramazan Gjoka bashke me gruan e tij kanë dhënë 1 vit kuotizacion, nga 2 mijë lekë të vjetra, pra 50 mijë lekë të vjetra. Kaq ka dhënë të gjitha… Kaq.

Mbeten Eduart Elezi dhe Alban Kokallaj…

Me këta të dy besoj se e bëjmë 30 mijë poundshin….????????????????

Këta të dy le ti pyesi Fiks Fare…????????????????

Mezi po pres që këta të dy ti pyesi Fiks Fare për 30 mijë poundshin….

Dhe në fund fare…

Sikur të imagjinojmë për 1 moment se këta 7 llumsa janë “Emigrantët”…

Unë nuk e di sesi 7 llumsa mund të përkufizohen si “Emigrantët” nga "Fiks Fare"…

Sepse janë thjesht 7 llumsa dhe 1 bandë…

Por "Fiks Fare" dhe "Top Channel" vendosën t'i bëjnë këta 7 llumsa si përfaqësuesit e emigracionit dhe kjo tregon pse "Top Channel" është bërë televizioni i banaliteteve…

Sidoqoftë le të fantazojmë një moment dhe ta quajmë sikur qenkërka dhënë kjo shuma imagjinare prej 30 mijë pound nga këta 7 llumsat në 3 vite…

Ta zëmë se janë dhënë…

Pse qenka vjedhje, rrjepje, mashtrim emigrantësh???

Nga kërkesa për Transparencë tek Akuzat për Vjedhje e Mashtrim është në mes një Oqean i tërë…

Le të imagjinojmë se janë dhënë, po pse qenkërkam unë hajdut, rrjepës i emigracionit dhe mashtrues???

Pse???

A ua kam kërkuar unë?

A u kam premtuar gjë në këmbim???

E për ti dhënë fund kësaj marrëzie…

Ore 30 mijë pound nuk ekzistojnë, por edhe sikur të ekzistonin, 30 mijë pound në 3 vite, 30 mijë pound në 36 muaj jane 900 pound në muaj…

900 pound në muaj janë sa dy rroga mesatare burre e grua në 1 familje, pra 1 milion lekë të vjetra…

Më falni, por cfarë lloj hajduti a gjeniu a idioti duhet të jem unë që ndërtoj një Seli për LRE, ndërtoj një Komunitet që vetëmbahet, drejtoj një parti që bën aktivitete të përditshme lehtësisht të verifikueshme në faqet e mia në facebook, dhe ia dilkam me 1 milion lekë të vjetra në muaj?????

"Fiks Fare" dhe "Top Channel" duhet të më shpjegojnë se si mund të mashtroj e vjedh unë për 1 milion lekë të vjetra në muaj, 7 llumsa dhe të mbaj në këmbë e drejtoj një Seli e një parti me aktivitete të përditshme…

A nuk ju vjen turp????

 

Lajmet e fundit nga