“Jo sipas karrierës, por kush rri pas Berishës”/ Murrizi: Problemi në PD, mungesa e garës
Ish-deputeti, Myslim Murrizi, komentoi sot procesin zgjedh...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi, komentoi sot procesin zgjedh...

Kreu i LRE, Arian Galdini u është kundërpërgjigjur akuzave të bëra në emisionin investigativ Fiks Fare, se disa ish anëtarë apo ish kandidatë për deputetë të kësaj partie kanë financuar kryetarin e saj, duke u ankuar se nuk ka bërë transparencë me paratë që janë kontribuar.
Pas këtij denoncimi ka reaguar vetë kryetari i LRE, Galdini, duke thënë se sulmet dhe thashethemet në rrjetet sociale, u megafonuan nga një media si Top Channel, pa prova, pa fakte dhe pa dokumenta.
Sipas Galdinit shpifje facebooku janë megafonuar nga media kombëtare Top Channel.
“2 vjet llogje, thashetheme, sulme e baltë e shpifje facebooku sot u megafonuan nga media kombëtare Top Channel dhe emision Fiks Fare.
Zero prova, zero dokumenta, zero fakte, vetëm riciklimi i të njëjtave fytyra dhe të njëjtëve emra e persona që kanë 2 vjet që çdo ditë thonë të njëjtat palaçolliqe e budallalliqe të cilat i pamë sot në version të mediatizuar”, shkruan Galdini.
Reagimi i plotë i Arian Galdinit.

Një përgjigje e shkurtër për Fiks Fare dhe Fuks Fare!
Faleminderit Fiks Fare.Shumë faleminderit. Sot vdiq njëherë e mirë imagjinata.
2 vjet llogje, thashetheme, sulme e baltë e shpifje facebooku sot u megafonuan nga media kombëtare Top Channel dhe emision Fiks Fare.
Zero prova, zero dokumenta, zero fakte, vetëm riciklimi i të njëjtave fytyra dhe të njëjtëve emra e persona që kanë 2 vjet që çdo ditë thonë të njëjtat palaçolliqe e budallalliqe të cilat i pamë sot në version të mediatizuar.
Faleminderit Fiks Fare që sot dëshmuat pse mediat në Shqipëri nuk janë as më shumë e as më pak por “banaqe llogjesh” dhe “ekrane personazhesh facebooku e Tik Toku të cilët duan të tërheqin vëmendje me banalitet e llum.

Faleminderit Fiks Fare që sot dëshmuat se LRE dhe Arian Galdini ekzistojnë vetëm kur vjen puna për ti sulmuar e për tu hedhur baltë…
Mezi nxorrët 3 foto faturash dhe 5 persona… Më pak fatura se persona…
2 apo 3 Fatura qesharake me shuma qesharake dhe 5 intervista nga 5 personazhe qesharake që as në dokumenta, e as në fatura, as në prova e as në fjalë nuk mbajnë dot asnjë gjurmë serioziteti dhe ligjshmërie.
E përveç kësaj, përmendet verbalisht një shifër prej 30 mijë pound që e paskan transportuar dhe sjellë këta “tipat e Londrës”…
A e di Fiks Fare se këto janë fjalë dhe vetëm fjalë????
Si e vërteton Fiks Fare se këta “tipat e Londrës” paskan sjellë 30 mijë pound???
A ka departament ligjor Fiks Fare???
A ka konsulencë ligjore Fiks Fare???
A e di Fiks Fare se transportimi i 10 mijë euro e sipër është vepër penale????
A i ka pyetur Fiks Fare këta “tipat e Londrës”, si u mblodhën? Kush i dha? Kush i transportoi? Si i transportuan? E kujt ju dhanë këto 30 mijë pound?
A i pyeti Fiks Fare këta “tipat e Londrës” a i kanë deklaruar pranë shtetit Britanik, pranë shtetit shqiptar, në zyrat e Taksave dhe Tatimeve, ne Dogana dhe në Bankat Britanike apo Shqiptare apo të vendeve tranzit, këto 30 mijë pound këta “tipat e Londrës”???

Sepse nëse këta deklarojnë se paskan “transportuar” 30 mijë pound të padeklaruara, pa rrugë Bankare, e pa bërë publik destinacionin, këta kanë probleme me Ligjin Britanik dhe me Ligjin Shqiptar por edhe të vendeve tranzit prej ku ka ndodhur Transporti.
U mbars mali e polli një mi.
2 vjet luftë facebooku, për 2 minuta famë në Fiks Fare, 5 budallenj të përdorur dhe një media e pacipë, e në fund asgjë.
Asgjë….Sot unë jam më krenar se dje. Sepse jam unik në historinë politike dhe publike në Shqipëri.
Jam i vetmi njeri që kam kryer, realizuar e organizuar vepra të mira e të mbara publike vetëm me sakrifica personale e pa pasur kurrë asnjë pushtet apo përfitim nga Publiku, Shteti, Administrata apo Partitë, por kurrë nuk më njohën mediat e gazetarët asnjë vepër e asnjë meritë.
Jam i vetmi që bëj vepra me impakt të mirë e pozitiv publik, që bëhem lajm vetëm për tu sulmuar…
Kjo më bën të ndihem krenar.Kur Djalli të troket e të sulmon papushim, dëshmon se je në rrugën e duhur.Nuk do humbasim fokusin.Do ecim përpara..
Ata duan e kanë qëllim të na shfokusojnë e bëjnë të humbasim nëpër baltën e tyre.Ne do ecim përpara kryelartë./ CNA.al
Ish-ambasadori Gëzim Podgorica foli mbrëmjen e sotme p...
Ish-ambasadori Gëzim Podgorica ka komentuar situatën n...
Avokati Saimir Vishaj e ka cilësuar si një show bastis...
Ish-ambasadori Arben Çejku ka bërë një deklaratë të fo...
Ish-këshilltari i Ilir Metës, Ilir Kulla ka kërkuar mb...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur lidhur ...
Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë...
Artan Hoxha dhe Klodiana Lala kanë qenë të ftuar në emisio...
Pas disa ditësh grevë urie, zëvendësministrja e Shënde...
Dhuratat nga Megatek nuk kanë të ndalur, por dhurata më e ...
Shqiptarët në përgjithësi i përmbahen traditës, ku fes...
Bujar Asqiriu është një ndër aktorët më të dashur shqi...
Sipërmarrësi dhe biznesmeni Gjergj Luca po vijon me pu...
Protesta e Shoqatës së Paraplegjikëve në Elbasan vijon për...
Kyrel dhe Ioland janë ndryshe nga postierët e tjerë të bot...
Banorët e Berxullës vijojnë të protestojnë për projekti...
Aktorja Kaltrinë Zeneli ka treguar një tjetër rast dhu...
Kryeministri Edi Rama u shpreh se mijëra vizitorë anglezë ...
Një djalë 8-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksiden...
Forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe RENEA, kanë rrethua...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...