Pas disa ditësh në grevë urie/ Ministria e Shëndetësisë plotëson kërkesat e invalidëve në Elbasan
Pas disa ditësh grevë urie, zëvendësministrja e Shënde...

Artan Hoxha dhe Klodiana Lala kanë qenë të ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku kanë folur për ngjarjet më të bujshme kriminale gjatë vitit 2022.
Nga zhdukja e Ervis Martinajt dhe atentatet e shumta, ja si i klasifikojnë dy gazetarët e njohur të kronikës ngjarjet e rënda kriminale të vitit që po lëmë pas!
Artan Hoxha: Ngjarja më e rëndësishme e këtij viti, është ajo e 9 gushtit, e cila kulmoi pas një serie ngjarjesh që ndodhën para saj, ngjarjet e 17 korrikut dhe 21 korrikut, ajo që njihet si masakra e Fushë Krujës dhe ngjarja e Milotit. Në 9 gusht, me zhdukjen e Ervis Martinajt, mbetet dhe i qëndroj asaj që Ervis Martinaj është rrëmbyer dhe ekzekutuar. Është ngjarja më e rëndësishme e krimit gjatë këtij viti. Që nga ai moment nuk ndodhën më ngjarje. Ajo ngjarje është një vijë ndarëse që ndan evolimin e krimit të organizuar në Shqipëri, nga njëra dekadë në tjetrën.
Martinaj është i pari që arriti ta evolonte krimin e organizauar dhe ta përzientë kaq ngushtë me biznesin dhe politikën.
Martinaj, ndryshe nga personazhe të tjerë, nuk erdhi thjesht nga krimi por nga biznesi. Kur u fut në aktivitete kriminale, ai ishte i pasur. Atij nuk i mungonte ajo që kriminelët kërkojnë në fillim, pra burimet financiare.
Ngjarje të tjera ka patur. Përshembull, ngjarja tjetër e rëndësishëm është ajo e 29 prillit, kur u bë atentati ndaj Nuredin Dumanit. Nga aty dhe mbrapa ne kemi një histori tjetër, sepse këto janë të lidhura. Nëse do të ishte vrarë Nuredin Dumani, nuk do të shpallej në kërkim Ervis Martinaj. Nëse nuk do të shpallej në kërkim, do të lëvizte me eskortë me makina të blinduara. Me eskortë nuk lëviz dot më sepse krijon probleme të mëdha.
Pra këto janë dy ngjarje shumë të rëndësishme dhe mendoj se për një kohë të gjatë do të vijojmë të flasim për këto ngjarje.
Klodiana Lala: Në këndvështrimin tim, atentati mafioz i 17 korrikut ku mbeti i vrarë kushëriri i parë i Ervis Martinajt, Brilant Martinaj, me dy miqtë e tij, mund të konsiderohet ngjarja më e rëndësishme. Për fatin e Martinajt ende nuk kemi një përgjigje, nëse e ka inskenuar apo është vrarë. Ishte ngjarje shumë e rëndë, mesazh i fortë që iu dha Ervis Martinajt nga kundërshtarët e tij. U krye atentati me ashpërsi të jashtëzakonshme. U zgjodh aks kryesor i vendit për tu kryer ekzekutimi.
Ervis Martinajt i kishin vënë në shënjestër edhe miq të tjerë më herët, në dy atentate ku ishin vrarë miq të tjerë, te Unza, të Instituti, kjo ishte ngjarje që kulmoi dhe nëse policia nuk do të ndërhynte do të ishte masakër e vërtetë dhe u pasua më pas me një tjetër atentat që ishte atentati në Milot në 22 korrik dhe me zhdukjen e Ervis Martinajt.
Një tjetër ngjarje është ajo e shpërthimit me eksploziv e Aleksandër Sadikaj. Është e rëndësishme, sepse atentate të tilla nuk ishin parë që nga koha e ish gjyqtarit të ndjerë Skerdilajd Konomi, apo disa atentate që ndodhën në 2005-2009 dhe më pas kulmuan në 2013, kur ministri i brendshëm ishte Saimir Tahiri. Ishte ngjarje që tregoi ashpërsi dhe përçoi mesazhe. U zgjodh një zonë shumë e populluar që për fat të mirë nuk shkaktoi viktima.
Rasti i tretë, është vrasja e Arben Mërkuri, që njihet me nofkën Maneci.
Ishte personazh i dyshuar për përfshirje në atentate të rënda kriminale. Dyshohej për përfshirje në atentat ndaj Edison Arizaj, i njohur si faqedjeguri.
Dyshohet për vrasjen e dyfishtë, të Juxhin Dautaj dhe një oficeri policie, Ervin Dalipaj.
Dyshohet po ashtu për pjesëmarrje në atentatin e parë ndaj Marklen Hakës në Nikël.
Dyshohej po ashtu për vrasjen e atij që njihej me nofkën Mond Çekiçi. Në këtë sens, duke qenë se ishte personazh kompleks, mendoj se ajo ngjarje riformuloi botën e krimit në qytetin e Durrësit. Këto janë tre ngjarjet më të rënda që kanë dominuar vitin./CNA.al Burimi: TPZ
Pas disa ditësh grevë urie, zëvendësministrja e Shënde...
Dhuratat nga Megatek nuk kanë të ndalur, por dhurata më e ...
Shqiptarët në përgjithësi i përmbahen traditës, ku fes...
Bujar Asqiriu është një ndër aktorët më të dashur shqi...
Sipërmarrësi dhe biznesmeni Gjergj Luca po vijon me pu...
Protesta e Shoqatës së Paraplegjikëve në Elbasan vijon për...
Kyrel dhe Ioland janë ndryshe nga postierët e tjerë të bot...
Banorët e Berxullës vijojnë të protestojnë për projekti...
Aktorja Kaltrinë Zeneli ka treguar një tjetër rast dhu...
Kryeministri Edi Rama u shpreh se mijëra vizitorë anglezë ...
Një djalë 8-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksiden...
Forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe RENEA, kanë rrethua...
Kina ofron një rast studimi të shkëlqyer se si nuk duhen m...
Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar mbrëmjen e sotm...
Në një intervistë për "Zërin e Amerikës", presidentja ...
Gazetari Roland Qafoku ka parashikuar rezultatin e zgj...
Gazetarja Glidona Daci ka bërë një paralajmërim të for...
Pas videos së kërcimit me të rinjtë e PL-së që u bë vi...
4021 pasagjerë kanë hyrë sot në territorin e Shqipëris...
Gazetarja dhe moderatorja Sonila Meço u ka bërë një th...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...