
Carlo Bollino tashmë ka një kallëzim të dytë në SPAK.
I pari është dorëzuar rreth 10 ditë më parë nga deputeti Flamur Noka në lidhje me ndërtimin e godinës së “Report TV” që pretendohet se ka pasur falsifikime, shkelje të ligjit, fonde të dyshimta, një truall i dhuruar për të ndërtuar një gjimnaz, i tjetërsuar, i dalë në një ankand, marrë me qira 1 euro.
Në kallëzim janë renditur rreth 10 akuza. Në padi, Anila Denaj, ish-ministre e Financave dhe Ekonomisë, sot ministre e Bujqësisë në krah të Carlo Bollinos duket personi me më shumë akuza në lidhje me ndërtimin e godinës së “Report TV”-së.
Ekspertët e opozitës sot i kanë thënë CNA se një kallëzim i dytë është firmosur nga 10 deputetë të opozitës për shtetasin Carlo Bollino.
Ndryshe nga kallëzimi i parë, ky ka të bëjë me përfitimet, nënkontraktimet dhe të ardhurat në kompani të ndryshme që Carlo Bollino ka përfituar nga tendera sekretë dhe jo të tillë, të kryera në institucione të ndryshme shtetërore. Në mënyrë të drejtpërdrejtë janë përfshirë disa biznese dhe zyrtarë të lartë.
Ekspertët theksojnë se dosja penale ka disa vepra që rëndojnë mbi shtetasin Carlo Bollino, por në këtë rast kemi të bëjmë me fonde të përfituara nga shteti.
Gjithashtu CNA mësoi nga ekspertët e opozitës se po përgatitet edhe një kallëzim i tretë që do të dërgohet në SPAK, por nuk është dhënë informacion pasi po verifikohen dokumente voluminoze të siguruara nga institucionet shtetërore, duke kaluar në skaner të ardhurat, përfitimet dhe deklarimet e bëra nga shtetasi Carlo Bollino, i cili është pronari i “Report TV” dhe botuesi i “Shqiptarja.com”.
CNA ka mësuar se ndryshe nga hera e parë ku ka firmosur vetëm Flamur Noka, kësaj radhe 10 deputetë të opozitës kanë kërkuar që të firmosin kallëzimin, i cili është i dyti që dërgohet në SPAK për italo-shqiptarin Carlo Bollino.
CNA dje reagoi me një shënim pas komentit të Bollinos se sulmet ndaj tij ishin të urdhëruara nga Sali Berisha dhe ishin çështje shantazhesh për shkak të qëndrimeve të tij mediatike.
Në fakt, për herë të parë tashmë, pas më shumë se 30 vitesh debat politik siç e konsideron Carlo Bollino, ky i fundit duhet të përgjigjet para SPAK-ut në lidhje me përfshirjet e tij, përfitimet, ndërtimin e godinës dhe të tjera kallëzime për të cilat CNA ka mësuar se deri tani janë të paktën 3, dy prej tyre janë përfunduar dhe e treta që pritet në vijim./ CNA
Qeveria do të ngrejë një sistem të ngjashëm me “Operacioni...
Ish-deputeti i PD-së, Fatos Hoxha ka reaguar për dalje...
Edhe mbrëmjen e sotme dhjetëra qytetarë dhe eksponentë të ...
Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim duke marrë shkas ...
Policia e Shtetit ka zbuluar një mashtrim nëpërmjet mesazh...
Kitesurfing është një sport ujor të cilin e praktikon në P...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se rruga për në The...
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar në li...
Xhaxhai i Aleks Nikës u shpreh gjatë homazheve për "21...
Rihapet për qarkullimin e automjeteve aksi i Rrugës së Arb...
Pylli i Fazanëve në Maliq është mbuluar nga manteli i bard...
Reshjet e dëborës kanë zbardhur edhe Qarkun e Kukësit....
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, është shf...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra 4 ...
Situata e rënduar me energjinë elektrike në Qarkun e Korçë...
Në juglindje vijon të ketë reshje të dendura dëbore. A...
Juglindja "pushtohet" nga dëbora. Mësohet se trashësia...
Ngjarja e 21 Janarit, e cila nisi si një protestë e organi...
13 vite nga ngjarja e rëndë, ku katër persona u vranë ...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë detaje në lidhje m...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...