
Ngjarja e 21 Janarit, e cila nisi si një protestë e organizuar nga Partia Socialiste, është një nga datat më tragjike të demokracisë shqiptare dhe tranzicionit të gjatë.
Gjithçka nisi si një protestë e organizuar nga Partia Socialiste para Kryeministrisë, ku mijëra qytetarë më 21 janar të 2011 kërkonin rrëzimin e qeverisë Berisha.
Tubimi ndodhi pas publikimit të një videoje në emisionin "Fiks Fare", ku Ilir Meta, atë kohë zëvendëskryeministër në qeverinë Berisha, shfaqej me një bllok të zi në dorë, duke bërë pazare me ish-ministrin e ndjerë, Dritan Prifti.
Qytetarë të irrituar dolën në protestë dhe kërkonin rrëzimin e qeverisë Berisha. Në këtë protestë ishin edhe organizuesit e saj, si Edi Rama apo dhe shumë deputetë socialistë.

Por, protesta degradoi në dhunë dhe përplasje, ndërsa nga brenda Kryeministrisë u hap zjarr duke sjellë edhe bilancin tragjik me katër viktima. Të vrarë mbetën: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.
Vrasjet tronditën opinionin publik dhe rikthyen në mendjet e shqiptarëve, ngjarjet e 1997, ku trazirat pushtuan vendin.
U vranë njerëz të pafajshëm, qytetarë që protestonin. Madje plumbat e lëshuar nga gardistët e Kryeministrisë kapën protestuesit që në fakt nuk po shkaktonin përplasje.
Gjithçka ndodhi teksa Garda e Republikës po ruante perimetrin e saj, por asnjë nga viktimat nuk është brenda perimetrit të Kryeministrisë, zonës së sigurisë. Ky është një detaj që tregon shumë, është përgjigjja për çdo argument pro apo kundër.
Kjo ngjarje edhe sot është ende e pazbardhur plotësisht dhe familjarët enden nëpër gjykata dhe kërkojnë drejtësi për njerëzit e tyre që humbën jetën atë ditë.
Partia Socialiste vijon dhe bën homazhe dhe sot e kësaj dite. Madje edhe këtë 21 janar nuk do të mungojnë homazhet nga socialistët.
Por, edhe pse ka 3 mandate që qeveris vendin, edhe qeveria Rama nuk i ka dhënë një shtysë të fortë zbardhjes së këtyre hetimeve.
Pas 13 vitesh mund të themi me plot gojën se nuk ka asnjë justifikim për socialistët me ngjarjen e "21 Janarit" pasi minimalisht në institucionet që ata drejtonin duhet të siguronin të gjitha faktet dhe provat përfshi dhe personat që ishin në ngjarje për të deponuar në zbatim të ligjit, për të pasur një hetim të pastër, për të pasur një hetim të vërtetë.
Familjarët tashmë i kanë sytë nga gjykatat ndërkombëtare.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, në vendimin e 14 nëntorit 2023 për Aleks Nikën, një prej protestuesve të vrarë, theksoi se në hetimin e ngjarjeve të 21 janarit 2011 ka pasur mangësi të shumta, të cilat ngrenë dyshime se autoritetet ishin përpjekur ta devijonin apo të ndërhynin padrejtësisht.
Ndërkohë Rama nga ana tjetër kërkon drejtësi dhe këtë ngjarje e përdor edhe sot politikisht.
Ngjarja e "21 Janarit" ka dy anët e medaljes. Ka anën e viktimave, por ka dhe anën e dhunës mbi institucionet e Shtetit, që ishte urdhëruar nga dikush. Sigurisht kjo protestë kishte një prapavijë politike, pra ishte e organizuar nga socialistët, ku qytetarët u përdorën për të shkaktuar trazira.

Një rol të rëndësishëm atë ditë ka pasur edhe Lulzim Basha.
Theksojmë se kur ndodhi ngjarje e rëndë, si ministër i Brendshëm i qeverisë Berisha ka qenë Lulzim Basha. Duhet të nënvizojmë këtu se edhe pse ka mbajtur këtë post dhe jepte urdhra për Gardën e Republikës dhe komandonte Policinë e Shtetit, ndaj tij sot nuk ka asnjë hetim dhe ai vetë nuk mban asnjë përgjegjësi për 4 viktimat e ngjarjes së rëndë.
Basha sot është në politikë dhe del dhe kërkon besimin e qytetarëve, votën e tyre, ndërkohë duke iu referuar edhe ligjeve të vendit ka qenë ministri përgjegjës direkt për atë ngjarje. Shumë pikëpyetje janë ende sot: Kush e urdhëroi Gardën të qëllonte mbi gardistët? Pse u mor një vendim i tillë?

Tashmë pas 13 vitesh duhet të vendoset drejtësi për viktimat dhe ajo ngjarje të zbardhet. Të vendosen para drejtësisë personat përgjegjës. Nuk ka më kohë për të humbur./CNA
13 vite nga ngjarja e rëndë, ku katër persona u vranë ...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë detaje në lidhje m...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka treguar se si par...
Analisti Kreshnik Spahiu ka komentuar debatet dhe tens...
Në një shkrim të gjatë në median e tij të përfituar me qer...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se së s...
Gjyqtarja Arnisa Këlliçi është kërcënuar me jetën e fëm...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka “kapur mat” minist...
Për shkak të rënies së reshjeve të dëborës, strukturat...
Për shkak të dëborës, aksi Prrenjas-Qafë Thanë është bllok...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën nga...
Reshjet e dëborës kanë shkaktuar problematika në disa ...
Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, situata sh...
Reshjet e dëborës janë prezente në të gjithë qarkun e Korç...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë detaje se si paraqitet...
Reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë juglindjen...
Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, Bashkia e...
Moti i keq ka shkaktuar probleme me qakullimin në Rrug...
I gjithë qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e dëbo...
Era e fortë ka thyer një pemë në parkun e qytetit të P...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...