Keni kruarje?/ Studiuesit kanë shpjegimin
Një studim i ri nga Universiteti i Harvardit hedh dritë m...

Pasi i premtuat vetes që në vitin 2018 do të ushqeheni shëndetshëm, gjëja e parë që bën është të shkosh të psonisësh në pazar për ushqime të shëndetshme.
Është e mundur që të gjeni produkte të sezonit që janë të mbushura me vitamina e që na mbajnë në formë në këto ditë dimri, duke filluar me panxharin e kuq të Maliqit, me lakrat gjithë shije të Lushnjës apo gamën e gjerë të perimeve të freskëta me rrënjë.
Panxhari i kuq
Në Shqipëri zona që shquhet për prodhimin e panxharit në vend, është ajo e Maliqit.
Zgjidhni panxhar që është më i rëndë për madhësinë e tyre dhe kujdesuni që të mos ketë të çara në lëkurë.
Nëse shiten dhe me pjesën e bishtit, pjesa jeshile është tregues i freskisë dhe mund të gatuhen shumë shpejt (janë me të vërtetë shumë të shijshëm – mos i anashkaloni).
Vendosini në frigorifer në një qese plastike të mbyllur në mënyrë hermetike.
Lakra
E pasur me vitaminë C dhe K, lakra është një superushqim për parandalimin e kancerit.
Duke ngrënë më shumë lakër, zvogëloni rrezikun e kancerit të gjirit dhe kancerit në zorrë dhe prostatë.
Plus studime të reja kanë treguar se të ushqehesh me këtë lloj perimi ndihmon për ta mbajtur në superformë sistemin imunitar.
Lakrat më të mira janë nga zona e Lushnjës, që njihet dhe për prodhimin më të madh të lakrës.
Zgjidhni lakër që ka ngjyrë të fortë dhe sigurohuni që gjethet të jenë të mbyllura fort dhe lakra të jetë e fortë.
Mbajini të mbyllura në frigorifer në qese plastike të izoluara mirë.
Ka disa mënyra për ta gatuar lakrën. Ajo tradicionale që kanë gatuar gjithnjë mamatë tona, duke e zier, por edhe në sallatë.
Lulelakra
Lulelakra prodhohet nga muaji dhjetor deri në muajin maj. Për këtë arsye ky është dhe një produkt shumë i kërkuar në treg.
Fermerë shqiptarë në vitin e fundit e kanë shtuar prodhimin e lulelakrës për shkak të rritjes së kërkesës nga tregu vendas dhe ai evropian.
Në janar, ju mund të konsumoni lulelakër të freskët, në sasinë e duhur, pasi vlerat ushqyese të saj janë të shumta. Por mos e teproni, pasi konsumi në sasi shumë të mëdha, shkakton fryrje të barkut.
Lulelakra është e pasur me vitaminë C, K, B-6 dhe acid folik.
Ajo përmban gjithashtu kalcium, hekur, magnez, fosfor dhe një sërë vitaminash të tjera të dobishme për organizmin. Lulelakra përmban antioksidantë që parandalojnë mutacionet e qelizave dhe ulin stresin që formohet nga radikalet e lira.
Për ta konsumuar gjithmonë të freskët, duhet të kujdesemi që kurora e lulelakrës që zgjedhim, njësoj si ajo e brokolit, të jetë e mbyllur dhe lulëzat e saj duhet të jenë të pozicionuara shumë afër njëra-tjerës.
Varieteti i bardhë duhet të jetë shumë i zbehtë dhe nuk duhet të ketë asnjë pikë, apo njollë të zezë në sipërfaqe.
Edhe pse në pamje lulelakra duket jetëgjatë, në të vërtetë ajo prishet shumë shpejt. Për ta ruajtur sa më gjatë, mbështilleni dhe vendoseni në sirtarin e poshtëm të frigoriferit.
Karota
Kohë më parë karotat ishin vetëm të një lloji, të mëdha dhe portokalli. Sot mund t’i gjeni në një shumëllojshmëri formash, përmasash dhe ngjyrash. Karrotat janë nga perimet më të ëmbla me rrënjë.
Mënyra më e mirë për t’i zgjedhur karrotat është nga ngjyra, duhet të jenë në ngjyrë të fortë, por duhet të bëni kujdes dhe te rrënja, e cila nuk duhet të ketë të çara.
Vendosini në një vend të thatë dhe mos i mbani në qese, pasi lagështira që krijohet do t’i prishë më shpejt./AgroWeb.org
Një studim i ri nga Universiteti i Harvardit hedh dritë m...
Ecja në rutinën tuaj të palestrës është një stërvitje efek...
Shumë faktorë ndikojnë në cilësinë e gjumit, por një n...
Farat, të cilat njihen për veçoritë e tyre mbrojtëse s...
Sihana dhe Amari janë bebet e para të cilët kanë ardhur në...
Stresi ka një ndikim të fortë te shëndeti i njerëzve dhe n...
Në SHBA, shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë të re të shk...
Qumështi me fruta është një alternativë e mirë për t'u...
Shmangni konsumimin e tepërt të alkoolit Dijeni se: 1...
Gërhitje e rëndë Gërhitja nuk është gjithmonë e rrezi...
Sëmundja e refluksit gastroezofageal është një problem i s...
Shëndeti i zorrëve është i lidhur me sistemin imunitar dhe...
Studimet tregojnë se periudha e festave është kritike ...
Ndiheni melankolik apo edhe në depresion gjatë sezonit të ...
Në përgjithësi nuk këshillohet të merrni ilaçe me stom...
Disa nga miqtë mi kanë ndërruar jetë, disa të tjerë marrin...
Mjeku Tritan Kalo ka dhënë disa këshilla mëngjesin e k...
Zgjedhja e ushqimit është e rëndësishme për të parandaluar...
Një mjek hedh dritë mbi misterin që rrethon pse disa p...
Ne e dimë vlerën e një diete të ekuilibruar për shënde...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...