Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka mbajtur fjalën e saj në forumin ?Rajoni, Europa dhe Siguria?, ku është ndalur të flasë për disa çështje të rëndësishme të politikës së jashtme.
?Sot është e pakundërshtueshme që kjo filozofi i ka dhënë frytet e saj dhe diplomacia shqiptare është duke përjetuar një periudhë të paprecedentë suksesesh e arritjesh.
Vetëm pak kohë pasi drejtoi me sukses Presidencën e OSBE, Shqipëria ulet sot në Këshillin e Sigurimit. Ne jemi sot, bashkë me Shtetet e Bashkuara e me ftesë të tyre bashkë-penëmbajtës të dosjes së Ukrainës, kapacitet në të cilin kemi luajtur një rol të rëndësishëm qoftë përmes kalimit të rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme që i bënte thirrje Rusisë të ndalonte luftën, qoftë në vendimin për të përjashtuar Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, qoftë në themelimin e Grupit të Miqve për Llogaridhënie në Ukrainë i cili po punon për evidentimin e krimeve të luftës të kryera nga Rusia gjatë agresionit të saj kriminal kundër Ukrainës. Performanca në Këshillin e Sigurimit, edhe pse padyshim pjesa më e rëndësishme, nuk është një histori e veçuar. Shqipëria është duke kontribuar me ide e qëndrime konkrete e parimore në çdo organizatë ku bën pjesë.
Procesi i integrimit ka avancuar shumë duke arritur madje në një përmbysje të skemës, ku sot nuk bëhet më fjalë nëse Shqipëria ? e padyshim edhe Maqedonia e Veriut ? e meriton hapjen e negociatave, por nëse BE do të arrijë të mbajë fjalën e dhënë Shqipërisë duke hapur negociatat. Krahas reformave të thella të integrimit në çdo fushë, në politikën e jashtme, linjëzimi 100% me BE, puna aktive për të çuar përpara interest e përbashkëta dhe agjendat e përbashkëta me BE, që nga agjenda Gratë Paqja e Siguria e deri tek çështjet e radikalizmit të dhunshëm dhe e drejta ndërkombëtare, sot kanë bërë që edhe ato vende që dikur ishin më skeptiket për Shqipërinë të zgjerojnë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me ne?, tha Xhaçka.
Një rëndësi të veçantë në fjalën e saj, Xhaçka i kushtoi Kosovës, ku tha se Shqipëria punon me qëllimin se ?çfarë mund të bëjmë më shumë për të?.
?Në të gjithë punën tonë, si përfaqësues të Partisë Socialiste, si qeveri e Partisë Socialiste dhe si ministër i emëruar nga Partia Socialiste ka gjithmonë një prioritet që është mbi gjithë të tjerët, jo thjesht sepse është një detyrim kushtetues, por mbi të gjitha sepse është një detyrim moral, kombëtar, patriotik me të cilin jemi ushqyer bashkë me qumështin e nënës. Ky prioritet është kauza e shqiptarëve në rajon, të drejtat e shqiptarëve në rajon, në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi dhe në Preshevë dhe ku padyshim, e për arsye të kuptueshme fokusi kryesor në këto vite ka qenë Kosova. Në çdo konsultë e mbledhje, në çdo përgatitje vizite e qëndrimi, Kosova është gjithmonë aty. Dhe gjithmonë përpara çdo vendimi e çdo qëndrimi shtrohet pyetja si ndikon kjo tek Kosova? Çfarë mund të bëjmë më shumë për Kosovën?
Është një çështje që e ngremë në çdo takim bilateral duke lobuar për njohje e për mbështetje për njohje apo anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Është një çështje që e ngremë me forcë e pa u lodhur me BE dhe vendet anëtare duke denoncuar me forcë padrejtësinë që i bëhet Kosovës duke e izoluar në mes të Europës pa mbajtur premtimin për liberalizimin e vizave. Është një çështje që e kemi prioritet të punës tonë në Këshillin e Sigurimit ku po punojmë pa u lodhur jo vetëm për sa i përket pakësimit të raportimeve të UNMIK në Këshill, por edhe për të zgjeruar marrëdhëniet me ato vende, si për shembull në Afrikë, ku procesi i njohjeve nuk ka ecur mbarë e ku ende duhet shumë punë?, u shpreh ministrja.
Ajo vuri theksin edhe të domosdoshmëria e Ballkanit të Hapur, dhe raporti i mirë mes fqinjëve.
?E them këtë, sepse e di, e besoj të gjithë e dimë e mund ta bisedojmë hapur si miq, që puna që po bën Shqipëria në rajon në funksion të rritjes së bashkëpunimit rajonal, e posaçërisht puna për nismën Ballkani i Hapur, ka shkaktuar shqetësim tek një pjesë të forcave politike e të shoqërisë shqiptare në rajon, të cilat e kanë kuptuar këtë nismë si një zbehje të mbështetjes së Shqipërisë për Kosovën.
E vërteta padyshim s?është kjo sepse Kosova për ne është e shenjtë, ashtu siç është e shenjtë kauza e shqiptarëve në rajon. E vërteta është shumë më e thjeshtë dhe ka dy pjesë. Në njërën anë, kjo nismë është një mekanizëm që zbaton e përshpejton proceset e parashikuara në Procesin e Berlinit. Përshpejtim i cili sjell përfitime konkrete për të gjithë rajonin, përfshirë shqiptarët.
Ana tjetër, është dimensioni strategjik i kësaj nisme e cila në fakt, ashtu si Procesi i Berlinit, ngrihet mbi filozofinë që zgjidhja e problemeve që ka ende sot rajoni, kalon nga bashkëpunimi e integrimi. Kjo padyshim nuk do të thotë që të harrohet e shkuara. Kjo do të thotë që të shohim nga e ardhmja për ta kërkuar aty adresimin e problemeve të së shkuarës. Një e ardhme që mund ta ndërtojmë së bashku duke replikuar një eksperiencë të suksesshme që ne e dimë, atë të Bashkimit Europian. Por si mund të replikohet kjo eksperiencë në rajonin tonë pa përfshirë në të shqiptarët e serbët, që janë dy popujt më të mëdhenj që përcaktojnë prej shekujsh historinë e rajonit? A nisi Bashkimi Europian me Gjermaninë e Francën, armiq shekullorë me luftëra me miliona viktima, apo me Irlandën dhe Greqinë?
Fqinjët nuk i zgjedhim. Nuk e kemi ne në dorë të vendosim kë kemi në kufi e me kë na ka lidhur për mirë a për keq historia. Ajo që ne kemi në dorë është të ndërtojmë një vizion për të ardhmen që ngrihet përmbi konfliket e të shkuarës dhe që, duken qenë që ka në thelb bashkëpunimin e integrimit, krijimin e lidhjeve njerëzore, ekonomike, tregtare e politike, na ndihmon paskëtaj të trajtojmë në mënyrën më konstruktive e efikase çdo çështje ende të pazgjidhur në rajonin tonë?, u shpreh Xhaçka.
Në fund, Xhaçka tha se sot më shumë se kurrë është një moment sfide për rajonin për shkak të luftës në Ukrainë dhe përpjekjeve të Rusisë për destabilizim./CNA.al
Sot po zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjen e kryetari...
Ministrja e Turizimit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në Kongr...
Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me...
Sot po zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjen e kryetari...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në panelin rajo...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së ...
Ka një reagim që bëhet nga kryeministri Edi Rama, ironik shp...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është shprehur ashëpër ...
Ministri Niko Peleshi në fjalimin e tij në Kongresin e PS, k...
Lulzim Basha, nga zyrat në Torre, Drin, po vijon të mbaje pe...
Sot do të zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjen e kryet...
Sot Partia Socialiste do të zhvillojë Kongresin, i cili do t...
Nesër mbahet Kongresi i Partisë Socialiste, detajet e të cil...
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi, ka fol...
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradin...
Zëvendës ministri gjerman i Transportit dhe Infrastrukturës ...
Deputeti demokrat Tritan Shehu, ka komentuar legalizimin e k...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me arrestimet e s...
Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso, ...
Ish kryeministri Sali Berisha i është rikthyer arratisjes së...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...