“Çmenden”, çmimet/ Zbardhen shifrat, nga ushqimet tek komunikimi dhe arsimi
Instituti i Statistikave ka zbardhur rritjen e çmimeve për t...
Shqipëria është vendi i cili pa frikë mund titullohet si një ?kantier i hapur ndërtimi?, e kjo dallohet qartazi nga numri i lartë i lejeve të dhëna të ndërtimit dhe zhvillimit, të objekteve me funksion publik.
Janë 17 vendime për dhënie lejesh nga Këshilli Kombëtar i Territorit që janë marrë për një ditë, me datë 21.10.2021.
Duke nisur nga linja hekurudhore, centrale energjie elektrike, drejtori policie apo porte e karburante, janë projekttet që kanë marrë OK nga KKT.
Drita jeshile është hapur për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës, një projekt kryesor dhe i rëndësishëm ky pasi do të lidhet me Rinasin.
Ky projekt do të zbatohet nga kompania INC e cila u shpall fituese një vit më parë ndërkohë që autoriteti kontraktor mbetet Hekurudha Shqiptare.
Një nga projektet që tërheq vëmendje është ai për Dajtin, në të cilin kompania ?Dajti Ekspres? kërkon që të zhvillojë objektin masterplan ?Hotel & Vileta Ish- Kampi i Pionereve Dajt?, si edhe një tjetër kompleks turistik që do të zhvillohet në zonën e Fushë-Arrëzit në Shkodër.
Kostoja totale e parashikuar për këtë projekt është 92.1 milionë euro, nga të cilat 35.5 milionë euro grant mbulohet nga Kuadri i Investimeve i Ballkanit Perëndimor dhe 36.9 milionë euro mbulohet nga kredia e BERZH, dhe më tej pjesa e mbetur financohet nga qeveria shqiptare.
Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar gjithashtu lejen për ndërtimin e centralit të energjisë elektrike në digat e Qyrsaqit, HEC Vau i Dejës të qarkut të Shkodrës, ku autoriteti publik që ka aplikuar është Korporata Elektroenergjetike Shqiptare.
Nga ana tjetër, përpos lejeve të ndërtimit e zhvillimit, Këshilli Kombëtar i Territorit ka shtyrë afatet e lejeve të ndërtimit për objekte si: godina e re e Mjekësisë së Përgjithshme brenda QSUT, terminalit lindor i autobusëve në Tiranë, si edhe për qendrën e vendgrumbullimit për ruajtjen, distribuimin dhe eksportin e frutave, perimeve dhe agrumeve në Lushnje.
Lidhur me këto projekte, për të cilët plani është hartuar dhe është bërë publik, autoritetet ende nuk bëjnë me dije se kur do të pajisen me leje ndërtimi, e aq më tepër se kur do të vihen në zbatim.
Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: ?Ndërtimi i Linjës Hekurudhore Durrës ? Tiranë dhe i linjës së re hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit?, me subjekt zhvillues ?Hekurudha Shqiptare? sh.a.
Leje Ndërtimi për objektin: ?Ndërtimi i centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, në digën Qyrsaqit, HEC Vau i Dejës, qarku Shkodër?, me zhvillues Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) sh.a.
Leje Ndërtimi për objektin: ?Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, Bashkia Dibër?,me subjekt zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Leje Ndërtimi për objektin: ?Godinë e re 5 kate e Fakultetit të Shëndetit Publik, Vlorë?, me zhvillues Universitetin ?Ismail Qemali? Vlorë.
Leje Ndërtimi për objektin: ?Rikonstruksion i godinës së DRSHTRR Dibër?, Bashkia Dibër, me zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor.
Leje Ndërtimi për objektin: ?Rikonstruksion për qendrat e kontrollit teknik Tirana 1 e Tirana 2?, Bashkia Tiranë, me zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor.
Leje Ndërtimi për objektin: ?Zyrat modulare të Agjencive doganore?, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues Autoritetin Portual Durrës.
Leje Ndërtimi për objektin: ?Rikonstruksion i godinës ekzistuese të Fondit Shqiptar të Zhvillimit?, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: ?Rikonstruksioni i linjës ajrore 35 kv Korçë ? Bilisht (me Izolacion 110kV)?, me vendndodhje në Bashkitë Korçë dhe Devoll, me zhvillues Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sh.a.
Leje Ndërtimi për objektin: ?Porti i jahteve ?Marina Rodon? në Portin e Rodonit Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë ?Praslin Investment? sh.p.k
Leje Zhvillimi për objektin: ?Kompleks turizëm rural Lajthiza?, Bashkia Fushë Arrëz, Qarku Shkodër?, me zhvillues shoqërinë ?Lajthiza Invest? sh.a.
Leje Ndërtimi për objektin: ?Stacion i shitjes së karburanteve Bolv-Oil, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë?, me zhvillues shoqërinë ?Bolv-Oil? sh.a.
Leje Ndërtimi për objektin: ?Kompleks rezidencial studentor dhe shërbime ndihmëse?, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues shoqërinë ?Bolv-Oil? sh.a.
Leje Zhvillimi për objektin: ?Masterplan Hotel & Vileta Ish- Kampi i Pionereve Dajt?, me vendodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvilllues shoqëria ?Dajti Ekspres? Sh.a.
Për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për objektin: ?Godina e re e Mjekësisë së Përgjithshme 6 kate mbitokë dhe 2 kate nëntokë?, brenda Korpusit të Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT), me zhvillues Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT).
Për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për objektin: ?Terminali lindor i autobusëve Tiranë?, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë?, me zhvillues shoqërinë ?Praslin Investment? sh.p.k.
Për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: ?Qendër grumbullimi për ruajtjen, distribuimin dhe eksportin e frutave, perimeve dhe agrumeve?, me vendndodhje në Bashkinë Lushnjë, me subjekt zhvillues shoqëria ?Doni Fruits? sh.p.k.
Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 13.07.2021 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 ?Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore?, i ndryshuar./CNA.al
Instituti i Statistikave ka zbardhur rritjen e çmimeve për t...
Sot në vendin tonë, sipas Credins Bank, një Dollar Amerikan ...
Një skandal është regjistruar nga kompania Albpetrol Sh.A..N...
Kursi i këmbimit, na njeh me të rejat nga tregu valutor.Sot ...
Ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku në mbledhjen e Qev...
Monedhat e huaja kanë shënuar një rënie pikiatë brenda 24 or...
Një dollar amerikan sot blihet 103.1 lekë dhe shitet me 108...
Monedhat e huaja kanë “ngrirë” përballë lekut. Rënia vazhdon...
Partia Demokratike nëpërmjet Sekretarit për Klimën dhe Bizn...
Nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku, i është rikthyer skandal...
Një dollar sot blihet USD 102.8 lekë dhe shitet me 107.8 lek...
Monedhat e huaja sot kanë shënuar rritje të lehtë kundrejt L...
Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj foli sot në Kuvend për vl...
Afera korrupsive e inceneratorëve, duhet të hetohen edhe nga...
Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet në treg...
Monedha europiane, pas disa ditësh qëndrimi në të njëjtin ni...
Të dhënat e fundit nga tregu valutor flasin për një qëndrues...
Java nis pa luhatje në tregun e këmbimit valutor.Shitja dhe ...
Si do ta përballojnë familjet dhe bizneset e vogla në Shqipë...
Kursi i këmbimit nuk po njeh luhatje, të paktën prej pesë di...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...