Vrau bashkëjetuesen në 2022-shin/ Apeli jep vendimin për Ramiz Micin
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për Ramiz Mi...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për Ramiz Mi...
Një skandal është regjistruar nga kompania Albpetrol Sh.A..
Një tender i zhvilluar nga kjo kompani ka nxjerrë në pah, tentativat për manipulime.
Tenderi me objekt: ?Shërbim për kryerjen e monitorimit të 16 mjedisit?, me fond limit 12,453,300.00 lekë pa TVSH, është zhvilluar me datë 08.07.2021 nga autoriteti kontraktor, Albpetrol SHA.
Në garën për tender kanë marrë pjesë 3 kompani, përkatësisht ?Instituti i studimeve Ambientit? pa dokumentacion, ?Eco-Project Albania? SHPK 9.788.000 lekë pa TVSH dhe ?ECCAT? ShPK 10.540.800 lekë pa TVSH.
Në datën 22.07.2021, autoriteti kontraktor ka publikuar në sistemin e prokurimeve elektronike ?Njoftimin e Fituesit?, publikuar në datë 23.07.2021 prej të cilës rezulton fitues operatori ekonomik ?Eco-Project Albania? SHPK.
Ka pasur një ankesë nga kompania tjetër në garë ?ECCAT? ShPK, ndërkohë kompania fituese ?Eco-Project Albania? SHPK, ka paraqitur respektivisht pranë autoritetit kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik argumente për të kundërshtuar pretendimet e ngritura nga operatori ekonomik ?ECCAT? ShPK sipas parashikimeve të nenit 113 të ligjit 162/2020 ?Për Prokurimin Publik?.
Por, autoriteti kontraktor, AlbPetrol, ka përjashtuar kompaninë fituese ?Eco-Project Albania? SHPK, në mënyrë të kundërligjshme edhe pse kjo e fundit dispononte të gjithë dokumentat.
Për më tepër nuk e ka vënë në dijeni kompaninë në fjalë.
Më pas çështja ka përfunduar tek Komisioni i Prokurimit Publik.
Me datë 21.09.2021, (nr. 1751/4prot) Komisioni i Prokurimit ka vendosur të urdhërojë pezullimin e procedurës së prokurimit me objekt ?Procedurë e hapur?, me Nr.REF-98757-06-22-2021, me objekt: ?Shërbim për kryerjen e monitorimit të 16 mjedisit?, me fond limit 12,453,300.00 lekë pa TVSH, zhvilluar me datë 08.07.2021 nga autoriteti kontraktor, Albpetrol SHA, dhe moskryerjen e asnjë veprimi nga autoriteti kontraktor deri në shqyrtimin e ankesës së operatorit ekonomik ?EcoProject Albania? SHPK.
Albpetrol që në këtë rast është autoriteti kontraktor ka pretenduar se e ka njoftuar kompaninë e skualifikuar, duke gënjyer kështu hapur, Komisionin e Prokurimit Publik.
Në vendimin Nr. 756/2021, të datës 13.10.2021, thuhet se së pari, Komisioni verifikoi në lidhje me faktin, se nëse operatori ekonomik ka marrë dijeni me anë të shërbimit postar.
Në nformacionin e depozituar nga autoriteti kontraktor pranë KPP-së me nr.7132 prot., datë 24.09.2021, (adminsitruar në shqyrtimin administrativ nr. 1751 prot., datë 17.09.2021) sqarohet se: Ju njoftojmë gjithashtu se në sekretarinë e Ak, nga zyra postare është kthyer zarfi mbrapsht me shënimin adresë e pasaktë për adresën e operatorit ekonomik ?Eco-Project Albania? SHPK[…]?.
Nga kqyrja e zarfit të dorëzuar nga ana e autoritetit kontraktor konstatohet, se kjo e fundit është kthyer mbrapsht nga ana e shërbimit postar autoritetit kontraktor me arsyet ?Adresë e pasaktë?.
Nga verifikimi në sistemin e gjurimimit, shërbim i Postës Shqiptare SHA rezulton, se objekti është kthyer mbrapsht pranë autoritetit kontraktor më datë 01.09.2021 ora 13:26 minuta.
Sipas KPP, nga data 01.09.2021 autoriteti kontraktor ka qenë në dijeni të plotë të faktit, se operatori ekonomik nuk ka marrë dijeni mbi shkresën, si edhe nuk rezulton të jetë zbatuar parashikimi i nenit 162 të ligjit nr.44/2015 ?Kodi i Procedurave Administrative?, për kryerjen e njoftimit publik, në kushtet kur nuk është i mundur në kuptim të pikës 1 gërma ?b? të nenit 162 të Kodit të Procedurave Administrative.
?Në këto kushte, autoriteti kontraktor nuk ka bashkëpunuar me Komisionin e Prokurimit Publik, pasi këtij të fundit në datën 09.09.2021 i ka paraqitur një informacion jo të plotë, duke deklaruar se operatori ekonomik ankimues është njoftuar për vendimin e KSHA me anë të shërbimit postar, megjithëse rezulton e provuar se tetë ditë para nisjes së kësaj shkrese ka qenë në dijeni të plotë të faktit, se komunikimi postar nuk ka 22 mbërritur në destinacion. Këtë fakt e provon dhe vetë autoriteti kontraktor me anë të shkresës nr. 7132 prot., datë 24.09.202?, thuhet në vendimin e KPP-së.
Sipas KPP autoriteti kontraktor, pra Albpetrol ka shkelur nenin 114 të LPP pasi nuk provoi në asnjë moment se ka njoftuar ankimuesin për skualifikimin e tij nga procedura e prokurimit objekt ankimi.
Komisioni i Prokurimit Publik gjykon, se autoriteti kontraktor me veprimet dhe mosveprimet e tij ka shkaktuar tejzgjatje të procedurës dhe ka cenuar të drejtën e operatorit ekonomik të interesuar ?Eco Project Albania? SHPK për të ushtruar të drejtën e ankimit për procedurën e prokurimit objekt-ankimi pranë KPP-së.
Sipas Komisionit të Prokurimit Publik me anë të mosveprimit autoriteti kontraktor, Albpetrol ka refuzuar të bashkëpunojë me Komisionin e Prokurimit Publik duke mos dërguar informacionin e saktë edhe pas insistimit të këtij të fundit në lidhje me njoftimin e operatorit ekonomik ankimues ?Eco-Project Albania? SHPK, kuptim të nenit 114 të Ligjit 162/2020 ?Për Prokurimin Publik?.
Komisioni i Prokurimi Publik, ka vendosur që të anulohet procedura e tenderit si dhe ka marrë masën administrative me gjobë në vlerën 250,000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë për z. Florjan Muçaj, Titullar i Autoritetit Kontraktor Albpetrol ShA, për mosbashkëpunim me Komisionin e Prokurimit Publik për procedurën e prokurimit ?Procedurë e hapur?, me Nr.REF-98757-06-22-2021, me objekt: ?Shërbim për kryerjen e monitorimit të mjedisit?, me fond limit 12,453,300.00 leke pa TVSH, zhvilluar me datë 08.07.2021 nga autoriteti kontraktor, Albpetrol SHA.
Në fakt, sipas shkeljeve ligjore që radhit KPP, drejtuesi i Albpetrol, duhej të ndiqej penalisht edhe nga organet e hetuesve, si SPAK-u.
Vendimi i KPP, është një indicie dhe provë për SPAK-un për të nisur hetimet, në lidhje me manipulime në tendera./CNA.al
Kursi i këmbimit, na njeh me të rejat nga tregu valutor.Sot ...
Ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku në mbledhjen e Qev...
Monedhat e huaja kanë shënuar një rënie pikiatë brenda 24 or...
Një dollar amerikan sot blihet 103.1 lekë dhe shitet me 108...
Monedhat e huaja kanë “ngrirë” përballë lekut. Rënia vazhdon...
Partia Demokratike nëpërmjet Sekretarit për Klimën dhe Bizn...
Nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku, i është rikthyer skandal...
Një dollar sot blihet USD 102.8 lekë dhe shitet me 107.8 lek...
Monedhat e huaja sot kanë shënuar rritje të lehtë kundrejt L...
Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj foli sot në Kuvend për vl...
Afera korrupsive e inceneratorëve, duhet të hetohen edhe nga...
Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet në treg...
Monedha europiane, pas disa ditësh qëndrimi në të njëjtin ni...
Të dhënat e fundit nga tregu valutor flasin për një qëndrues...
Shqipëria është në krizë energjitike. Alarmi u dha nga kryem...
Java nis pa luhatje në tregun e këmbimit valutor.Shitja dhe ...
Si do ta përballojnë familjet dhe bizneset e vogla në Shqipë...
Kursi i këmbimit nuk po njeh luhatje, të paktën prej pesë di...
Në faqen zyrtare të Kryeministrisë është publilkuar vendim p...
“Rritja ekonomike nuk perkthehet ne rritje rrogash”- thote k...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për Ramiz Mi...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Sipas një anketimit të ri, amerikanët janë më të shqetësua...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të vizitojë...
Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që u refe...
Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Rritja e kursit të këmbimit euro-lek që ndodhi ditën e mër...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...