Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Ditët e fundit, një debat ka filluar të përfshijë opinionin publik pas një teze të hedhur nga kryeministri Edi Rama në një takim me një biznesmen ku theksoi se mund të vinin edhe punëtorë nga Bangladeshi në Shqipëri, meqë krahu i punës mungonte dhe kishte probleme me njerëzit të cilët kërkojnë paga më të larta apo kushte të tjera pune, apo nuk ka krah pune në vend, siç pretendon një pjesë e biznesit.
Shumë nga investitorët apo ndërtuesit theksojnë se është shumë e vështirë, thuajse e pamundur të gjesh punëtorë në ndërtim. Në rast se ata i pyet, nga njëra anë është mjaft e vështirë që të sigurojnë paga më të larta, pasi këto janë kostot dhe ky është tregu shqiptar dhe në të tilla kushte do të duhet të punojnë.
Në shumë fusha është vërtet e vështirë për të gjetur krah pune të lirë dhe teza e Bangladeshit është tjerrë kaq shumë, duke u quajtur si një gjë negative dhe një hall i madh se në Shqipëri do të vinin të punonin nga Bangladeshi. Po a nuk erdhën nga Turqia dhe punuan për të ndërtuar spitalin e Fierit, për tre muaj. A nuk ka në Shqipëri punëtorë turq dhe të huaj që funksionojnë.
CNA.al ka bërë një vëzhgim të thjeshtë, rezulton se ka disa qindra apo mijëra punonjës të huaj, kryesisht turq apo nga vendet arabe dhe aziatike të cilët punojnë aktualisht në kryeqytet në disa nga firmat e ndryshme të ndërtimit, kryesisht në biznese ndërtimi. Kjo nuk ka filluar sot, as dje me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, por ka ndodhur shumë vite më parë.
Dje Lulzim Basha turpësisht, kryetar i opozitës, në vend që të japë argumenta pro dhe kundër ardhjes së punëtorëve nga jashtë, ka shfaqur shenjat e tij të racizmit. Ai ka thënë se nuk do që të vijnë punonjës nga Bangladeshi, por do t?i sjellë ata nga Gjermania. Por çfarë është ky racizëm i Lulzim Bashës, pse s? duhet të vijnë nga Bangladeshi, nga Greqia, nga Turqia nga Italia,nga Indonezia, nga çdo vend ku ka një krah pune i cili mund të vijë dhe të punojë në vendin tonë me nje kosto më të ulët.
Fundja nuk sjell asgjë më shumë dhe asgjë më pak sesa zhvillimi i ekonomisë, pra rrit biznesin. Shqiptarët e papunë janë në një shifër jo shumë të lartë, por edhe dembelizmin Lulzim Basha nuk mund ta mohojë. Këtë e ka deklaruar edhe ish kryeministri Sali Berisha kur ka qenë në detyrë. Ata që duan të largohen për paga më të mira mund të shkojnë të punojnë në tregun europian. Po kush do të punojë në Shqipëri? Shqipëria nuk mund të rrijë pa punë, nuk mund të rrijë pa ndërtim, nuk mund të rrijë pa zhvllim. Do të merren punonjës të përkohshëm dhe kjo ndodh në çdo vend të Europës. Ndodh në Gjermani duke çuar punëtorë nga Greqia, nga Polonia, nga Shqipëria, nga Turqia, nga vendet aziatike. Ndodh në Francë, ndodh në Itali. Kompanitë rekrutojnë punëtorë krahu, punëtorë ndërtimi dhe të nevojave nga më të ndryshmet në shumë vende, në vendet e lindjes, por edhe përtej në Azi.
Ajo që shfaqi dje Lulzim Basha është thjesht një akt racist, një përzgjedhje që do të bëjë midis njerëzve. I do gjermanë , por nuk i do nga Bangaldeshi, i do anglezë, por nuk i do nga Afrika. Por a mund të shfaqin shqiptarët racizëm, të cilët janë një popull ku gjysma e tyre ndodhet nëpër botë.
Ndodh në Itali dhe Greqi ku vërtet në fillimet e tyre shfaqën racizëm. Ndodhet në Gjermani, në Afrikë, në Francë, ndodhet kudo në botë. Ka shqiptarë që punojnë në Afrikë, janë me qindra për të mos thënë me mijera. Ka filiale të bizneseve shqiptare në Azi, në Kinë. Këto duhet t?i mbyllin sepse Lulzim Basha nuk i pranon që të vijnë të hujat të punojnë në Shqipëri?
Në fakt ajo që do të ndodhë është se shumë shpejt në Shqipëri do të ketë investime të mëdha, nga kompani të huaja të cilat priten dhe kanë shfaqur interesa apo kanë çuar projektet. Nuk ka rëndësi nëse është Edi Rama apo Lulzim Basha në pushtet. Ata do të sjellin njerëzit e tyre për të punuar, do nënkontraktojnë kompani shqiptare. Po a ka krah pune Shqipëria të përballojë projektimin e Durrësit sipas projektit. A do të vijnë punonjës nga Arabia? A do të sjellë vetë kompania punonjës nga Bangladeshi? Apo duhet t?i marrë punonjës gjermanë sepse kështu i pëlqen Lulzim Bashës, i cili është një hollandez racist dhe nuk pranon dot që të vijnë punëtorë nga vende të tjera të ndërtojnë objekte të caktuara.
Përtej çdo teorie konspirative apo akuze politike, ka vetëm një fakt, në momentin kur në vend nuk ka krah pune apo kërkohen kosto më të larta të cilat biznesi nuk i përballon dot, për këtë krah pune detyrohet ta gjejë diku jashtë. Siç janë përdorur shqiptarët në vitet 1990 në Greqi apo siç janë përdorur në Itali dhe kudo në Europë.
Ndërsa Luli nuk i pranon ata që Rama në një bisedim me një biznesmen tha se mund të vijnë nga Bangladeshi. Nuk pranoi të jenë të tillë, i do gjermanë i do hollandezë. Në fakt mirë do të ishte të mos e shfaqte këtë shënjë racizmi sepse është kandidat për kryeministër dhe nga ana tjetër do të duhet të konsultohej edhe njëherë me kunatin, me Erion Isufin. Në çfarë vende punon ai me projektet e tij të pafundme, me milionat euro që ka shtuar xhirot dhe pasuritë gjatë qeverisjes së Edi Ramës sepse shumë thonë që punon edhe për Afrikën. A do ta pranonte Luli që kunati i tij të merrte punonjës nga Afrika e të bashkëpunonte me ta.
Apo të vinin ata këtu të punonin për kunatin e tij, apo s? duhet sepse ata nuk kanë të njëjtën ngjyrë lëkure me hollandezin tonë, Lulzim Basha. Prandaj edhe ky i fundit reagon në mënyrë të turpshme në media, si kandidat për kryeministër duke shfaqur racizmin e tij në mënyrën më të pështirë.
Një tjetër fytyrë, kjo e paparë më parë dhe e padëgjuar e Lulzim Bashës, racizmi i tij ndaj njerëzve të kombevë të ndryshme që mund të vijnë të punojnë përkohësisht në Tiranë.
Në rast se do të kishte thënë Merkel apo Macron në vendin e tyre këtë deklaratë nuk od të gjenin vrimë ku të futeshimn. Ndërkohë hollandezi racist Lulizm Basha e thotë ?live? më kokën lart. Reagimi vjen nga një kandidat për kryeministër, më tepër se e neveritshme, më shumë se pafytyrësi!/CNA.al
Kryeministri Edi Rama, ashtu si Ministrjha e Infrastrukturës...
Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas rebelimit të kontr...
Petrit Fidani, ish i persekutuar politik, anëtar dhe militan...
Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë një takimi elektoral me ban...
Presidenti Ilir Meta, ka reaguar duke thënë se ndërprerja e ...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluk...
Kandidati për deputet i PD në qarkun e Korçës, Ervin Salianj...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku...
Kryedemokrati Lulzim Basha nuk i’u ndahet gafave. Përveç se ...
Ministrja e Infrasturkturës dhe Energjisë, Belinda Balluku k...
Ministrisja e Infrastrukturës dhe Energjisë, i ka kërkuar Pr...
CNA.al ka sjellë edhe më herët për publikun fakte konkrrete ...
Sot është raportuar sikur ka ndodhur një konflit i madh në a...
Partia Demokratike, e cila prej tetë vitesh po qëndron në op...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim elektoral me gr...
Kreu i PD, Lulzim Basha ndodhet në Peqin duke zhvilluar taki...
Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar një video ne rrjetet...
Kandidati për deputet i PD, për Tiranën, Belind Këlliçi ka s...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...