Aktivistja shqiptare në SHBA mesazh Berishës/ 14 kërkesa publike për ish-kryeministrin
Aktivistja shqiptare në SHBA, Evi Kokalari i ka drejtuar një...
Debatet do vazhdojnë gjithmonë, por nga axhenda politike e demokracisë 21 janari do ngelet data ku përballë kryeministrisë u vranë 4 persona të pafajshëm, në një protestë të dhunshme të opozitës e cila sot është në pushtet pjesërisht.
Kush ishin partitë e 21 janarit?
Në 21 janar 2011 Edi Rama thirri një demostratë përpara kryeministrisë. Ai nuk ishte i vetëm në kërkim të ?Bllokut të Ilir Metës? denoncuar me një video skandaloze në Fiks Fare. Në 21 janar opozita e atëhershme protestonte kundër Ilir Metës dhe skandaleve të tij korruptive. Një aleat kryesor në krah të Edi Ramës ishte Vangjel Dule i PBDNJ, i cili kishte dalë nga qeveria Berisha në vitin 2009.
Nard Ndoka ishte një nga aleatët kryesorë të socialistëve, të cilit Edi Rama i shkonte edhe në zyrat e tij, ku jepte deklarata dhe qëndrime politike. Preç Zogaj sot analist në krah të koalicionit Basha, në atë kohë ishte zëdhënësi i koalicionit të opozitës së bashkuar, që e quante Rama. Agron Duka në atë kohë ishte sekretar i Bujqësisë në PS. Duka më pas mori drejtimin e partisë Agrare Ambientaliste. I fundit jo për nga rëndësia është Bamir Topi, në atë kohë president i cili u akuzua nga Sali Berisha si horr bulevardi.
Ku janë sot?
Të gjithë me radhë nga horri i bulevardit, tek klani i Zemunit, sot janë aleatët e Lulzim Bashës që në 21 janar ishte ministër i Brendshëm dhe personi kryesor përgjegjes për vrasjen e 4 personave. Nard Ndoka po merr mandatin e dytë si deputet i PD, Agron Duka po futet në listë të sigurt në Durrës, Vangjel Dule ka dy zona në lojë Vlorën ose Tiranën, Bamir Topi hyri dje si aleat i Bashës duke marrë edhe ai thelën e tij, në fund ngelet Preç Zogaj që sot është zëdhënësi kryesor i Bashës në ekrane.
Vetë Ilir Meta i LSI pasi qeverisi me Rilindjen dhe u bë president i Edi Ramës, tani është aleat me Bashën dhe ata që i kërkonin bllokun në 21 janar. Lulzim Basha nuk ka pse e quan Aleanca për Ndryshim, por Koalicioni 21 janari, jashtë këtij koalicioni ka ngelur vetëm Edi Rama tashmë që ka dalë kundër aleatëve të tij dhe Ilir Metës duke i mbajtur syrin shkelur Lulit të Republikës së re që ka mbledhur të gjithë veglat e opozitës së djeshme si instrumeta të shpresës për fitore.
Sa vota vlejnë aleatët e Lulzim Bashës?
Lulzim Basha dje firmosi me aleatët e tij koalicionin PD- Aleanca për Ndryshim, ku kryeson PD dhe pasohet nga 13 parti të tjera. Arritja e marrëveshjeve me aleatët u quajt fitore e madhe nga Basha, por le të shohim peshën specifike të këtyre partive të firmosi Luli, i cili nga ana tjetër ka nxjerrë përballë vetes edhe të paktën 4 parti të reja opozitare dhe shumë flukse kritike brenda së djathtës. Le të shohim rezultatet zgjedhore në të paktën dy ose 3 procese votimesh parlamentare për të parë peshën specifike të këtyre partive. Në zgjedhjet e vitit 2017 aleatët që sot kanë firmosur me Bashën janë të gjithë brenda listës të PD, përfshi këtu dhe shumë parti të tjera si ajo e Kujtim Gjuzit, Kostaq Papës, etj.
PDIU
Vetëm dy parti janë jashtë këtij koalicioni dhe me votat e tyre. PDIU e Shpëtim Idrizit me 76 maijë vota, që në marrveshje me Bashën ka marrë 2 mandate në tavolinë. Por kjo parti nuk ndodhet më në pozitat që ka pasur, ka një përçarje dhe rrjedhje votash. Eksponentë të saj si Aqif Rakipi, Dashamir Tahiri e të tjerë janë larguar nga kjo forcë dhe pesha specifike e votave në dy qarqe kryesore si në Elbasan dhe Vlorë ka rënë ndjeshëm. Gjithsesi Idrizi ka siguruar 2 mandate në tavolinë.
Në zgjedhjet e vitit 2013 në aleancë me Sali Berishën, PDIU mundi të siguronte 44 mijë vota në rang kombëtar me një peshë prej 4 mandate deputetësh, ku përfshiheshin edhe Aqif Rakipi edhe Dashamir Tahiri. Në vitin 2009 kanë qenë PDIU forca politike çame në aleancë me PD
FRD
Forca e dytë është FRD e Bamir Topit me 5100 vota në vitin 2017, që shkon e coptuar dhe për lëmoshë tek Basha. Nuk dihet cila do jetë pesha e votave në koalicion, por ajo do shihet nga votat që do kenë në zgjedhjet e 25 prillit.
PR
Partia Republikane në zgjedhjet e vitit 2017 nuk ka peshë votash pasi ishte brenda listës të PD, regjistrimi në KQZ ishte lëvizje taktike, për ruajtjen e komisionerëve.
Në vitin 2013 PR, në koalicion siguronte rreth 53 mijë vota, këto të sjella kryesisht nga emra kandidatësh që vinin nga rradhët e PD. Aty ku nuk mundeshin të siguronin mandat të sigurt brenda PD, garonin me PR apo parti të tjera aleate, levizje kjo konsensuale sepse maksimalizonte votën brenda koalicionit.
Në zgjedhjet e vitit 2009, republikanët do kishin 32 mijë vota me të njëjtën skemë të 2013 e cila ishte aplikuar në vitin 2009 dhe ishte perfeksionuar 4 vite më pas. Sot në fakt Fatmir Mediu ka ngelur me një grusht njerzish që nuk kanë vota sa një autobus unaze, nga këto të rretheve se të Tiranës nuk i mbushin dot, kaq mund të mbledhin sot për partinë që ai e drejton prej 20 vjetësh.
Të gjithë këta ishin përballë Sali Berishës e Lulzim Bashës në 21 janar, sot janë në krah të Lulit. Po Berisha çfarë do thotë?/CNA.al
Tetë vite nga 21 Janari/ Rama-Meta-Basha, pushtet mbi gjakun e viktimave
Aktivistja shqiptare në SHBA, Evi Kokalari i ka drejtuar një...
Ish Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka shenjëstruar kr...
Ministrja e shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi nuk...
Në PD ka nisur një betejë lidershipi. Me tam-tame, por pa kr...
Një nga aksionet më madhore që ka shpallur kryetari i Partis...
Presidenti Ilir Meta, që pas nisjes hetimeve parlamentare pë...
Presidenti Ilir Meta, është pyetur mbi vendimin e kreut të P...
Presidenti Ilir Meta nga Korça, ka thënse do të kryejë të gj...
Ish-anëtari i Kuvendit Kombëtar në Partinë Demokratike, Edvi...
Gazetarja e politikës Ambrozia Meta, me anë të një postimi n...
Në një intervistë, dhënë për Zërin e Amerikës, dje në mbrëmj...
Nuk kanë të ndalur akuzat ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, ...
Me 77 vota pro, 53 kundër, 1 abstenim është miratuar kabinet...
Kreu i PD-së Lulzim Basha, i kalon edhe kufijtë e qesharakes...
Monika Kryemadhi kryetarja e LSI-së edhe pse ka pas vetëm tr...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka folur në li...
Vendimi personal i Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Ber...
Analisti Andi Bushati u shpreh se Basha me vendimin e tij pë...
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ri...
Analisti Afrim Krasniqi thotë se zgjedhjet në vetvete nuk ja...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...