Pandemia e koronavirusit, mund të shkaktojë një pandemi të ankthit tek miliona njerëz
Nga Jeffrey Kluger “Time”Ndërsa pandemia e koronavirusit, va...
Europianët po e paguajnë reagimin e vonuar të qeverive europiane ndaj pandemisë së Coronës me kufizimin e lirisë personale dhe recesion të thellë. Europa mund të kishte mësuar nga Singapori, kritikon Christina zur Nedde.
Përhapja e virusit Corona e ka kthyer botën përmbys: Vendet demokratike e “të lira? si Austria izolojnë qytetarët e tyre duke menduar madje edhe përgjimin e tyre. Kundrejt kësaj qytetarët në vendet aziatike “autoritare?, si Singapori në javët e shkuara gëzuan më shumë liri se europianoperëndimorët. Megjithë lidhjet e ngushta ekonomike e të transportit me Kinën, Singapori ia doli të mbajë të ulët numrin e rasteve të Coronës dhe të mos e prekë shumë jetën publike. Europa mund të kishte mësuar prej tij.
Sekreti i Singaporit
Megjithë cënueshmërinë si një nyje globale e shumëpopulluar, Singapori ka pasur deri të premten 422 raste akute të Coronës dhe 2 raste vdekjeje. Virusi i ri u shfaq aty pak pas festës kineze të Vitit të Ri dhe do të kishte pasoja katastrofale për qytetin-shtet. Por megjithë rrezikun e dëmtimit të marrëdhënieve ekonomike me partnerin e tretë më të madh tregtar, Singapori vendosin kufizimin e udhëtimit në vend për pasagjerë nga Kina. Madje kundër këshillës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, se ndalimet e udhëtimit në këtë moment nuk janë të nevojshme.
Singapori kishte deri në mes të shkurtit më shumë se 80 raste Covid, numrin më të lartë jashtë Kinës. Ky vend veproi shpejt, duke izoluar të sëmurët dhe testuar secilin person me simptoma gripi dhe pneumonie. Personat që kishin pasur kontakt u gjetën përmes ndihmës së “contact tracking? dhe u futën në karantinë. Metoda e zhvilluar gjatë epidemisë SARS në vitin 2003 pati sukses. Në bazë të saj regjistroheshin me hollësi të gjitha të dhënat e kontaktit të personave që kishin hyrë në ndërtesa, të infektuarit mund të pyeteshin me saktësi, se ku kishin qëndruar më parë personat e sëmurë me cilin kishin pasur kontakt.
Përmbledhtazi mund të thuhet, se suksesi i Singaporit në mbajtjen nën kontroll të virusit Corona lidhet me katër faktorë: mbylljen e hershme të kufijve, ndjekjen rigoroze të kontaktimit, shumë teste dhe SARS-in si provë e përgjithshme gjenerale. Falë këtyre masave mund të vazhdonte jeta publike normalisht. Restorantet, qendrat tregtare, shkollat, zyrat janë deri më sot të hapura. Hong-Kongu dhe Tajvani megjithë afërsinë gjeografike me Kinën kanë pak a shumë një sukses të tillë.
I mungon Europës përvoja e SARS?
Megjithëse tingëllojnë të tmerrshme, këto masa do mund të kishin ndihmuar. Që Europa nuk reagoi shpejt dhe në mënyrë efektive ndaj pandemisë që po përhapej, kjo ishte pasojë e një arrogance eurocentriste dhe përpjekjeve të pakoordinuara për të mbrojtur firmat lokale. Megjithëse krerët e shteteve dhe qeverive kishin dijeni për virusin që në fund të dhjetorit, ai u injorua për një kohë të gjatë si ?një problem aziatik”. Gjithçka që Singapori e bëri ashtu si duhet ? mbylljen e hershme të kufijve, teste të zgjeruara dhe ndjekjen e kontakteve për izolim -vendet europiane e bënë gabim. Le të marrim si shembull Austrinë. Fluturimet nga Kina, Irani dhe Italia u ndaluan vetëm më 9 mars. Frika se do të dëmtohet ekonomia lokale për shkak të ndalimit të udhëtimit bëri që qeveria të merrte vonë masa rigoroze.
Një nga qendrat e shpërthimit të pandemisë në Europë, Iscgl në Austri kishte nevojë për 8 ditë gjithsej për të reaguar ndaj rasteve të konfirmuara të turistëve me Corona nga Islanda dhe të mbyllte baret, liftet e skive e hotelet. Pastaj me nxitim dhe pa i testuar më parë të gjithë turistët u nisën në shtëpi, duke e shpërndarë virusin në të gjithë Europën. Kapacitetet e testimit të europianëve janë të pakta, megjithëse qeveritë kishin jo pak kohë për t’u përgatitur. Madje as personeli mjekësor nuk ka qasje të mjaftueshme në teste, dhe kjo shkakton një tjetër mungesë, atë të mungesës së mjekëve dhe infermierëve, që duhet të futen në karantinë, e të presin me ditë rezultatet e testeve të tyre.
Liria personale bie viktimë
Një ndjekje e kontakteve si në Singapor është e papërfytyrueshme në Europë. Shansi për të zhvilluar diçka të përfafërt nuk u përdor. Në vend të kësaj qeveritë kanë marrë masat më të rrepta për lirinë personale që nga Lufta e Dytë Botërore. Në vend të identifikojnë kush është i infektuar, dhe të izolojnë këta persona në mënyrë efektive, qytetarët janë futur në një gjysmë izolim të paefektshëm. Sepse ende ka shumë pika kontakti që mundësojnë transmentimin e virusit, e nuk ke mundësi të identifikosh kush është i infektuar. Në të njëjtën kohë liria personale reduktohet në një minimum, ekonomia është paralizuar, operatorët e celularëve i japin të dhënat e lëvizjeve tek autoritetet, ndryshe nga sa u premtua në rregulloren bazë të të dhënave të BE.
E ardhmja
Kjo krizë nuk është vetëm krizë shëndetësore, por edhe e mënyrës se si veprojmë ne me të, që nga reagimi i vonuar deri tek efektet personale. Pritshmëria jonë ndaj krerëve politikë është që ata të sigurojnë si shëndetin ashtu edhe lirinë tonë. Kur kjo krizë të kalojë duhet të analizojmë, se pse shkoi puna kaq larg dhe çfarë mund të mësojmë nga Singapori.
Christina zur Nedden është gazetare me profesion të lirë. Në shkurt ajo ka qenë në Singapor, e tani ndodhet në Vjenë./ DW
Nga Jeffrey Kluger “Time”Ndërsa pandemia e koronavirusit, va...
Gjatë Mesjetës së vonë, jeniçerët ishin forca më e fuqishme ...
Egoistë. Budallenj. Të rrezikshëm. Të ligj. Këto janë fjalët...
Ministrat e jashtëm të Bashkimi Evropian, çelën të martën dr...
Nga James Jay Carafano “National Interest”Herët a vonë, bota...
Bashkë me fatkeqësitë natyrore, sëmundjet infektive janë ndë...
Nga Ross Clark “The Spectator”* A ka diçka të veçantë në të ...
Nga Stephen E.Nash “Sapiens”* Bota gjendet sot nën kthetrat ...
Nga Ferdinando Giugliano “Bloomberg View”* Italia po e përsh...
Që Ballkani Perëndimor si kopshti i brendshëm i Europës të j...
Koronavirusi, ka detyruar miliarda njerëz të izolohen në sht...
Rritja dramatike e numrit personave të infektuar me koronavi...
Nga Johann Fortwengel “The Conversation”* Vetëdija se jeta j...
Nga Annalisa Chirico “Il Foglio”* Jan Bremer ndodhej prej nj...
Nga António Guterres “Corriere Della Sera”Shqetësimi i shkak...
Është e mërkura e datës 14 prill 1943. Një mbrëmje pranveror...
Në shekullin e XVII-të, ndodhi spekulimi i parë i madh tregt...
Vitamina C është një ilaç i zakonshëm, për të cilin disa nje...
Nga Jochen Bittner “The New York Times”* Evropa mund të jetë...
Gjermania është një nga vendet që po përmbys shanset e mbije...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...