Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Nga Jeffrey Kluger ?Time?
Ndërsa pandemia e koronavirusit, vazhdon që të përhapet me shpejtësi nëpër botë, një pandemi emocionale po e pason po aq shpejt virusin. Kur e gjithë bota po kalon një emergjencë të rëndë shëndetësore, është shumë e vështirë për mendjen e njeriut që ta përballojë këtë situatë.
Gjithnjë e më shumë, mjekët po raportojnë përhapjen e dëshpërimit, shqetësimit dhe depresionit në mesin e pacientëve të tyre, sidomos tek ata që vuajnë tashmë nga një formë e çrregullimit të ankthit. Edhe para se mbërrinte COVID-19, SHBA-ja ishte një vend me një ankth të madh klinik në mesin e popullatës.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor, pak më shumë se 19 për qind e të gjithë të rriturve amerikanë, pësojnë të paktën një çrregullim ankthi gjatë 1 viti. Edicioni i pestë i ?Manualit Diagnostik dhe Statistikor?, që është ?Bibla? e profesionistëve të shëndetit mendor, rendit disa lloje ankthesh dhe kushtesh të ndërlidhura mes tyre.
Jo të gjithë ka të ngjarë të preken veçanërisht nga pandemia e COVID-19, por një numër po, sidomos ata që vuajnë nga çrregullimi obsesiv-kompulsiv (OCD), çrregullimi i ankthit të përgjithshëm, çrregullimi i ankthit shoqëror, agorafobia, çrregullimi akut i stresit, dhe çrregullimi i ankthit për shkak të ndarjes sociale.
Duke pasur parasysh që shumë zyrtarë në të gjithë botën, i kanë dhënë qytetarëve të qëndrojnë të paktën 2 metra larg njëri-tjetrit, çregullimi i fundit i ankthit priret të shfaqet më shpesh. Është ende shumë herët të dihet se në ç?masë janë në rritje çrregullimet e ankthit.
Por fakt është që mjekët po raportojnë rritjen e ankthit tek pacientët ekzistues. ?Ne po shohim që klientët tanë janë më të prirur drejt ankthit, depresionit, apo OCD, me më shumë simptoma të përjetuara?-thotë psikologia Stefani Shugar me banim në Manhatan, Nju Jork.
?Unë po vërej shumë zhgënjim tek pacientëve të mi?-thotë psikologu nga Çiikago, Patrik McGrath, drejtues i ?NOCD?, një uebsajt që ofron trajtim në internet për njerëzit që vuajnë nga OCD. ?Dikush që vuan nga çrregullimi i ankthit social do të thotë:Unë isha në mes të kurimit, sapo kisha nisur të dilja dhe takoja njerëz, dhe kjo situatë po më rikthen aty ku isha?.
Ndërsa kjo lloj dukurie quhet çrregullim i ankthit të përgjithshëm (GAD), ajo përfshin një reagim patologjik ndaj sfidave të përditshme si shqetësimet për të ardhurat, punën dhe prindërit. ?Shqetësimi është:Si do t?i paguaj tani faturat? Po sikur ta humb punën? Po sikur të humbas makinën??- thotë Mekgrath.
Edhe njerëzit që jetojnë me çrregullimin e stresit post-traumatik (PTSD), po ndiejnë ndikimin
e pandemisë së koronavirusit. Pacientët me PTSD, përjetojnë një lloj ankthi kronik mbi një kërcënim vdekjeprurës nga COVID-19, që mund të jetë shumë më i forte, sesa mund ta përballojnë ata.
Për më tepër, distancimi social u mohon pacientëve me PTSD, një nga strategjitë e tyre më efektive terapeutike:shoqërimin me të tjerët. Shkëputja nga familja, miqtë, marrëdhëniet e tjera dhe aktivitetet e mëparshme të këndshme, janë të gjitha shenjat e PTSD, thotë Klinika Majo.
?Pacientët me PTSD mund të izolohen, por deri dje kishte njerëz që shkonin dhe i kontrollonin. Sot askush nuk u troket në derë?- thotë Mekgrath.
Njerëzit me OCD, mund të jenë më të ndjeshëm ndaj ndikimit të një epidemie virale. Ky lloj ç?rregullimi sjell ankth mbi mikrobet, sëmundjet dhe ndërveprimet shoqërore.Ai është shumë më i vështirë për t?u menaxhuar, kur bota të thotë:E di çfarë? Tani është koha ta ndjesh vërtet atë frikë.
?Situata e koronavirusit, është e tmerrshme për disa njerëz. Një element thelbësor i OCD është intoleranca ndaj pasigurisë. Është e vështirë ta dish se cilat burime të lajmeve duhet që t?u besosh?- thotë Shugar. Faqja ?NOCD? e Mekgrath, është një tregues kryesor i efektit që po sjell pandemia, të paktën në SHBA.
?Ne po trajtojmë aktualisht 200 pacientë në seanca individuale. Por faqja ka një mori mesazhesh, dhe 300 njerëz janë regjistruar në ditë vetëm gjatë javës së kaluar?-shton ai. Të tjera shërbime psikoterapike telemjekësore si ?BetterHelp? dhe ?Talkspace?, po vërejnë një prirje të ngjashme.
?Talkspace, ka parë një tronditje të madhe tek njerëzit që kërkojnë terapi, si tek pacientët e rinj, ashtu edhe për ata që rikthehen?- shkroi një zëdhënës i kompanisë në një email për ?Time. Që nga mesi i muajit shkurt, numri i përdoruesve të ?Talkspace? është rritur rreth 65 për qind.
Strategjitë e zakonshme për administrimin e çrregullimeve të ankthit në përgjithësi, dhe në veçanti të OCD, nuk funksionojnë në mesin e pandemisë, kur larja e duarve dhe shmangia e turmave, janë dy shtyllat kryesore të kontrollit të përhapjes së virusit.
Por një mjet tjetër, që mund të përdoret në mënyrë agresive dhe që tani përfshin pacientët që shkruajnë ?skenarin? e tyre të frikës, dhe që lexojnë rregullisht ato që kanë shkruar. Në rastin e koronavirusit, mund të duket jashtëzakonisht kundërintuitive për pacientin GAD që të shkruajë fjalët:Po, unë jam gati të humbas punën time dhe shtëpinë time, apo për të sëmurin me OCD të shkruaj ?E kam marrë virusin nga arkëtarja, që më dha kurusin në market, dhe unë e infektova edhe gjyshen time?.
Por leximi i këtyre fjalëve disa herë në ditë, mund t?u heqë atyre fuqinë që kanë. ?Ato fjalë janë shumë brutale për t?u shkruar, ndaj janë jashtëzakonisht të efektshme si një terapi?- thotë Shugar. Mendja njerëzore nuk është objektivi kryesor i virusit, por mund të jetë një viktimë anësore e tij. Dhe ashtu si të gjitha viktimat e kësaj krize – bizneset në vështirësi, ekonomia në tërësi dhe shkollat e mbyllura – mund ta rimarrë veten./CNA.al
Gjatë Mesjetës së vonë, jeniçerët ishin forca më e fuqishme ...
Egoistë. Budallenj. Të rrezikshëm. Të ligj. Këto janë fjalët...
Ministrat e jashtëm të Bashkimi Evropian, çelën të martën dr...
Nga James Jay Carafano “National Interest”Herët a vonë, bota...
Bashkë me fatkeqësitë natyrore, sëmundjet infektive janë ndë...
Nga Ross Clark “The Spectator”* A ka diçka të veçantë në të ...
Nga Stephen E.Nash “Sapiens”* Bota gjendet sot nën kthetrat ...
Nga Ferdinando Giugliano “Bloomberg View”* Italia po e përsh...
Që Ballkani Perëndimor si kopshti i brendshëm i Europës të j...
Koronavirusi, ka detyruar miliarda njerëz të izolohen në sht...
Rritja dramatike e numrit personave të infektuar me koronavi...
Nga Johann Fortwengel “The Conversation”* Vetëdija se jeta j...
Nga Annalisa Chirico “Il Foglio”* Jan Bremer ndodhej prej nj...
Nga António Guterres “Corriere Della Sera”Shqetësimi i shkak...
Është e mërkura e datës 14 prill 1943. Një mbrëmje pranveror...
Në shekullin e XVII-të, ndodhi spekulimi i parë i madh tregt...
Vitamina C është një ilaç i zakonshëm, për të cilin disa nje...
Nga Jochen Bittner “The New York Times”* Evropa mund të jetë...
Gjermania është një nga vendet që po përmbys shanset e mbije...
Çfarë do të thotë që raporti i përhapjes duhet të zbresë nga...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...