Shtëpi me kredi, dy makina dhe mijëra euro borxh prindërve/ Prokurori Arben Sharra përballet me Vettingun
Prokurori i Durrësit, Arben Sharra, përballet nesër me...
Helidon Bendo që prej rreth pesë vitesh drejton Shërbimin Informativ Shtetëror.
Bendo shkoi në krye të SHISH, pas shkarkimit të Visho Ajazit. Ishte Kryeministri Edi Rama, që e propozoi për të udhëhequr SHISH-in, ndërkohë që ai ishte pjesë e tij.
SHISH, institucioni që drejton Bendo, dyshohet se është bërë pjesë e skandalit për pajisjen me certifikatë sigurie për Xhuljana Dumanin, motrën e vrasësit serial Nuredin Dumani.
Nga SHISH deri më tani nuk ka pasur një reagim për këtë skandal, nëse është pyetur apo jo nga DSIK, mbi Xhuljana Dumanin.
Po kush është Helidon Bendo që drejton SHISH-in, që ka për detyrë të ruajë sigurinë kombëtare?
Kreu i SHISH është prezantuar dhe emëruar me emrin Helidon Bendo. Por ai ka dhe një emër të dytë. Identiteti i tij i dytë është Johan Bendo.
Kështu ka deklaruar Bendo në formularët e dekriminalizimit.
Në formular ai shkruan se Johan është emri i pagëzimit dhe se këtë emër e ka përdorur gjatë qëndrimit të tij në Greqi nga korriku i 1991-shit deri në nëntor 1993 si emigrant.
Nga ana tjetër, kreu i SHISH, Helidon Bendo, sa i përket pasurisë ndjek nga pas gjyqtarët, prokurorët dhe politikanët.
CNA.al ka bërë një vëzhgim të pasurisë së kreut të SHISH, nga viti 2006 deri në vitin 2020, sipas të dhënave të "Open Spending Albania".
Në deklaratën fillestare të vitit 2006 ai thotë se posedon një shtëpi dykatëshe me sipërfaqe ndërtimi 130 m2 dhe të truallit me sipërfaqe 514 m2. Shtëpia që ka vlerën 4 200 000 lekë, është ndërtuar në vitin 2003.
Gjithashtu ai deklaron se ka edhe një kredi 1 200 000 lekë për përfundim punimesh të ndërtimit të një banese në Korçë.
Në vitin 2007 ai deklaron pagat dhe blerjen e një bono thesari në vlerë 500 000 lekë me afat maturimi 12-mujor nga bashkëshortja.
Ndërsa në vitin 2008 e ka shtuar pasurinë me një apartament banimi me sipërfaqe 105.9 m2 në Tiranë, me vlerë 8 500 000 lekë.
Në vitin 2010 ka përfituar 5 500 000 lekë nga shitja me kontratë noteriale e datës 31.03.10 e banesës në Turan, rrethi Korçë. Gjithashtu rezulton se ka një detyrim prej 1 400 eurosh si tarifë për studime Master të Nivelit të Dytë në “Studime mbi Sigurinë” pranë Universitetit UFO, tarifë e cila do të shlyhet brenda vitit 2011.
Në vitin 2011 nuk ka shtuar pasuri, ndërsa në vitin 2012, zonja Bendo ka marrë një kredi me principal 400 000 lekë, me qëllim mobilim shtëpie.
Në vitet 2013, 2014 dhe 2015 nuk ka shtim të pasurisë së paluajtshme, ndërsa në vitin 2016 ka përfituar në formë trashëgimie, një të tretën pjesë të pasurisë prej 10 141 m2 tokë arë në rrethin Korçë e ndarë në katër ngastra si dhe (një e treta) e një shtëpie dykatëshe në Korçë (fshat) me sipërfaqe kati prej 110 m2 , sipërfaqe totale me oborr 265 m2 e hipotekuar.
Në të njëjtin vit, bashkëshortët Bendo kanë paguar 10 000 euro ndaj një shoqërie ndërtuese, sipas Kontratës së Porosisë së datës 23.05.2016 për apartament tip garsionere me sipërfaqe 32.9 m2, sipërfaqe e përbashkët 6.1 m2, sipërfaqe totale 39 m2 në Ishullin Shëngjin, Lezhë.
Të ardhurat, sipas Bendos, janë formuar nga kursime familjare, nga kthimi i huasë prej 1 500 eurosh dhe nga dhënia e një sipërfaqeje toke kompanisë së ndërtimit të Gazsjellësit TAP.
Ndërsa në vitin 2017 ka deklaruar të ardhurat e tij nga puna dhe të ardhurat e bashkëshortes me vlerë 357 000 lekë nga paga dhe shpërblime si asistente drejtuese operacionesh në BKT, periudha janar-prill 2017, të ardhura neto me vlerë 1 020 000 lekë nga paga dhe shpërblime si përgjegjëse operacionale pranë "FED Invest sh.p.k.", periudha janar-maj 2017, të ardhura neto me vlerë 38 093 lekë nga interesat e Bonove të Thesarit me maturim 1-vjeçar, me vlerë 2 000 000 lekë dhe datë emetimi 11.05.2017.
Në vitin 2018 nuk ka shtim të pasurisë, ndërsa në vitin 2019, deklaron shtesa në llogaritë bankare dhe të ardhurat nga puna e tij dhe e bashkëshortes.
Edhe në deklaratën e pasurisë të vitit 2020, nuk ka shtuar patundshmëri, përveçse, një transaksion financiar, bono thesari në emër të bashkëshortes me vlerë 1 850 000 lekë./CNA.al
Prokurori i Durrësit, Arben Sharra, përballet nesër me...
Me 21 mars 2022, Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga ...
Kuvendi i Shqipërisë votoi me 4 qershor Bajram Bega...
Alqi Kushi, drejtori i përgjithshëm në Ministrinë e Ar...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deri më tani ka fir...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin ...
Irena Gjoka, kryetarja e Gjykatës së Posaçme të Shkall...
Komisioni i Pavarur i Apelimit ka rikonfirmuar në dety...
Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e ish-gjyqtari...
Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Enkela Vlora (Bajo), u pë...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rikonfirmuar në ...
Seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit p...
Ditën e martë, më datë 07.06.2022, ora 10:00, do të gjykoh...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja është marrë e pand...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur rikonfi...
Vettingu vazhdon, ndonëse me ritme të ngadalta. Të pak...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Gjyqtari Emiljano Ruli i Gjykatës Administrative të Tiranës ...
Gjyqtari i Gjirokastrës, Guximtar Boçi, është shkarkuar nga ...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter ka godit...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...