Orterqet e dëborës bllokojnë zonën e Bogës dhe të Thethit/ Ja cilët rrugë janë të kalueshme
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar në lidhje me situa...

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një panoramë mbi situatën e përmbytjeve pas reshjeve të pandërprera të shiut dhe borës.
Sipas MM-së, niveli i lumenjve është nën nivelin kritik, duke mos paraqitur problem për përmbytje në pjesën më të madhe të tyre dhe hidrovoret janë gadishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë dhe nuk paraqesin problem për përmbytje.
Për sa i përket furnizimit me energji, ka problematika vetëm ne disa zona rurale te qarqeve Tirane, Elbasan, Kukës dhe Shkodër.
Situata
I gjithë territori i vendit vijon të jetë Iipërfshirë nga reshje shiu si dhe reshje bore në relievet malore mbi 600 metër, por nga të gjitha raportime në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile nuk paraqiten problematika të theksuara.
Priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje mesatare. Reshjet priten të shoqërohen edhe me shtrëngata në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër.
Niveli i lumenjve është nën nivelin kritik, duke mos paraqitur problem për përmbytje në pjesën më të madhe të tyre.
Hidrovoret janë gadishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë dhe nuk paraqesin problem për përmbytje.
Sasia e reshjeve në basenin ujëmbledhës të Fierzës ditën e sotme janë 12 mm, Prurjet janë 1400 m3/s.
Sasia e reshjeve në basenin ujëmbledhës Koman-Vau i Dejës janë 15 mm, prurjet janë në Koman 650 m3/s dhe Vau i Dejës 200 m3/s.
Në kaskaden e Drinit vijojnë shkarkimet me 300 m3/s.
Ditën e sotme si pasojë e uljes se sasise se reshjeve në qarkun Lezhë, kemi shkarkime në Digën Ura e Fanit, me 80 m3/s.
Per sa i përket furnizimit me energji, ka problematika vetem ne disa zona rurale te qarqeve Tirane, Elbasan, Kukes dhe Shkoder. Nga forcat e OSHEE vijon puna pa ndërprerje për të rikthyer normalitetin.
Në qarkun e Shkodrës nuk ka zgjerim të hartës së sipërfaqes së raportuar të përmbytur një ditë më parë. Kalohet me mjete të larta vetëm rruga e Obotit, ku ka prani uji.
Më qarkun e Lezhës total ka rreth 770 ha tokë bujqësore të përbytur, në ish kënetën e Toroviocës, njësia administrative Balldren, në ish kënetën Spiten –Tresh Bashkia Lezhe, në njësinë adminstative Zejmen, në ish-kënetën Gjonëm, Bashkia Kurbin.
Në Malësinë e Madhe po punohet për zhbllokimin e aksit Bogë-Theth, të bllokuar për shkak të rënies së orteqeve në vendin e quajtur “Tynelet Panoramike”.
Në të gjitha akse rrugore që kanë problematika në rreshqitjen e dherave renien e gurve apo dëmtimet e trupit të rrugës , nga forcat e ARRSH dhe të bashkive po punojnë për pastrimin dhe riparimin e tyre.
Pa probleme të theksuara paraqitet situata në qarkun e Kukësit, ku gjatë ditës së djeshme kemi pasur reshje bore me trashësi 10-15 cm, rrugët nacionale jane të hapura dhe qarkullohet normalisht. Punonjësit e emergjencave dhe firmat kontraktore jane ne terren dhe në gatishmëri.
Në qarkun e Gjirokastrës, në Bashkinë Këlcyrë, në lagjen Kalemaj, fshati Katundishtë, njësia admnistrative Deshnicë, ka rrëshqitje dhe fundosje të tokës nga baza rreth 1 m, në një sipërfaqe rreth 2 ha. Brenda kësaj sipërfaqe përfshihen 4 banesa dhe 4 stalla bagëtish. Në vendngjarje ka shkuar një grup pune për konstatimin e dëmeve. Banorët janë evakuar nga banesat dhe janë strehuar tek të afërmit e tyre.
Në qarkun Korcës ka pasur reshje bore trashesia e se ciles është 10-25 cm. Të gjitha akset rrugore jane te hapura.
Në bashkinë Shkodër në fshatin Obot, njësia administrative Ana e Malit operuan 4 trupa me 1 mjet të kalueshmërisë së lartë.Situata e emergjences ne te gjithe territorin e RSH eshte nen kontroll, bashkëpunimi dhe angazhimi I të gjithë institucioneve dhe strukturave te sistemit të mbrojtjes civile eshte I larte.
Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Forcat e Armatosura,Policia e Shtetit do të vijojë të jetë në gatishmëri për çdo kërkesë nga pushteti vendor.
Gjithashtu përsërisim thirrjen që qytetarëve në zonat e rrezikuara të bëjnë kujdes me lëvizjet e tyre në orët në vijim, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të njoftojnë strukturat vendore në çdo rast nevoje./CNA.al
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar në lidhje me situa...
I gjithë vendi nga Veriu në Jug është “mbërthyer” nga moti...
Drejtori i Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado ka zbuluar se...
Territori shqiptar mbetet nën ndikimin e masave ajore me o...
Shqiptarët janë pyetur me anë të një sondazhi nëse do ta p...
Vetëm 59.3% e shqiptarëve mendojnë se të moshuarit nuk...
Fundjava pritet të jetë në ndikimin e kushteve atmosfe...
Kisha Ortodokse Autoqefale ka bërë një ankesë ndaj gazetar...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mbi situatën e rrug...
Reshjet e dëborës gjatë natës kanë bllokuar rrugën e Arbri...
Gjatë dimrit, shumë turistë shijojnë rrezet e diellit në p...
Drejtori i Drejtorisë së Gatishmërisë Emergjente, Robert H...
Vlerat e ulëta barike do të vijojnë të dominojnë në vendin...
Prej ditësh, moti i keq ka përfshirë territorin shqipt...
Drejtoria e Përgjithshme detare ka njoftuar se ka nisur lë...
Reshjet e shiut kanë vazhduar gjatë natës deri në orët e p...
"Ist der Winter warm, wird der Bauer arm". Nëse dimri ësht...
Shqipëria mbetet nën mbizotërimin e vranësirave dhe sh...
Bashkia e Shkodrës ka njoftuar për situatën e përmbytjeve ...
Reshjet e shiut dhe të dëborës në Bogë-Theth, kanë vazhdua...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...