"Rama jepe dorëheqjen"/ Diaspora proteston në Bruksel
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...

Popullsia e Shqipërisë po bie në mënyrë dramatike prej rënies së shpejtë të lindjeve.
Të dhënat e sotme të INSTAT tregojnë se numri i bebeve të lindura në 6-mujorin e parë ishte 12.7% më i ulët në numër se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në 6-mujorin e parë 2023, ishin 10,283 lindje nga 11,781 në 6-mujorin e parë 2022.
Megjithatë shtesa natyrore ishte pozitive, pasi vdekjet ishin më të ulëta se në 6-mujorin e parë.
INSTAT raportoi se shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e dytë 2023 rezulton pozitive, duke regjistruar 465 lindje më shumë se sa vdekje.
Numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2023 është 5.119, duke shënuar rënie me 8,2%, krahasuar me tremujorin e dytë 2022.
Numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2023 është 4.654, duke shënuar një rënie prej 8,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2022
Në tremujorin e dytë 2023, pesë qarqe të vendit regjistrojnë shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në shtatë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative.
Në tremujorin e dytë 2023, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 699 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 184 vdekje më shumë se sa lindje.
Lindjet në rënie të shpejtë
Në tremujorin e dytë 2023, një qark i vendit shënon rritje të numrit të lindjeve, ndërsa njëmbëdhjetë qarqe të tjera shënojnë ulje, në krahasim me tremujorin e dytë 2022.
Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 1.846 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 84 lindje.
Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë 2023, krahasuar me tremujorin e dytë 2022 e ka qarku i Vlorës me 2,4 %, ndërsa rënien më madhe e ka qarku i Beratit me 19,2 %.
Vdekjet frenohen me kalimin e pandemisë
Në tremujorin e dytë 2023, 11 qarqe të vendit shënojnë ulje të numrit të vdekjeve, ndërsa një qark shënon rritje, në krahasim me tremujorin e dytë 2022.
Qarku me numrin të ulët të vdekjeve është Kukësi me 97 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.147 vdekje.
Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë tremujorit të dytë 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 e zë qarku i Durrësit me rënie prej 17,6 %./Revista Monitor





Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qënd...
Rritja e fëmijës nuk mund të realizohet në formën e saj më...
Ditën e sotme parashikohet mot me kthjellime dhe vranësira...
Prindër, edukatorë, mësues, mos i trajtoni fëmijët të dife...
Vendi ynë këtë të mërkurë do të ndikohet nga kushte të qën...
Ndotja e ajrit po ndihmon në rritjen e rezistencës ndaj an...
Stërvitjet për humbje peshe mund të zvogëlojnë rrezikun e ...
Organizata evropiane që monitoron klimën e ka bërë zyrtare...
Këtë të martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndr...
Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga k...
Këtë të hënë Shqipëria do të jetë nën dominimin e masave a...
Këtë të dielë priten reshje intensive në qarqet Durrës, Ti...
Fëmijës që sapo është bërë vëlla apo motër e madhe, mos i ...
Vendi ynë të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike. Mo...
Me ardhjen e stinës së verës, rritet edhe numri i zjarreve...
Këtë të premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të...
Frikën e parë që njeh e konkretizon sapo vjen në jetë njer...
Këtë të enjte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin ...
Një pilulë vrasëse e kancerit qw mendohet se asgjëson tumo...
Edhe për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë në...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...