Ndërtimi i kullës në Tiranë/ Berisha: Shpifje të Ymer Bazes dhe Karlo Bollinos
Ish-kryeministri Sali Berisha ëshë shprehur se akuzat siku...

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa është shprehur se Këshilli i Ministrave, kërkesës së saj që qeveria shqiptare të tregojë komunikmet zyrtare me UNESCO-n, i është përgjigjur me një copë letër me shkrim dore, pa firmë, pa vulë, pa protokoll, pa datë, duke treguar në këtë mënyrë mungesë serioziteti.
Gjatë një deklarate për mediat, Zhupa deklaroi se kjo letër i është dërguar Gjykatës Kushtetuese ku thuhet se “Kërkesa mbi komente për draft ligjin është bërë me email. Ky email nuk gjendet për shkak të mbylljes së llogarive të punonjësve pas largimeve nga puna”.
Deputetja thotë se kjo është një përpjekje për të fshehur informacion pasi edhe nëse ka funksionarë publikë të larguar, emailiet e të cilëve të jenë mbyllur, sërish përmbajtja e tyre mund të gjenerohet nga sistemi gov.al që administrohet dhe ruhet nga AKSHI.
“Siç jeni në dijeni, gjatë gjykimit kushtetues, si deputete e Partisë Demokratike, unë kam kërkuar të marr të gjitha komunikimet me UNESCO të qeverisë shqiptare. Butrinti është pasuri botërore UNESCO dhe njoftimi dhe rekomandimet e tyre janë detyra shtetërore.
Për të treguar mungesën e seriozitetit të Këshillit të Ministrave, dhe gjendjen katastrofale me të cilën punojnë sot, do kërkoj vëmendjen e publikut për një nga “dokumentat” e sjella nga Këshilli i Ministrave.
Është pikërisht kjo, një copë letër me shkrim dore, pa firmë, pa vulë, pa protokoll, pa datë, siç mund ta shikoni. Kjo copë letër i sillet Gjykatës Kushtetuese, nivelit gjyqësor më të lartë në Republikën e Shqipëerisë dhe shkruan:
“Kërkesa mbi komente për draft ligjin është bërë me email. Ky email nuk gjendet për shkak të mbylljes së llogarive të punonjësve pas largimeve nga puna”.
Kjo copë letër, që si duket është sjellë nga pakujdesia prej Këshillit të Ministrave ose nga çmenduria e një administratë që nuk kupton rëndësinë e procesit kushtetues, nuk kupton rëndësinë e Unesco-s, rëndësin? e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, dhe rëndësinë e palëve si Presidenti, Deputetët, KLSH, Avokat i Popullit.
Kjo copë letër “zyrtare” tregon mungesën e seriozitetit të sistemit qeverisës së shtetit, trajtimin aspak profesional të komunikimeve shtetërore zyrtare me organizmat ndërkombëtarë, por dhe humbjen e dokumentave zyrtare, mospasjen e informacioneve të sakta nga UNESCO.
Nga ana tjetër një përpjekje më shumë për të fshehur informacion. Kjo sepse edhe sikur llogaritë e emailit të personave, ish funksionarë publikë të larguar, të jenë mbyllur, sërish përmbajtja e tyre mund të gjenerohet nga sistemi gov.al që administrohet, ruhet nga AKSHI. Janë dhënë miliona euro për qeverisjen dhe sistemet elektronike që në fund të humbnim komunikimet zyrtare me UNESCO?!
Një meme e gatshme e mënyrës si funksionon qeveria shqiptare, dhe nj? rrethanë apsak e këndshme, del në pah përpara Gjykatës Kushtetuese dhe opinionit publik mangësitë që kemi nga informacionet e paraqitura nga qeveria në lidhje me gjithë praktikën e ndjekur për të dhënë me koncesion Butrintit për 10 vjet.
Për Butrintin po fshihet e vërteta sepse çdo gjë është kundër atyre që e kanë dhënë dhe atyre që e kanë marrë. Si bashkëpunëtore në krim qeveria nuk sjell dokumentat zyrtare, kurse AADF nuk vjen si palë në procesin gjyqësor. Por t? jenë të sigurt që çdo marifet nuk i shpëton dot nga antikushtetueshmëria.”-deklaroi Zhupa.CNA
Ish-kryeministri Sali Berisha ëshë shprehur se akuzat siku...
Ish-kryeministri Sali Berisha iu është përgjigjur "shigjet...
Komisioni Rregullator miratoi këtë të hënë me 3 vota pro d...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka ripërsëritu...
Prej disa ditësh, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka artiku...
Më 28 korrik u raportua zhvillimi i operacionit “Metamorfo...
Ish-deputeti Lefter Maliqi paralajmëron se do të bëjë ...
Të premten, ish-kryeministri Sali Berisha gjatë konferencë...
CNA raportoi dy ditë më parë se ish-kandidati për kryetar ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përg...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar p...
Këtë të premte ka filluar të zvogëlohet me 25% të tjera pr...
Këtë të premte, Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka mbajtur një takim ...
Partia Demokratike ka denoncuar këtë të enjte koncesionin ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur akuza të forta nd...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe familjarët e tij...
Partia Demokratike ka ngritur sërish akuza për aferën në i...
Që prej 1 gushtit, shërbimi për kartat e identitetit ose p...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...