Krimi që ka ndodhur me protestën
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia, familja. K...
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia, familja. K...

Viti 2025 e gjeti Shqipërinë në një kalendar diplomatik të ngjeshur, me disa samite të zhvilluara dhe me pjesëmarrje të qeverisë shqiptare në tryeza të rëndësishme jashtë vendit.
Në janar 2025, qeveria shqiptare u ul në një nga tryezat më të mëdha globale të politikës dhe ekonomisë. Më 22 janar, Kryeministri Edi Rama ishte në Davos, në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror, ku pjesë e diskutimeve ku u angazhua ishin turizmi dhe sfida e balancimit mes rritjes së investimeve dhe ruajtjes së natyrës.
Pak javë më pas, më 14–16 shkurt, Rama mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku ishte panelist në dy tryeza. Paneli i parë për “rrugët dhe pengesat drejt paqes së qëndrueshme në Lindjen e Mesme” dhe një tjetër për “zgjerimin e BE-së”, krah emrave të nivelit të lartë europian dhe rajonal. Kjo pjesëmarrje shënoi tonin e vitit: Shqipëria kërkoi të flasë njëkohësisht për sigurinë si vend i NATO-s dhe për integrimin, duke i lidhur të dyja me stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
Më tej fokusi u zhvendos në Tiranë, pasi ishte vendi pritës për Samitin e 6-të të Komunitetit Politik Europian, më 16 maj 2025. Ky ishte samiti i parë i Komunitetit Politik Europian i zhvilluar në Ballkanin Perëndimor dhe u organizua nën moton “Europë e Re në në një botë të re”, me pjesëmarrjen e liderëve europianë në nivel krerësh shtetesh e qeverish. Në këtë samit, tematikat kryesore të tryezës europiane ishin lufta në Ukrainë, siguria e kontinentit, mbrojtja e demokracive nga kërcënimet hibride, energjia, migracioni dhe sfidat ekonomike, të cilat u sollën në Tiranë si pjesë e një Europe që po ripërcakton veten.
Në dimensionin politik, në hapje dhe në komunikimet zyrtare të institucioneve europiane, u theksua mesazhi i kohezionit dhe nevoja për përgjigje të përbashkëta ndaj krizave. Në fjalën e tij të hapjes, Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, e trajtoi EPC-në si hapësirë ku Europa koordinon reagimin ndaj sfidave të reja të sigurisë dhe stabilitetit. Ndërkohë, samiti u shoqërua edhe me akte bashkëpunimi në Tiranë, përfshirë nisma që lidhnin diplomacinë me inovacionin dhe arsimin.
Më 11 qershor, Shqipëria mori pjesë në Samitin Ukrainë–Europa Juglindore, në Odesa, ku vendet e rajonit rikonfirmuan mbështetjen politike për Ukrainën dhe qëndrimin ndaj agresionit rus, nëpërmjet një deklarate të përbashkët që synonte të konsolidonte frontin diplomatik të Europës Juglindore me Kievin. Ky samit shërbeu si urë mes diskutimeve europiane të Tiranës dhe agjendës së NATO-s, sepse në terren po bëhej gjithnjë e më e qartë se siguria europiane, energjia, migracioni dhe stabiliteti rajonal po lidhen në një paketë të vetme politike.
Vetëm pak ditë më pas, më 16 qershor, Tirana priti Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, një nga formatet kryesore të koordinimit politik në rajon.
Mesazhi kryesor i këtij samiti ishte se bashkëpunimi rajonal duhet të dalë nga retorika dhe të kthehet në rezultate konkrete për qytetarët. Ky samit e lidhi më fort logjikën e integrimit europian me projektet që prekin ekonominë reale. Lehtësimin e tregtisë, qarkullimin, standardet dhe zbatimin e nismave që e bëjnë rajonin më funksional dhe më të afërt me tregun europian. Kjo ishte edhe pika ku në mënyrë më të qartë u përmend nevoja që instrumentet e reja të BE-së për rajonin, si Plani i Rritjes, të shoqërohen me zbatim.
Një ndër samitet më të rëndësishme ku Shqipëria mori pjesë ishte ai i NATO-s në Hagë, më 24–25 qershor. Shqipëria u përfaqësua nga një delegacion i kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, ministri i kohës për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Arben Kingji, dhe zyrtarë të tjerë.
Në planin e vendimmarrjes, samiti u mbyll me Deklaratën e Hagës, ku vendet aleate riafirmuan linjën e përbashkët të mbrojtjes dhe angazhimet për fuqizimin e kapaciteteve, përfshirë objektiva ambiciozë të investimeve në mbrojtje dhe aftësi. Tirana e pozicionoi veten si vend që synon të ecë me standardet e NATO-s dhe të rrisë profilin e vet në arkitekturën e sigurisë euroatlantike.
Në vjeshtë, Shqipëria u rikthye sërish në rolin e vendit pritës me Brdo–Brijuni, i mbajtur në Durrës dhe i zhvilluar në nivel presidencial. Në Deklaratën e Përbashkët të këtij procesi, liderët nënvizuan integrimin europian, bashkëpunim rajonal dhe sundim ligji, duke folur për nevojën e ruajtjes së momentit në negociatat e anëtarësimit, qasjen e bazuar në meritë dhe rëndësinë e instrumenteve financiare të BE-së si Plani i Rritjes. Deklarata prek edhe temat që zakonisht prodhojnë peshë politike në rajon, punësimin e të rinjve, kërcënimet hibride, krimin e organizuar, sigurinë energjetike dhe reziliencën institucionale.
Më 2 tetor 2025, kryeministri Edi Rama mori pjesë në Samitin e 7-të të Komunitetit Politik Europian në Kopenhagen, nën mikpritjen e Danimarkës. Ky samit u zhvillua në një klimë ku Europa po diskutonte jo vetëm për Ukrainën, por edhe për ritmin e rritjes së kapaciteteve të mbrojtjes dhe autonominë strategjike. Në këtë frymë, edhe deklaratat publike të lidershipit danez në takime me Tiranën e lidhnin qartë Komunitetin Politik Europian me pritshmëritë për Samitin e NATO-s dhe rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, një vijë që reflektoi debatin europian të vitit.
Një nga stacionet kyçe të vjeshtës për diplomacinë rajonale ishte edhe Procesi i Berlinit, i zhvilluar më 22 tetor 2025 në Londër. Fokusi ishte sërish i njëjtë, nisur nga thellimi i bashkëpunimit rajonal, instrumentet për mobilitetin, ekonominë, energjinë, lidhshmërinë dhe një theks të fortë mbi zbatimin e angazhimeve të përbashkëta.
Më 21 nëntor 2025, Tirana priti një tjetër samit me peshë të drejtpërdrejtë në procesin e integrimit. Bëhet fjalë për takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos, kushtuar Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Sipas Komisionit Europian, në Tiranë u bë bilanci i progresit dy vjet pas miratimit të Planit, që mbështetet nga një paketë 6 miliardë euro dhe funksionon mbi parimin pagesa kundrejt reformave. Në këtë kuadër, u fol për reforma të ndërmarra dhe përfitime konkrete financiare të lëshuara gjatë 2025-s, si edhe për integrim gradual në tregun e përbashkët të BE-së.
Viti u mbyll me samitin më formal politik të marrëdhënies BE–Ballkani Perëndimor, më 17 dhjetor 2025 në Bruksel, i shoqëruar me Deklaratën e Brukselit.
Teksti i deklaratës riafirmon perspektivën e anëtarësimit për rajonin që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE, nënvizon kushtëzimin me reformat, shtetin e së drejtës, të drejtat themelore dhe rolin e shoqërisë civile, dhe e vendos zgjerimin si investim gjeostrategjik për paqe e siguri në kontinent, në një kohë kur lufta në Ukrainë dhe tensionet gjeopolitike e kanë rritur presionin e zgjerimit./CNA
Kryetari i PL, Ilir Meta, u ka uruar shqiptarëve Vitin e R...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Tulan...
Kryeministri Edi Rama iu drejtua qytetarëve me një mesazh ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë...
Përmes një VKM-je, Qeveria shqiptare ka vendosur të japë p...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka ndarë një qëndrim...
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ...
Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ka ndarë sot një ...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një ta...
Kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu ka ndarë sot një m...
Kryeministri Edi Rama në konferencën me gazetarët u pyet e...
Kryeministri Edi Rama, në konferencën tradicionale me gaze...
Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët për ndërt...
Kryeministri Edi Rama në konferencën me gazetarët është py...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, po zhvillon në selinë blu ...
Kryeministri Edi Rama, në përgjigjen e pyetjeve gjatë konf...
Kryeministri Edi Rama, në konferencën e sotme me gazetarët...
Kryeministri Edi Rama është pyetur në konferencën e fundvi...
Kryeministri Edi Rama teksa po u përgjigjej pyetjeve të ga...
Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazet...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...