Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...

Kryeministri Edi Rama iu drejtua qytetarëve me një mesazh në vigjilje të ndërrimit të viteve, duke theksuar se Shqipëria mbyll vitin me arritje të rëndësishme në procesin e integrimit europian dhe në transformimin e vendit.
Ja edhe një vit tjetër mbërriti tek dera për të dalë, duke e lënë Shqipërinë më lart, se në ditën kur hyri.
Gjatë rrugëtimit të këtij viti, shumica prej jush, në Shqipëri, Europë, gjetkë nëpër botë, e bekoi përpjekjen e përbashkët të dekadës së fundit, duke i dhënë qeverisë sonë, fuqinë e jashtëzakonshme të 83 mandateve.
Faleminderit edhe njëherë nga unë sot, për atë fuqi me të cilën falë jush, unë dhe të zgjedhurit tuaj do të bëjmë për Shqipërinë, në katër vitet e ardhshme, gjithçka duhet që ta ngremë flamurin tonë kombëtar, në oborrin e Shtëpisë së Bashkimit Europian.
Në fjalimin e tij, Rama u shpreh se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, duke e cilësuar dekadën e fundit si një periudhë ndryshimesh të thella në infrastrukturë, turizëm, energji, digjitalizim dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Ai nënvizoi se vendi renditet tashmë si “front-runner” në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, me negociatat e anëtarësimit të hapura në të gjitha kapitujt.
Në një dekadë kemi bërë çfarë nuk imagjinohej kur nisi numërimi i viteve tona në qeverisje.
Kemi bërë realitet një Shqipëri tjetër, ku këtë vit u mblodhën krejt udhëheqësit e Europës Demokratike, nga Parisi në Ankara, dhe nga Kievi në Londër për të diskutuar të nesërmen e kontinentit tonë.
Një Shqipëri tjetër, ku për 18 muaj do të mblidhen të gjithë udhëheqësit e NATO-s, për Samitin vjetor të Aleancës, që plot vende të tjera, të cilat kanë hyrë në NATO, kohë përpara nesh, ende s’e kanë patur privilegjin ta mikpresin, tha Rama.
Kryeministri vuri në dukje zhvillimin e infrastrukturës rrugore, rritjen e turizmit në të gjithë vendin, si dhe rolin e platformës e-Albania, e cila sipas tij u ka kursyer qytetarëve qindra milionë euro dhe mijëra vite pritje në sportele. Rama përmendi gjithashtu forcimin e mbrojtjes kibernetike dhe përparimet në sektorin energjetik, me synimin e arritjes së sovranitetit energjetik brenda këtij mandati.
Të gjithë këtë transformim, që vazhdon e do të vazhdojë pa ndalim, me kantiere të hapura e projekte të reja, drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian, nuk e solli koha siç thonë disa, nuk e sollën as alienët apo bandat siç bërtasin disa të fantaksur të tjerë, po e solli forca jonë qeverisëse, besimi juaj tek ne dhe besimi ynë i përbashkët tek Shqiperia, e solli puna pa orar e mijëra e mijëra njerëzve, e ministrisë, agjencive shtetërore dhe kompanive private, përpjekja e madhe në shumë frontet e betejës për Shqipërinë Europiane, ku të metat, dobësitë, gabimet apo edhe rrëshqitjet ose mëkatet e disave brenda nesh, nuk e zvogëlojnë dot kurrsesi përmasën historike të një transformimi të tillë.
Kjo është një Shqipëri tjetër, edhe falë kthimit të infrastrukturës digjitale nga një dorë kioskash me internet, në një shtyllë qeverisëse me maturitet të lartë, siç e vlerësojnë organizmat më prestigjozë ndërkombëtarë të fushës.
Të gjithë këtë transformim, që vazhdon e do të vazhdojë pa ndalim, me kantiere të hapura e projekte të reja, drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian, nuk e solli koha siç thonë disa, nuk e sollën as alienët apo bandat siç bërtasin disa të fantaksur të tjerë, po e solli forca jonë qeverisëse, besimi juaj tek ne dhe besimi ynë i përbashkët tek Shqiperia, e solli puna pa orar e mijëra e mijëra njerëzve, e ministrisë, agjencive shtetërore dhe kompanive private, përpjekja e madhe në shumë frontet e betejës për Shqipërinë Europiane, ku të metat, dobësitë, gabimet apo edhe rrëshqitjet ose mëkatet e disave brenda nesh, nuk e zvogëlojnë dot kurrsesi përmasën historike të një transformimi të tillë.
Kjo është një Shqipëri tjetër, edhe falë kthimit të infrastrukturës digjitale nga një dorë kioskash me internet, në një shtyllë qeverisëse me maturitet të lartë, siç e vlerësojnë organizmat më prestigjozë ndërkombëtarë të fushës.
Duke iu referuar mbështetjes së qytetarëve në zgjedhje, Rama falënderoi shqiptarët për besimin e dhënë dhe garantoi se reformat dhe projektet transformuese do të vijojnë pa ndalim. Ai theksoi se “koha e re e Shqipërisë nuk kthehet më mbrapsht” dhe se e ardhmja do të sjellë rezultate edhe më të mëdha për vendin.
Në mbyllje të mesazhit, Kryeministri uroi qytetarët kudo ku ndodhen për shëndet, mbarësi dhe një vit të ri sa më të begatë./CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë...
Përmes një VKM-je, Qeveria shqiptare ka vendosur të japë p...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka ndarë një qëndrim...
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ...
Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ka ndarë sot një ...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një ta...
Kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu ka ndarë sot një m...
Kryeministri Edi Rama në konferencën me gazetarët u pyet e...
Kryeministri Edi Rama, në konferencën tradicionale me gaze...
Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët për ndërt...
Kryeministri Edi Rama në konferencën me gazetarët është py...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, po zhvillon në selinë blu ...
Kryeministri Edi Rama, në përgjigjen e pyetjeve gjatë konf...
Kryeministri Edi Rama, në konferencën e sotme me gazetarët...
Kryeministri Edi Rama është pyetur në konferencën e fundvi...
Kryeministri Edi Rama teksa po u përgjigjej pyetjeve të ga...
Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazet...
Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit, është p...
Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për sektorin e Mbrojtj...
Në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...