Rama: SPAK-u, e vetmja pikë referimi e opozitës depresive për të goditur qeverinë
Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit, është p...

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët, është pyetur edhe për rastin "Balluku". Rama tha se as ai dhe askush tjetër nuk ka hyrë në përmbajtjen e rastit, por tha se kur kjo çështje shkon te pushteti legjislativ patjetër që duhet të shprehen pasi Këshilli i Mandateve nuk është zyrë noterie e prokurorisë.
Sa i përket dosjes së çuar në Këshillin e Mandateve nga SPAK-u për Ballukun, Rama deklaroi se po të ishte ai vetë pjesë e Këshillit do t’u thoshte të iknin dhe të ktheheshin me një dosje të përshtatshme për deputetët.
Kryeministri deklaroi se ato 16 mijë faqe të dosjes nuk janë produkt i hetimit, por është futur brenda gjithë arkivi i ministrisë.
Rama bëri me dije se USB-ja e dorëzuar nga SPAK-u në Kuvend nuk është tërhequr nga asnjë deputet socialist dhe as nga ministrja Balluku, për arsye që askush të mos thoshte se informacioni u nxor nga Kuvendi.
“Keni dëgjuar ndonjë fjalë avokatie për rastin konkret? Nuk besoj. As unë dhe askush tjetër nuk ka hyrë në përmbajtjen e rastit. Tani për momentin është në rrugën e pushtetit gjyqësor, të cilën Gjyqësori e ndjek pa pasur nevojë të ndalojë në derën tonë. Kur rasti vjen në derën tonë, të pushtetit legjislativ, atëherë pushteti legjislativ duhet të shprehet. Nuk është noter i prokurorisë. Këshilli i Mandateve nuk është zyrë noterie dhe Parlamenti nuk noterizon kërkesat që vijnë. I merr, i sheh. Po të isha unë në Këshillin e Mandateve do t’u thosha çohuni ikni dhe kthehuni me një dosje për deputetët, nuk mund të vini këtu me një dosje me 16 mijë faqe që i quani prova. Ato 16 mijë faqe nuk janë produkt i hetimit, nuk kanë si të jenë produkt. Janë 16 mijë faqe ku janë futur brenda kontrata, studime, arkivi i ministrisë është futur brenda. Një vandak me dokumente zyrtare. USB-në e sjellë nga prokuroria nuk e ka tërhequr asnjë deputet i PS-së dhe as ministrja për të mos krijuar asnjë shteg që të thonë i kanë nxjerrë këta. Rasti përpara se të vinte në Parlamnet erdhi u fut në territorin e pushtetit ekzekutiv brutalisht me një kërkesë skandaloze për pezullim, e pandodhur në historinë e botës. E kemi kërkuar gjithandej nëse ka një të dytë, nuk ka. Për këtë në Parlament do të mbajmë patjetër qëndrim. Shqipëria ka kaq shumë gjëra që kanë ndodhur”, tha Rama./CNA
Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit, është p...
Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për sektorin e Mbrojtj...
Në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi ...
Kryeministri Edi Rama, në konferencën tradicionale të fund...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme konferencë...
Diplomati i karrierës, Roland Bimo deklaroi sot se një bas...
Diplomati i karrierës, Roland Bimo komentoi sot rezultatin...
Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani ko...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i Partisë Demorkatike, Sali Berisha ka deklaruar sot ...
Kuvendi i Shqipërisë ka ndarë sot motivet e refuzimit të k...
Krydemokrati Sali Berisha deklaroi sot në protestën e opoz...
Opozita ka nisur këtë të hënë protestën e radhës para Krye...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka kritikuar ashpër krerët e p...
Kreu i Partisë Mundësia dhe deputeti Agron Shehaj e cilëso...
Kryedemokrati Sali Berisha ka ndarë një mesazh lidhur me z...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka përshëndetur protestën ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferenc...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pranishëm ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Thuhet se Koreja e Veriut ka arritur disa rezultate mbresë...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
I dyshuari për sulmin në Berlin Pride u qëllua dhe u vra n...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në malin Elbr...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...