Ervin Salianji është një nga ata individë që në politikë nuk hyn për kontribute, për vlera apo parime. Por, siç thotë dhe populli “i papari, mos paftë”, ky është rasti i Ervin Salianjit. Më poshtë po sjellim pak rreshta sesi një gënjeshtar i pandalshëm u ngrit në një karrierë të pamerituar politike, njeriu që mohoi vëllanë e dënuar, deri te dashuria për Bashën dhe huri ndaj demokratëve, dashuria për Berishën dhe beteja me të, apo dashuria dhe mohimi që i bëri Grida Dumës.
Pa asnjë kontribut politik, thjesht dhe vetëm se ishte djali i një kryetari komune, Ervin Salianji u lidh në Tiranë me rrjetin e Henri Çilit. Për shkak se nuk mundi dot të shkonte në një universitet publik, zgjodhi të ishte në një privat me pagesë, ku dhe u mbështet së shumti, nga Henri Çili, thuajse të dy me një profil, të ngjashëm. Por, Çili ndryshe nga Salianji që ngelej me komplekset e një të riu të ardhur nga zonat rurale, Vini i Lulit, siç u quajt më pas, nuk humbi shansin që të promovohej me shpejtësi. Pasi mbaron shkollën, emërohet drejtor në Bashkinë e Tiranës pa bërë asnjë ditë eksperiencë si avokat. Shpallet avokati i kryeqytetit, avokati i qytetarëve, vetëm sepse mbështeti Lulzim Bashën në garën kundër Olldashit në 2013 dhe vodhi vota e hoqi demokratët nga listat.

Nga Bashkia e Tiranës më vrap te selia e PD-së, si një servil i paepur, para dhe pas Lulzim Bashës. Përdorej si kamikaz për daljet e tij mediatike, mjafton t'i nxirrnin surratin në televizion se Salianji ishte i gatshëm të bënte gjithçka. Edhe pse me shumë pikëpyetje, ai mundi të gjente rrugën për t’u bërë eksponent mediatik me përplasje të ndryshme, çka tregonte se kërkonte të kishte një karrierë të shpejtë politike. Ndërkohë që në Partinë Demokratike po “pushkatoheshin” pa gjyq, me dhjetëra politikanë karriere, po merrej dikush që shpesh ishte quajtur një klloun i Lulit për t’u ngritur në karrierën e tij.
Pa asnjë garanci se në politikë do të ruante disa vlera, parime dhe gjithçka opozita kishte kontribuar për të, ai shfaqet shpesh në pazare me socialistët, megjithëse merr përsipër skema, skenarë dhe intriga, siç është rasti i dosjes së Geron Xhafajt, dosja e vëllait të Fatmir Xhafajt, ish-ministrit të Brendshëm.
Ndërkohë që Partia Demokratike e kishte nisur mjaft mirë denoncimin e dokumenteve, sa Enkelejd Alibeaj, aq dhe Gazment Bardhi, shfaqet Ervin Salianji, që jo vetëm e hedh në erë çështjen, por lehtësisht zbulohet se ai ishte pjesë e një mashtrimi publik për të cilin më pas mori dhe dënimin nga gjykata.
U përpoq me një mijë e një forma, duke mashtruar publikisht se ishte ai që kërkonte që gjyqi të zhvillohej, ndërkohë që nga ana tjetër nuk çonte avokatë, shtynte seancat dhe në çdo moment kërkohej që ta paraqiste si politik dënimin e tij.
Në fakt, çdo njeri tjetër do të kishte marrë të njëjtin dënim, ndoshta edhe më tepër, por ndaj Salianjit duket se Gjykata e Faktit u tregua edhe më e butë, ndërsa Apeli e la në fuqi vendimin.
Salianji, i cili kishte ardhur nga rruga dhe Partia Demokratike e kishte bërë deputet, e kishte nxjerrë nga ruralizimi i tij, i kishte hequr lëkurën e një personi politik të mbuluar me një zhul karriere që zor se i hiqej. PD e çoi në Parlament, i veshi kostum, i dha grada, e bëri udhëheqës politik. Por si gjithmonë Salianji vazhdonte me konflikte, intriga, përçarje, mashtrime.
Kështu veproi në Korçë me Andrea Manon, Ledina Aliollin, Edmond Spahon, me daljet e tij me një egoizëm dhe pafytyrësi, të çmendur thuajse. Se pse i duhej një njeriu si Ervin Salianji në Korçë të shkonte me tre apo katër xhipa, me 10 bodigardë nga pas, për të treguar forcë dhe nga ana tjetër pyetja ishte e thjeshtë: nga kush financohej? Shumë biznesmenë të majtë thonë që ka pasur dhe urdhra nga vetë Rama që mbështeteni këtë individ, se do na duhet nesër.
Diku premtonte se dikush do ishte drejtor dogane, dikush shef komisariati që ditën e parë që vendosi këmbën vetëm mashtroi dhe nxiti përçarje.
Salianji mori dënimin më pas dhe shkoi e u dorëzua, shkoi në burgun e Fierit. Aty ku ishte në praninë e disa nga eksponentëve të lartë të krimit, por dhe zyrtarë të lartë të dënuar, të cilët dikush vuante dënimin, apo të tjerë që ndodheshin në paraburgim. Tregtimi i tij kishte filluar me biznesmenët apo ministrat e Ramës.
Ai pati një trajtim special. Ndryshe nga zyrtarët e tjerë të Partisë Socialiste, të cilëve iu vendoseshin prangat qoftë dhe kur i çonin tek dentisti, Ervin Salianji dilte si turist nga burgu dhe rezultati ishte shumë i dukshëm për opinionin publik.
Mbjellja e flokëve gjatë kohës që burgoset duhet të jetë ndonjë standard i ri europian që nuk është dëgjuar më parë. Dhe për ata që ankohen për kushtet në burg, shembulli sa të mira janë burgjet shqiptare i bie të jetë Ervin Salianji. Je pa flokë? Hyr në burg, mund të dalësh me flokë. Me paratë e korrupsionit, me paratë e xhepit, me sponsorin ndoshta të partneres, e cila kishte braktisur gjithashtu politikën dhe u shfaq në media më potente se kurrë, Ervin Salianji filloi dhe të shkëlqente. Të dy shkëlqenin dhe me lajmet e ndarjes apo thashethemet për ndarje.
Del nga burgu dhe kërkon një pazar. “Unë kam bërë burg politik, duhet të jem dyshi i Partisë Demokratike”. Kjo është kërkesa që Ervin Salianji ka paraqitur te Sali Berisha. Mësohet se ky i fundit i ka kërkuar që të presë zgjedhjet në parti, të bashkohet me strukturat, do të vlerësohet për gjithçka, do të propozohet, por duhet të ketë kujdes për gjithçka që mund të ketë gabuar dhe premtuar në burg.
Salianji nuk pret dhe menjëherë fillon përplasjet dhe konfliktet për të kryer misionin e tij. Kërkoi fillimisht postin e Flamur Nokës, apo një nënkryetar që mund të mos ishte deputet, pra ndryshime statutore. Kërkoi të kishte poste të rëndësishme politike në Partinë Demokratike. Këto kërkesa qartazi vinin nga këshillat që jepeshin nga “miqtë” e rinj, në burgun e Fierit, apo porosive që vinin nga biznesmenë që e kishin sponsorizuar gjatë zgjedhjeve, por që ishin njerëzit e Edi Ramës.
Jo më kot në qarqet politike dhe mediatike në daljet e para të Salianjit kundër PD zyrtare u përfol për një mbështetje të tij dhe orientim nga një prej emrave që po lakohej gjithmonë e më shumë në Tiranë, ai ishte Ergys Agasi.
Jo vetëm ai, por shumë segmente të mazhorancës kërkonin të ngrinin imazhin e Salianjit pas daljes nga burgu. Mjafton të shikosh se si mediat e Carlo Bollinos, Mero Bazes, portalet e qeverisë dhe pushtetit shpërndajnë lajmet e Salianjit që në momentet kur ai është arrestuar për ta shitur si hero dhe deri më sot që e nxjerrin si rivalin kryesor të Berishës. E kupton që gjithçka është e mirorganizuar dhe e përgatitur për një individ që ndoshta në garë nuk ia kalon dot as profesor Pëllump Pilincit, janë aty-aty në nivelin e show-t. Salianji ndoshta ngjan më shumë me Selami Jenisherin.
I gjithë rrugëtimi i Salianjit është ai i një njeriu që merr gjithçka gati, i falet, i vishet kostumi i deputetit.
Ervin Salianji tani thjesht po zbaton skenarët politikë që fillojnë me sponsorizimet e biznesmenëve afër kryeministrit Rama dhe përfundojnë te lidhjet e forta me drejtorët e 5D-së të kryetarit Veliaj, zyrtarë të tjerë të korruptuar dhe individë pjesë të grupeve kriminale që janë mbështetës dhe sponsorë të Partisë Socialiste, të cilët kanë kaluar jo pak ditë dhe netë në krah të Salianjit për ta çuar tashmë në këtë format individi që thjesht dhe vetëm kërkon të kryejë misionin e ngelur, atë të ushtarit që duhet të zbatojë urdhrin deri në fund, kjo e ndërthurrur me ëndrrën që të qëndrojë në një karrige.
Për egoizmin e tij dhe për karrigen, karrierën, ashtu siç thotë Fan Noli tek 5 anarkitë, aty ku rrjeshton "Kollukofagët".
“Anarkia e idealeve: Për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpushë, që mund t’i copëtosh, po jo t’i shqitësh nga trupi që kafshojnë e thëthijnë. Sikur të ngjallej Herodoti përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë greke. Që t’i shqitësh këta tanët nga kolltuku duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po dhe këmbët e trupin…”
Është gati të bëjë gjithçka, burg, të marrë pjesë në skema mashtrimesh. Më pas kërkon që pas asaj që ai e quan sakrificë të shkojë si udhëheqës i lartë, të bëhet trashëgimtar i Berishës, gjithçka për karrige dhe pushtet. Sjelljet e tij në opozitë tregojnë qartë se ç’mund të bëjë një individ i tillë në pushtet që duket se nuk do e ketë kurrë.
Ajo që Salianji po zbaton vjen si lëvizje që edhe të shlyejë detyrimet që ka ndaj faktorëve dhe personazheve që ne përmendëm më lart dhe që nuk fillojnë dhe nuk mbarojnë thjesht dhe vetëm dje, por vazhdojnë dhe me faktorë të tjerë dhe elementë penalë qoftë dhe nga ata në arrati të kërkuar nga SPAK-u, të cilët janë njerëzit që e kanë ulur në tryeza Salianjin dhe tashmë ai nuk është më një peng politik, por është një bashkëpunëtor i thellë i tyre me ëndrrën e një kolltukofagu që vlen më pak se një minder i kalbur./CNA
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar kryedemokrati...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka zhvilluar nj...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, hodhi këtë ...
Deputeti socialist Erion Braçe ka ndarë sot një qëndrim kr...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim për Reporterët pa...
Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar zgjedhjet për kreun...
Ish-presidenti Bamir Topi ka ironizuar rikonfirmimin e Sal...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka folur për zgjedhjet dhe...
Gazetari Armand Shkullaku ndau sot një qëndrim kritik sa i...
Analisti Mentor Nazarko komentoi sot rihapjen e diskutimev...
Ish-presidenti, Bamir Topi komentoi sot situatën që përshk...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka bërë nj...
Këshilli i BE-së ka publikuar agjendën zyrtare të Konferen...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në Foltoren e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, foli me nënkuptime pasdite...
Kryetari i Partisë Demorkatike, Sali Berisha, mori pjesë k...
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me vend...
Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, llda Zhulali komentoi...
Kryeministri Edi Rama, në takimin e zhvilluar për 35-vjeto...
Partia Socialiste ka festuar sot 35-vjetorin e krijimit të...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...