web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ervin Salianjit ia mbush sallat Suel Çela”/ Berisha: Takimet i bën me ata që tradhtuan PD-në

25 Prill 2026, 13:36, Politikë CNA

“Ervin Salianjit ia mbush sallat Suel Çela”/ Berisha: Takimet

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me ndjekësit, ka folur për Ervin Salinajin duke thënë se sallat në takime i mbushen nga eksponentë të krimit si Suel Çela apo me tradhtarë të PD-së që kanë punuar me PS-së.

Berisha tha se pas lirimit nga burgu, Salianji është përfshirë në takime dhe lëvizje politike jashtë strukturave të PD-së, duke bashkëpunuar edhe me eksponentë të kundërshtarëve politikë.

Po ashtu hodhi akuza se Ervin Salianji del në dreka e darka me eksponentë të botës së krimit.

"Meqenëse do tani, të them ty. Ervin Salianji, nuk po merrem këtu në drekat dhe darkat me Oltion Bistrin në burg dhe Pëllumb Gjokën, sepse banorë të burgut janë, ishin dhe për mua ai ka qenë i burgosur politik. Po të vërtetat janë këto që të them unë.

Një javë para se të dilte nga burgu, më thotë: kam ardhur për të të marrë një këshillë. Urdhëro, i them unë. Çfarë më thua sepse për të më liruar këta tre muaj që më kanë mbetur, më takojnë sipas ligjit, por gjykatësi më kërkon një deklaratë ku të them se nuk do të vras Fatmir Xhafajn. Po ç'punë ke ti me këtë? E kanë në rregull ata. Ashtu i thashë unë.

Ti Ervin nuk duhet të bësh një deklaratë të tillë. Ti Ervin nuk duhet të bësh një deklaratë të tillë për mendimin tim, sepse merr përsipër fajësinë, kurse ti për ne je i burgosur politik. Ne kemi arritur dhe në dokumente ndërkombëtare të të sanksionojmë si të burgosur politik. Dhe të mbetet, karriera është e gjatë. Mirë tha. Iku, pas një jave erdhi. Më liruan, u lirova mirë. Çfarë bëre me të? Jo, nuk ma kërkuan më. Tani e kuptove vetë, se ja kërkuan, s'ja kërkuan më.

Për ta nderuar në kryesi të partisë, gjatë të gjitha mbledhjeve të kryesisë, ai nuk ka shtruar në mënyrë absolute asnjë problem, Halim. Asnjë problem. Pasi u publikua raporti, unë bëra mbledhjen e kryesisë. U them anëtarëve të kryesisë, tani duhet të kalojmë në aksion dhe ky e mbështet plotësisht këtë qëndrim.

E thërras një ditë mbrapa dhe i them, çfarë mendimesh ke ti për këto? Unë jam dakord tha. Se i thashë të fillojmë protestë, një protestë te kryeministria, një tjetër të madhe. Për këto ishte dakord. Dhe pas kësaj, pa thënë asnjë fjalë, ai doli veçmas, mashtroi, vërtetë një grup njerëzish ishin të votuar shumë mirë dhe shkuan ata për të pirë kafe për akte miqësore, si një gjest miqësor, por e panë që qëllimi ishte pak i errët.

Vazhdojmë pak më tutje.

Çfarë bëri? Verën e kaloi me Ergys Agasin në dreka dhe darka. Në një kohë kur unë Ergys Agasin e kisha sulmuar me qindra herë si koordinator i karteleve të drogës. Tani, shkoi në Durrës dhe mblodhi, kë mblodhi? Eksponentë të Partisë Demokratike që tradhtuan Partinë Demokratike duke mos punuar absolutisht asnjë ditë në fushatë, apo që punuan për Partinë Socialiste, me fakte.

Unë, i thashë, kjo veprimtari është jashtë Partisë Demokratike, nuk ka lidhje me Partinë Demokratike. Në Elbasan, sallën ia mbushi Suel Çela. Këtu je i përjashtuar, i thashë. Kjo është vija e kuqe. Krimi s'do ta mundë dot kurrë këtë parti. Po, më duhet të them, i dashur Halim, se në mënyrë të çuditshme edhe ky përsëriti fatin e Lul Bravës. Pse e përsëriti?

A mund t'i imagjinosh ti që përsëri ka mentor Taulant Ballën? Vazhdon darkon me Taulant Ballën, njëlloj. Të kujtohet takimi i Lul Bravës me Taulant Ballën? Ju kujtohet apo jo? Pra, çfarë mendon ti se kur doli? Prit, merr një moment tjetër. Kur doli ky, Halim?

Ky doli në momentin më kritik për Lubi Ballukun, e cila duhet të ishte në burg sot. Dhe nisi një lëvizje vetëm për të krijuar zhurmë mediatike, zhurmë mediatike, për të sfumuar, shpërqendruar opinionin publik te Lubi Balluku. E birësuan, nuk e thashë kot unë. E birësuan.

A mund t'i imagjinosh ti që një televizion të publikojë në katër orë 16 lajme për të? Po aty ka gazetarë të ndershëm, të cilët na informuan se vinin direkt nga zyra e Edi Ramës lajmet. Besoj se ti nuk je për një fraksion të tillë", tha Berisha.

Në vijim të deklaratave të tij, kreu i PD-së u ndal edhe te situata e brendshme në parti, duke theksuar se Partia Demokratike, sipas tij, nuk mund të ketë bashkëpunim me individë që kanë vepruar në kundërshtim me interesat e saj ose që janë angazhuar në fushata në favor të Partisë Socialiste.

“PD ka një statut që i lejon fraksionet, por kurrë me njerëz të Edi Ramës dhe të llojit Basha s’mund të ketë.

Nuk mund të ketë fraksion në PD që në fushatë kanë punuar me PS-në me fakte. S’ka fraksion me ata që mbrojnë interesat e bizneseve të tyre dhe jo demokratëve. PD është e vetmja parti që ka në statut nenin e fraksionit. Kurrë Rama s’do të mund ta marrë këtë parti.

Kur të drejton Oltion Bistri dhe Agasi s’ka pse të mos drejtojë Balla. Duhet t’i analizoni më saktë gjërat”, theksoi kreu i PD-së, Sali Berisha./ CNA

 





Lajmet e fundit nga