Alizoti-mazhorancës: Gjeni ministër që të flasë ose vërini drynin dhe mbylleni Kuvendin
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti, ndau sot k...
Në seancën e sotme plenare, është zhvilluar interpelanca mes ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro dhe deputetes së PD-së, Ina Zhupa.
Në fjalën e mbajtur, deputetja Zhupa tha se qeveria mendon se si të shtojë hallet e mësuesve me udhëzimet e bëra. Duke u ndalur te kualifikimet e mësuesve, Zhupa tha se janë absurditete të krijuara nga juristët e ministrisë.
E ndërsa Kumbaro në përgjigjen e saj tha se licencimi i mësuesve është vendosur që me miratimin e ligjit 69/2012 dhe është një instrument që vendos barazi mes të gjithë mësuesve.
Ministrja tha se nga ky proces nuk po penalizohet askush, por synon krijimin e një sistemi më afatgjatë.
Debatet
Zhupa: 2000 mësues në sistemin arsimor. Këta mendojnë se si të shtojnë hallet dhe problemet e mësuesve me udhëzimet e vetë ministrisë. Kujtohen dhe thonë, pasi ke 15 vite si mësues, pasi ke kaluar fazat nga mësues i kualifikuar, në specialist dhe më pas mësues mjeshtër, këta thonë “shko bëhu edhe njëherë student dhe jep provim licence”. Mësuesit me 15 vite në sistem, i detyrojnë të futen për të marrë kualifikimin si mësues mjeshtër për provim licence. Je student, mbaron shkollën, futesh bën licencën dhe për tri vite ke të drejtë të kualifikohesh si “mësues i kualifikuar”, pas gjashtë vitesh si “mësues specialist” dhe pas 15 vitesh si “mësues mjeshtër”. Me këtë logjikë i bie që edhe nxënësit t’i kthejmë dhe të bëjnë provimin?! Janë absurditete, të cilat ju i bëni me qëllim duke ngatërruar kriteret e punësimit me ato të kualifikimit.
Erdhe ti tani dhe shpike rrotën që këta duhet të jenë të licencuar, se kështu ta lexojnë ata juristët e paaftë që ke në ministri, apo ato drejtoreshat që i ke të kërkuara, arrest shtëpie, dhe të bëjnë këto lloj udhëzimesh. Është shembje e sistemit juridik.
Kumbaro: Më vjen keq që një grup deputetësh nuk i shoh në sallë, do të thotë nuk janë të interesuar, por paskan firmosur një kërkesë për interpelancë pa qenë fare të interesuar. Detyrimi për licencimin e mësuesve ka filluar që me miratimin e ligjit nr. 69/2012. Mësuesi i arsimit fillor, i arsimit të mesëm të ulët dhe i arsimit të mesëm të lartë, mësuesi i shkollave të arsimit të orientuar, mësuesi i kulturës së përgjithshme në shkollat profesionale, mësuesi që punon me nxënësit me aftësi të kufizuara dhe mësuesi me diplomë të ngjashme ose të përafërt me diplomat në fushat/lëndët e mësimdhënies në arsimin parauniversitar ushtron profesionin pasi: të ketë kryer me sukses praktikën profesionale; të ketë kaluar me sukses provimin e shtetit në fushën e formimit të tij, siç parashikohet në ligjin nr. 10 171, datë 22.10.2009, “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe në aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
Dhënia e provimit të shtetit nuk është një pengesë, por një garanci, një instrument që vendos barazi për të gjithë ata që hyjnë në profesion, duke siguruar që çdo mësues të përmbushë të njëjtat standarde profesionale, pavarësisht kohës apo mënyrës së hyrjes në sistem. Është e rëndësishme të qartësohet se ky proces nuk synon të krijojë pasiguri apo të penalizojë askënd, por të ndërtojë një sistem më të drejtë dhe më të qëndrueshëm në afatgjatë. Dhe mbi të gjitha, dua ta them shumë qartë: nuk po hiqet askush nga puna! Por po shoqërojmë me komunikim dhe trajnim edhe ata pak mësues që ende nuk e kanë kryer këtë detyrim ligjor, pa u cenuar aspak sigurinë juridike apo profesionale, që nuk e di se nga e shpikët! Nuk ka asnjë politikë, asnjë vendim dhe asnjë nismë që synon largimin e mësuesve nga vendet e tyre të punës për shkak të këtij procesi.
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti, ndau sot k...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka ...
Deputeti demokrat, Klevis Balliu, hodhi sot dyshime dhe ak...
Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi sot qeverinë dhe kryemin...
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, akuzoi sot mazhorancën soc...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, denoncoi s...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, dhe në se...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi sot ak...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, hodhi sot...
Deputeti i Partisë Demorkatike, Luan Baçi, deklaroi sot se...
Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë ditën e sotme punimet...
Kreu i qeverisë greke, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar lidh...
Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë fjalës së tij në Foru...
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik t...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi se o...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, z...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë nj...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, akuzoi so...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...