Zjarret në qershor-korrik/ 29 autorë të arrestuar dhe të proceduar penalisht
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...

Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik të Delphit-t, lidhur me çështjen e pronave të minoritetit grek në vendin tonë.
Rama u shpreh se problemi me pronat në zonat ku ka qytetarë etnikë grekë është i njëjtë më problemet që kanë qytetarët shqiptarë në të njëjtën zonë apo tjetërkund. Ai theksoi se këto probleme po trajtohen.
“Për gjysmë shekulli nuk patëm tokë private. Nuk lejohej të kishim asnjë metër tokë në pronësinë tonë, madje as dhe një automjet privat. Pas 50 vitesh, më në fund e ndryshuam atë regjim dhe prona ishte çështja kryesore. Asokohe u miratua një ligj, me konsensusin si të opozitës, ashtu edhe të partisë që vinte nga e shkuara, për t’u dhënë letër përdorimi, titull përdorimi, jo titull pronësie, të gjithë atyre që punonin tokën, ndërkohë që duhej të trajtoheshin edhe ish-pronarët. Në atë kohë u krijua një mbivendosje dhe, përgjatë viteve, njerëzit që kishin titull përdorimi të tokës u bënë pronarë, ndërsa pronarët u bënë ish-pronarë. U krijua edhe një shtresë e tretë, që ishin shumë njerëz që vinin nga zonat rurale dhe ndërtuan në mënyrë të paligjshme kudo që mundën, në tokë bujqësore. Nuk kishte rrugë tjetër përveçse t’i legalizonim.
Prej dhjetë vitesh po merremi me këtë, duke pastruar sa më shumë të mundemi dhe duke e digjitalizuar procesin. Për ta përmbledhur shkurt: askush nuk mund të provojë të kundërtën e asaj që po ju them, që problemi me pronat, edhe në zonat ku ka qytetarë etnikë grekë, nuk është aspak ndryshe nga problemet që kanë qytetarët shqiptarë në të njëjtën zonë dhe kudo tjetër. Është thjesht një problem shqiptar për shqiptarët dhe për qytetarët etnikë grekë, të cilin po e trajtojmë. Për shkak se kemi një nivel të rëndësishëm të kujdesit dhe respektit për pakicën greke, ne u kemi kushtuar vëmendje të posaçme atyre. Dua të përgëzoj Mitsotakis, i cili ka qenë këmbëngulës për këtë, dhe unë e kam konsideruar një gjë të mirë”, tha Rama.
Kreu i qeverisë u pyet edhe për çështjen “Beleri”, për të cilin tha se procesi gjyqësor përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke u zgjedhur eurodeputet.
I pyetur nga kryeredaktori i “Kathimerini”-t për marrëdhënien më kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, Rama tha se të dy gëzojnë respekt për njëri-tjetrin. Më tej shtoi se shpreson që brenda vjeshtës të zgjidhen të gjitha çështjet mes dy vendeve.
“Beleri është i lumtur, është europarlamentar. Për të çdo gjë përfundoi në një mënyrë që çdo kryetar bashkie që është në paraburgim do ta kishte ëndërr. Në atë kohë dukej sikur ishte rast unik. Jam munduar tja shpjegoj Kyriakos që çështja është diçka që ka të bëjë një model në vendin tonë që pas reformës paraburgimi po bëhet problem. Në Shqipëri kemi 58% të personave në burgje që ende nuk kanë procedim gjyqësor.
Kur them që për Belerin përfundoi në mënyrë të mrekullueshme si europalramentar, e kam fjalën që nuk dua t’i kthehem më. Çështja Beleri krijoi disa vështirësi në marrëdhënien tonë. Nuk ka dyshim dhe kjo ishte një pasojë e paqëllimtë. Por unë dhe Kyriakos kemi respektuar gjthmonë me njëri-tjetrin dhe i kemi thënë gjërat hapur. Kemi vendosur që nuk do ti lëqmë vendet tona që të përpihen nga këto lloj zënkash. Duhet të zgjidhim çështjet mes nesh. Ambicia jonë është të përfundojë brenda këtij viti dhe vjeshtën e ardhshme të përfundojnë të gjitha çështjet. Për ne nuk ka asnjë problem.
Kemi të pazgjidhur çështjen e ligjit të luftës që nuk duam të jetë, duam të hiqet. Kemi një aset të madh, pakicën greke dhe ju keni një aset të madh, qytetarët shqiptarë të integruar në jetën këtu. Mund të flas pa lejen e grekëve apo europianëve, por nuk flas dot pa lejen e amerikanëve. Ne kemi shansin dhe miqtë tanë amerikanë janë të interesuar dhe jemi të lumtur që jemi nagazhuar në një bashkëbisedim me Greqinë për energjinë”, tha Rama. /CNA
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik t...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi se o...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, z...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë nj...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, akuzoi so...
Pas 13 vitesh në pushtet, Edi Rama po përpiqet të paraqite...
Kryeministri Edi Rama u takua paraditen e kësaj të mërkure...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tregoi sot...
Aktivisti Aulon Kalaja ka komentuar protestën e fundit të ...
Ish-deputeti socialist Arben Malaj ka shpallur synimin për...
Partia Demokratike dhe disa parti të vogla opozitare janë ...
Shqipëria dhe Italia nënshkruan sot Memorandumin e Bashkëp...
Kryeministri Edi Rama tha sot se siguria ushqimore në vend...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato,...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, me anë të ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ngriti so...
Kryeministri Edi Rama është planifikuar të vizitojë sot Gr...
Pasditen e sotme, Partia Demokratike ka zhvilluar foltoren...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...