Kriza e naftës dhe çmimeve/ Berisha: Narkoqeveria e Ramës po vjel qytetarët, nuk jep ndihmë
Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi sot qeverinë dhe kryemin...
Deputeti demokrat, Klevis Balliu, hodhi sot dyshime dhe akuza se kompania shtetërore "Kayo" është kthyer në qendër të një skeme të dyshuar korruptive.
Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Ballui tha se në këtë skemë përfshihet drejtpërdrejt edhe biznesmeni Ron Yeffet, i cilësuar si mik i kryeministrit Edi Rama.
Fjala e plotë:
Këtë interpelancë e kam kërkuar sepse ka të bëjë me interesin kombëtar, i cili sot po cenohet vetëm për interesa korruptive dhe afera korruptive, tanimë jo nëpërmjet një kompanie apo një tjetër, por nëpërmjet krijimit të një kompanie shtetërore, e cila bashkëpunon me kompani të tjera private për të ndërtuar afera korruptive. Kjo është kompania "Kayo".
Kjo interpelancë bëhet për të kërkuar sqarime mbi një çështje që prek drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të Shqipërisë, paratë e çdo taksapaguesi shqiptar dhe reputacionin e vendit tonë brenda NATO-s. Çdo qytetar shqiptar ka të drejtë të kuptojë se çfarë po ndodh me paratë dhe sigurinë e tij.
Në vitin 2024, Kuvendi miratoi një ligj për krijimin e një kompanie shtetërore, e quajtur "Kayo", e cila drejtohet nga Ardi Veliu. Qëllimi i deklaruar ishte të krijohej një instrument shtetëror për prodhimin dhe tregtimin e pajisjeve ushtarake. Një ide e arsyeshme në vetvete, por ajo që ndodhi pas miratimit të ligjit nuk ka të bëjë me mbrojtjen e vendit, por ka të bëjë me afera të mirëfillta korruptive në cenim të sigurisë kombëtare të vendit.
Për shembull, kompania "Kayo" ka bashkëpunuar me kompaninë "Timak" SH.P.K. të zonjës Arjeta Puca, një zonjë kjo e cila është promovuar shumë më përpara nga vetë kryeministri, madje e thirrur edhe në podkastin e tij, dhe me këtë kompani "Kayo" SH.P.K. vendos të bashkëpunojë për të krijuar një kompani tjetër, e cila do të quhej "Timak Defense".
Po çfarë ndodh me këtë kompani që deklaronte dhjetëra miliona euro xhiro? 49% e kësaj kompanie i shitet një personi që quhet Ron Yeffet. Ron Yeffet, miku i Edi Ramës, një njeri ky që ka ardhur dhe ka kërkuar edhe të blejë borxhin e Shqipërisë, një njeri ky që bashkëpunon edhe me biznesmenë të niveleve më të larta ruse, një njeri ky i cili është në hetim për afera korruptive të majme jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën, një njeri i cili gjithashtu është i përfshirë dhe ka përgjegjësi direkte për humbjen e vendimit të gjykatës në gjykatat ndërkombëtare të Shqipërisë me biznesmenin amerikan. Një njeri ky i cili vetëm hijet e tij e faktojnë përfundimisht lidhjen me korrupsionin dhe lidhjen me Edi Ramën.
Ky njeri blen këtë 49% të kësaj kompanie për vetëm 450 euro. 450 euro kushtoi kompania që bënte xhiro me miliona e miliona euro. Dhe çfarë ndodh? Pas katër muajsh që Ron Yeffet blen 49% të "Timak", atëherë krijohet bashkë me "Kayo"-n "Timak Defense", e cila tre muaj më vonë merr 10.5 milionë euro tender në Ministrinë e Mbrojtjes. Të investosh 450 euro për 49% të një kompanie dhe për katër muaj të marrësh 10.5 milionë euro tenderë dhe këtë e bën miku i Edi Ramës me kompanitë që krijon Edi Rama, Ron Yeffet.
Më 1 gusht 2025, "Kayo" bashkëthemelon me kompaninë "MSC", kompaninë "MKD Myslim Keta Defense", ku 80% i takon "MSC"-së dhe 20% i takon "Kayo"-s. Përsëri edhe kjo me një kapital qesharak prej 35,000 eurosh, njësoj siç ishte dhe "Timak Defense". Për 35,000 euro, po këto dy kompani, një shtetërore dhe një private, krijojnë një tjetër kompani që quhej "Gun Tactical", ku 51% i takojnë "Kayo"-s dhe 49% i takojnë "MSC"-së, sërish me kapitalin qesharak prej 35,000 eurosh.
Duhet të kuptojmë, të nderuar miq, që kur është krijuar "Kayo", ka pasur disa kritere të cilat nuk i ka firmosur askush tjetër, por si gjithmonë, Belinda Balluku si zëvendëskryeministre, e cila kërkonte që kriteret duhet të ishin të shkruara dhe duhet të ndiqeshin të gjitha një më një. Dhe çfarë thoshin kriteret? Duhet 15 milionë euro buxhet. Por ju keni 35,000 euro. Duhet që të kishit të paktën 400 punonjës. Ju s’keni asnjë, se me atë buxhet kë do punësoni.
Jo vetëm kaq, por "Kayo" SH.P.K. e nisi me një vrull të jashtëzakonshëm. Çfarë ndodh? Me të krijuar këtë kompani, fillon sulmi ndaj mediave, përkatësisht "News 24", së cilës i sulen për t’i marrë godinat, për t’i përvetësuar godinat për interesat dhe zyrat e tyre dhe bizneset e tyre, në një kohë që ky televizion po denonconte "Kayo"-n.
Por ky nuk është rasti i izoluar. Aktualisht, në zonën… aktualisht "Kayo" gjithashtu po kërkon t’i marrë pronën edhe familjes Dervishi në Babrru Kodër. Kjo familje e ka këtë pronë edhe me vendim gjykate të formës së prerë. Ky është, zoti ministër, vendimi i gjykatës së formës së prerë. Gjithashtu, ka vërtetimin edhe nga ASHK-ja që janë pronarë. Ky është dokumenti dhe do t’jua jap juve të gjitha t’i keni sot me vete.
Familja Dervishi ka edhe vërtetimin hipotekor. Familja Dervishi ka edhe vërtetimin nga gjykata për kthimin e pronës. Ka çdo dokument të mundshëm. Por ju nuk pyesni. Keni shkuar atje, ia keni marrë pronën, i keni dhunuar dhe i keni larguar nga prona e tyre dhe sot i keni bllokuar edhe rrugën për të shkuar në shtëpi. Dhe jo vetëm kaq, por po i merrni inertet dhe ia hidhni mu ndërmjet shtëpisë kësaj familjeje.
Dhe këta janë një familje që nuk janë kundër që qeveria të bëjë detyrën dhe të marrë një pronë në qoftë se i duhet për sigurinë kombëtare, por ata kërkojnë që të paguhen, t’u jepet qiraja, të bëhet një marrëveshje siç ndodh në çdo vend të botës, por jo të bëhet me dhunë.
Gjithashtu, "Kayo" është përgjegjëse sepse kjo kompani po bashkëpunon, por ato do t’i shikojmë në detaje në pjesën e dytë të kësaj interpelance, po bashkëpunon me kompani që janë aktualisht nën hetim nga NATO, ku të gjithë aleatët tanë, shtetet aleate, ia kanë pezulluar veprimtarinë për shkak se janë nën hetim për korrupsion, kurse këtu ajo vazhdon punën, vazhdon biznesin, vazhdon marrëveshjet, sepse këtu "Kayo" nuk është as për sigurinë kombëtare, as për sigurinë e qytetarëve, por është për të financuar dhe për të bashkëpunuar në vjedhjen e qeverisë shqiptare./CNA
Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi sot qeverinë dhe kryemin...
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, akuzoi sot mazhorancën soc...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, denoncoi s...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, dhe në se...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi sot ak...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, hodhi sot...
Deputeti i Partisë Demorkatike, Luan Baçi, deklaroi sot se...
Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë ditën e sotme punimet...
Kreu i qeverisë greke, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar lidh...
Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë fjalës së tij në Foru...
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik t...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi se o...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, z...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë nj...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, akuzoi so...
Pas 13 vitesh në pushtet, Edi Rama po përpiqet të paraqite...
Kryeministri Edi Rama u takua paraditen e kësaj të mërkure...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tregoi sot...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...