Paralajmëron Këlliçi: Me Jet Bank po shtohet një tjetër pengesë për procesin e integrimit
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, vijon me d...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla iu përgjigj deputetit të PD Tritan Shehu në Kuvend duke e pyetur nëse opozita do të votojë aktet për përafrimin e legjislacionit me BE.
Ai theksoi se projektligjet janë në përputhje të plotë me acquis communautaire dhe akuzoi opozitën për kundërshti të pajustifikuar, pavarësisht deklarimeve pro në Bruksel.
Balla kritikoi gjithashtu retorikën ndaj partnerëve ndërkombëtarë, duke e cilësuar të papranueshme sulmin ndaj zyrtarëve europianë dhe drejtuesve të vendeve aleate.
Në fund, ai nënvizoi se Shqipëria gëzon sot një nivel të lartë respekti ndërkombëtar dhe se momentet kyçe për vendin kërkojnë përgjegjësi dhe bashkëpunim politik.
Replika e plotë:
Takimi i Barcelonës. Tani, e para për ligjin për të qenë korrekt me procedurën: ju dëgjova me vëmendje, nuk kam lëvizur nga salla për asnjë nga folësit qofshin majtas apo djathtas. Dhe kam një pyetje: tani do ta votoni këtë ligjin apo s'do ta votoni? Se ju dëgjova kur ju tregova një përmbledhje të 6 muajve të parë të punës së Kuvendit, dhe kur ju thashë që nuk keni votuar asnjë nga ligjet që janë detyrë e shtëpisë së Shqipërisë për përafrimin e legjislacionit, doli zoti Këlliçi, dhe tha që na falni, thotë, po ne nuk e kemi ditur listën se po ta kishim ditur listën, do t'i kishim votuar këto ligjet.
Tani, meqë ndoshta nuk e dini, edhe pse e thatë, shtypeni aty, shtype Tritan keni një ekran aty përpara, shtype, hap atë ekranin, zbrit poshtë, shko te ligji, aty te ligji ke edhe një tabelë përputhshmërie. Hape tabelën, janë 123 faqe. Është përputhshmëri e plotë me përjashtim të një rasti që nuk ka Acquis, pra nuk rregullohet, por në të gjitha nenet ka përputhshmëri të plotë me acquis communautaire. Pra, Shqipëria ka të zbatuar detyrën e shtëpisë që na ka vendosur Komisioni Europian. Se dëgjova njërin t'u tha: "U s'e votoj, se e di çfarë më bën ky ligji mua." Dakord, ky s'e voton se ka një problem personal me këtë ligjin, edhe dakord. Po ti Tritan, pse nuk e voton këtë ligjin? Po ju tjerët, pse nuk e votoni? Ky është përafrim, keni marrë çfarë rregullore ka BE, i kemi vendos. Që bizneset gjermane, italiane, spanjolle, mund të funksionojnë në Shqipëri, edhe vice versa, edhe biznes shqiptar. Tani, çfarë problemi keni me këtë ligjin kot? Apo thuaj hajde, hajde? Pra, të jemi korrekt, keni thënë që kur bëhet fjalë, të paktën e thoni atje në Bruksel si këtu, pastaj e dridhni, po atje keni thënë që kur bëhet fjalë për ligjet e integrimit, jemi gatshëm t'i votojmë. Deri tani, të paktën dy veta që kanë deklaruar votën e tyre kanë thënë: "Nuk do ta votojmë."
Ta dimë këtë gjë, edhe të jemi edhe të sinqertë me njëri-tjetrin, pastaj kur thoni që ne jo se na kanë penguar, na kanë bllokuar, na kanë refuzuar, nuk na lenë hapësirën, ne këtu si detyrë të parë kemi ligjvënien. Nëse ju përjashtoni veten nga ligjet e përafrimit të legjislacionit, shumë mirë, po dëgjoj një përshpëritje që do ta votoni, por në Komision e keni votuar kundra. Ashtu. Në Komision e keni votuar kundra dhe ky është është fakt, se nuk lëviz dot.
Tani, për ta konkluduar, mendoj që deri në momentin kur do të votojmë, edhe se dëgjova që kishte edhe një revoltë për të mos marrë pjesë në minutën e heshtjes për akademikun Rexhep Qosja. Mirë është, mos ja bëni këtë turp Parti Demokratike, nuk e meriton. Nuk e meriton këtë turp Partia Demokratike nga kushdo që ju thotë që mos ta bëni këtë akt moral të Kuvendit të Shqipërisë.
E treta, për diçka që ju kam dëgjuar e dëgjova në mëngjes kolegun Shehu, po kam dëgjuar edhe udhëheqësin tuaj legjendar. Tani, ne respektojmë të gjitha angazhimet e partisë tuaj në forumet politike ku ju bëni pjesë. Ju jeni anëtarë të asociuar të Partisë Popullore Europiane, dhe po ashtu aktivizoheni edhe në organizatat ndërkombëtare të së djathtës, botërore. Shumë mirë bëni. Edhe pse nuk keni dëgjuar ndonjëherë komente tona.
Tani, Partia Socialiste e Shqipërisë është anëtare e Internacionales socialiste, është anëtare e asociuar e Partisë Socialiste Europiane, mbështetës grupi socialist dhe demokrat, sikurse grupi i partive popullore europiane, gjej rastin sa herë të më jepet mundësia t'i falënderoj të dy palët dhe e kam bërë dhe dje këtë, për dy raporterët Andreas Schider dhe Andrej Kovacev, të cilët kanë bërë një punë të shkëlqyer për raportin e fundit, për të negociuar dhe për të gjetur formulimet përfundimtare që do të dalin në AFET në datë 5, por dikush këtu nga udhëheqësit e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është e papranueshme që të dalë një deputet i Partisë Demokratike, dhe t'i thotë zëvendëskancelarit gjerman, se si u drejtua zotëria në fjalë. Zëvendëskancelari gjerman ishte bashkë me kryeministrin Rama aty...
O Tritan, ai ishte aty dhe po ta them që SPD-ja gjermane është ndër iniciuesit kryesorë të aleancës progresiste dhe tani ky mobilizim botëror në mbrojtje të vlerave të demokracisë. Edhe kryeministri spanjoll. Një vend mbështetës 100% i Shqipërisë. Po mirë, po me presidentin e Këshillit Europian c’pate Antonio Costa, edhe ky kështu ishte siç the, prandaj ju lutem shumë, unë e kuptoj që ju këtu rregullin brenda vetes, po të paktën për gjërat e rëndësishme të Shqipërisë, nuk mund të cohet një njeri që për fat të keq ke qenë ministër i jashtëm, edhe të thuash ato që the. Të sulmosh zëvendëskancelarin gjerman, të sulmosh kancelarin, kryeministrin e Spanjës, të Danimarkës, kryetaren e opozitës italiane, miken time Eli Schlein, që edhe ti zotërote e njeh, Partia Demokratike italiane, o se edhe ke mik Kazinin se është aty te ne? Mos i bëj këto gjëra se është turp? Gjithë kjo eksperiencë 70-80 vjet sa vajte, vjen këtu dhe flet në mënyrë të papërgjegjshme. Nuk shkon. Ne. Ju shkoni, ishte zotëria deri në Brazil, shkoi atje, s'thamëgjë në... Shkoi në Brazil, bëri ato takimet, shumë mirë, puna juaj. Dhe ndërkohë keni 3 ditë, jo... Po mirë, kur shkoi kryeministri te Trumpi, bërtisni pse shkoi te Trumpi. Po atë ç'e kishit? Se atë filluat... Por një gjë, është fakt, dhe besoj që bien të gjithë dakord, kurrë më parë në jo në '35 vite, po që nga 1912-ta, nëse doni ju, Shqipëria nuk ka qenë në këtë nivel të politikës ndërkombëtare. Në këtë nivel respekti, në këtë nivel roli, që luan Shqipëria.
Lexoni me radhë të gjitha raportet e Komisionit Europian nëse doni. Shqipëria vlerësohet si vendi me politikën e jashtme të njësuar 100% me politikën e jashtme të Bashkimit Europian. Është fakt, kështu Tritan apo jo. Koha kur ti, bashkë me atë atje që tani është në gjumë, se helbete pasdite, e pranonit Shqipërinë e në konferenca të papranueshme, ndërkohë që është fakt që sot Shqipëria jonë është një vend i cili gëzon respekt të të gjithë fqinjve, të partnerëve, ndërkombëtarë, dhe tani mbyllini këto zgjedhjet që keni në parti, shumë mirë bëni me këto, dhe filloni tani ambientohuni me faktin që vitin tjetër Shqipëria do të jetë kryeqyteti jo i Europës. Po në kuptimin e mirëfilltë i botës.
Vitin e ardhshëm ne mirëpresim samitin më të madh të sigurisë në botë, samitin e NATO-s. Do të vijë ngreje kokën Tritan, do të vijë Trumpi këtu, edhe do të sillesh mirë? Po, patjetër, atje ti nuk do të hysh dot fshehurazi atje, se ti i ke mësu që hyn fshehurazi, po s'hyn dot aty, se ka rregulla. PPastaj do të vijë nëse nuk do të jetë zgjedhur ende presidenti francez, datat janë brenda atyre, brenda atij afati, por normalisht do të jetë në datat që është samiti do të vijë presidenti Macron, do të vijë kryeministri Starmer, do të vijnë kryeministrja Meloni, do të vijë presidenti Erdogan, dhe do të vijë udhëheqësit e gjithë aleancës. Prandaj filloni ambientohuni me këtë, sepse ju e dini fare mirë, deri në 2013-ën i kishim çik me pikatore vizitat. Ndërkohë që i juaji i shkreti, nuk e priste askush asgjëkundi, shumë faleminderit. /CNA
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, vijon me d...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të hënën Grupin Parlam...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka bërë një pos...
Në seancën e sotme plenare, është zhvilluar interpelanca m...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti, ndau sot k...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka ...
Deputeti demokrat, Klevis Balliu, hodhi sot dyshime dhe ak...
Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi sot qeverinë dhe kryemin...
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, akuzoi sot mazhorancën soc...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, denoncoi s...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, dhe në se...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi sot ak...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, hodhi sot...
Deputeti i Partisë Demorkatike, Luan Baçi, deklaroi sot se...
Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë ditën e sotme punimet...
Kreu i qeverisë greke, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar lidh...
Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë fjalës së tij në Foru...
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik t...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi se o...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...