Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Në Korçë priten të zhvillohen zgjedhjet për kryesinë e degës së Partisë Demokratike. Procesi vijon për të shkuar më pas në zgjedhjen e kryetarit të degës.
Së fundi, në Korçë janë konfirmuar emrat zyrtarisht. Një nga emrat që nuk është përfshirë në listë për të garuar është Bravaldi Xhafka.
Ky i fundit, në një postim në rrjetet sociale, duke mos pranuar faktin që nuk e lanë të bëhej pjesë e garës në vend që të tregojë të vërtetën ka zgjedhur të ndezë një zjarr, një përplasje mes strukturave të PD-së, të cilën e quan problematikë fetare.
Sipas tij, nuk është lejuar të kandidojë se i përket fesë myslimane. Ky është një mashtrim publik.
Mund të duket djalë i ri, por ka një mentalitet të vjetër. Fatkeqësisht dhe turpërisht i përdorur nga udhëheqësi i tij Ervin Salianji, nga deputeti analfabet i Korçës, se fatkeqësisht Korça ka edhe të tillë.

Të thuash se nuk më lënë të kandidoj se i përkas besimit mysliman kur Korça tre në katër deputet i ka të besimit mysliman, kur Korça ka një bashkëjetesë të shkëlqyer fetare, kur shumica në piramidën drejtuese të PD i përket besimit mysliman, kur drejtuesit kryesorë të degës dhe shumica e anëtarësisë së Korçës i përkasin besimit mysliman dhe nuk e kanë shprehur kurrë këtë problematikë, tani se nuk të lënë të kandidosh të merr Salianji dhe të detyron të mbash qëndrime të pështira duke shpërndarë turpërisht “jashtëqitje”, “diarre” të ndyra që kërkojnë të nxisin një përçarje, një urrejtje, thjesht dhe vetëm për qëllime politike.
Bravaldi Xhafka mund të jetë një i ri 32-vjeçar që mund të ketë shanse në politikë, por nuk ia ka askush fajin Bravaldit. Të shpresojmë që është i keqpërdorur nga Salianji apo të tjerë.
Ai nuk është lënë të kandidojë për shkak se PD ka marrë një vendim që organizatorë dhe bashkëpunëtorë me kundërshtarin politik apo që kanë organizuar takime e tubime dhe kanë mbushur salla me mbështetës socialistë apo individë të ndryshëm në shërbim të përçarësit Ervin Salianji që konsiderohet i paguar nga Rama politikisht, nuk mund të jenë pjesë e garës krah PD-së.
Kjo, pasi ata e kanë zgjedhur rrugën e tyre, kanë vendosur të shkojnë në një angazhim tjetër politik.
Bravaldi Xhafka nuk është hequr nga lista e kandidimit sepse i përket besimit mysliman. Ky është një mashtrim.
Por është larguar sepse ka dalë kundër qëllimeve zyrtare të PD-së dhe ka organizuar tubimin kundër PD-së në Korçë me Salianjin, i cili në takimet e tij në 100 llafe, 99 i ka kundër PD-së dhe nuk ka lidhje me opozitën.
Salianji është i gatshëm të përdorë çdo lloj intrige dhe ndyrësie deri te nxitja e përçarjes fetare brenda PD-së, thjesht dhe vetëm që të konsiderohet dhe të marrë një karrige.
Bravaldi Xhafka mund të jetë mbështetës i Salianjit, i Berishës, i Bashës, i Edi Ramës, i Ilir Metës apo kujtdo tjetër, por në politikë ka disa rregulla dhe qasja e bërë së fundi tregon një mentalitet të servirur nga intrigat e Salianjit, analfabetizmi apo çfarë fshihet pas disa kthetrave të ndyra që në emër të besimit fetar kërkojnë të kapin opozitën./ CNA
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka përjashtuar çdo lloj mundës...
Bashkimi Evropian po bën një gabim serioz duke mos u angaz...
Ashtu siç u paralajmërua deputetët e opozitës kanë braktis...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka bërë me dije se nëse de...
Deputeti Saimir Korreshi ka deklaruar në Kuvend se spitali...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka folur n...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla iu përgjigj...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, vijon me d...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të hënën Grupin Parlam...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka bërë një pos...
Në seancën e sotme plenare, është zhvilluar interpelanca m...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti, ndau sot k...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka ...
Deputeti demokrat, Klevis Balliu, hodhi sot dyshime dhe ak...
Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi sot qeverinë dhe kryemin...
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, akuzoi sot mazhorancën soc...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, denoncoi s...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, dhe në se...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi sot ak...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...