Zgjedhjet në PD/ Këlliçi: Procesi nuk ka përfunduar me votëbesimin e Berishës
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka folur për zgjedhjet dhe...

Ish-presidenti Bamir Topi ka ironizuar rikonfirmimin e Sali Berishës në krye të PD-së. I ftuar në emisionin Të Paekspozuarit me Ylli Rakipin, Topi u shpreh se ndihet i keqardhur që nuk i përjetoi fishekzjarret për zgjedhjen e kryetarit të përjetshëm të PD-së.
“I jam përgjigjur ftesës me respekt ndaj emisionit, pasi sinqerisht nuk do të kisha dëshirën më të vogël të rikthehesha për të komentuar profilin e kryetarit të përjetshëm të Partisë Demokratike. Gjithsesi jam këtu në respekt të komunikimit me ju, median, publikun. Me vjen keq që nuk kam përjetuar këto momente hareje, fishekzjarresh. Një emocion i veçantë. Lumë ai që i ka parë live... Më pyetët si e keni përjetuar, në sa gara e keni parë. Në të gjithë garat.
Nuk mund të them që PD e ka patur një demokraci në standard, por gjithsesi ekzistonte një frymë që konsiderohej me alternativë mendimi, sepse në vendimarrje nuk besoj të ketë njeri të thotë që në garë me Berishën mund të fitonte.
Ka qenë e ndërtuar në mënyrë të tillë, që ai kishte kontroll absolut mbi strukturat dhe votat e demokratëve. Por, ajo që më ka mbetur në mendje, është momenti kur ai është larguar me dorëheqje, është zhvilluar një garë në kushtet e anormalitetit mes të ndjerit Olldashi dhe zotit Basha. Çdo votues që shkonte për të votuar, ishte i identifikuar me numrin e serisë. Përfytyro në çfarë niveli fyerje shkonte raporti mes Berishës dhe anëtarëve të PD”, tha Topi.
Topi deklaroi më tej se pas kaq shumë vitesh është ezauruar mundësia për të analizuar politikisht Berishën.
Ish-presidenti tha se tani duhet të flitet më shumë për strukturën karakteriale të Berishës pasi politikisht gjithçka është ezauruar, pasi sipas tij nuk është më figurë politike.
"Është situatë komplekse. Nuk e di kush do ta marrë përsipër të analizojë nëpërmjet një vepre që do të vlente për historinë e tranzicionit politik, për të analizuar politikisht ecurinë e PD-së në 35 vite dhe specifikisht figurën e Sali Berishës. Mendoj që pas kaq vitesh, është ezauruar mundësia për ta analizuar politikisht Sali Berishën. Mendoj se është ezauruar gjithçka, nuk ka mbetur asgjë pa u thënë. Kanë folur të gjithë, janë bërë debate, ai është aty.
Ndryshe nga herët e tjera, mos mendo që edhe më parë nuk e kam patur këtë mendim. Por vjen një moment që njeriu nxjerr edhe atë që ka rezervë. Sot, duhet folur më shumë për strukturën karakteriale të Sali Berishës, sepse politikisht gjithçka është mbyllur dhe ezauruar, për mua ai nuk është figurë politike më, por një shprehje e një karakteri i cili ka lindur me të, ka patur modifikime të veta kur ka qenë i ri dhe pastaj kur është futur në lëvizjen studentore ka ekspozuar qëllime të dashura për njerëzit, por ka patur karakter që doli kohë pas kohe dhe sot është i ekspozuar në publik.
Nuk mbaron problemi këtu, nuk është problemi vetëm te një individ, pasi ai mund të luajë mendsh, por edhe raporti me të tjerët. Kemi defekt të madh si shoqëri, nuk vlen vetëm në raportet e Berishës me elektoratin, e njëjta gjë ndodh edhe në krahun tjetër. Nuk di një shoqëri tjetër, që të jetë orientuar kaq keq me projeksionin e të ardhmes së tij", deklaroi Topi./ CNA
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka folur për zgjedhjet dhe...
Gazetari Armand Shkullaku ndau sot një qëndrim kritik sa i...
Analisti Mentor Nazarko komentoi sot rihapjen e diskutimev...
Ish-presidenti, Bamir Topi komentoi sot situatën që përshk...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka bërë nj...
Këshilli i BE-së ka publikuar agjendën zyrtare të Konferen...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në Foltoren e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, foli me nënkuptime pasdite...
Kryetari i Partisë Demorkatike, Sali Berisha, mori pjesë k...
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me vend...
Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, llda Zhulali komentoi...
Kryeministri Edi Rama, në takimin e zhvilluar për 35-vjeto...
Partia Socialiste ka festuar sot 35-vjetorin e krijimit të...
Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, ka reaguar lidhu...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm ditën e sotme në...
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi priti sot në një takim ho...
Ish-deputeti Myslim Murrizi komentoi sot referendumin për ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim lidhur me procesi...
Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, pritet të vizito...
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar para...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...