web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet agjenda/ Ministri grek i Mbrojtjes, Dendias, vjen nesër në Tiranë

24 Maj 2026, 20:57, Politikë CNA

Zbardhet agjenda/ Ministri grek i Mbrojtjes, Dendias, vjen nesër në

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, pritet të vizitojë nesër Tiranën.

Sipas burimeve diplomatike, vizita e tij lidhet me disa takime me rëndësi që synon të zhvillojë në kryqytetin e vendit.

Bazuar në agjendën e vizitës të publikuar nga mediat greke, Dendias do të takohet fillimisht me homologun e tij, Ermal Nufi.

Më pas, Dendias do të pritet nga kryeministri Edi Rama, që do të pasohet me një drekë pune në rezidencën kryeministrore.

Ndërsa gjatë orëve të pasdites, Dendias do të takohet me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturinë e Tij, Joanin./CNA





Lajmet e fundit nga