web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet për kryetarin e PD-së/ Berisha "i tregon vendin" Salianjit: Përfaqësuesit e krimit nuk kanë vend në parti

23 Maj 2026, 12:13, Politikë CNA

Zgjedhjet për kryetarin e PD-së/ Berisha "i tregon vendin"

Kryedemokrati Sali Berisha iu përgjigj sot disa reagimeve të Ervin Salianjit lidhur me procesin e referendumit për kryetarin e PD-së që po zhvillohet sot përmes anëtarësisë.

Duke folur para gazetarëve, Berisha u shpreh se këto janë veçse përpëlitje të një përfaqësuesi të botës së krimit.

Sipas Berishës, përpjekje të tilla bëhen për të përlyer procesin, nga individë që e konsiderojnë krimin si fuqi.

“Unë besoj se përpëlitjet e një përfaqësuesi të botës së krimit nuk munden të përlyejnë këtë proces, më demokratin në Shqipëri. Këta përfaqësues nuk do të kenë kurrë vend në këtë parti. Kjo është ndarje për jetë e vdekje. Askush dhe asnjëri nuk mund të mendojë të konsiderojë krimin si fuqi”,-tha Berisha./CNA





Lajmet e fundit nga