Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi dëgjesën e radhës në Dibër, ku morën pjesë qytetarë, përfaqësues të pushtetit vendor dhe aktorë të shoqërisë civile.
Bashkëkryetari i Komisionit dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, deklaroi se reforma territoriale e vitit 2014 ka dështuar dhe se një nga provat më të qarta të këtij dështimi është shpopullimi masiv i zonave rurale.
Boçi theksoi se reforma territoriale nuk është pronë e qeverisë, por e qytetarëve, duke argumentuar se një reformë pa konsultim publik krijon probleme që në themel.
Sipas Boçit, dëgjesat publike janë instrumente demokratike të domosdoshme për të kuptuar nëse reforma e vitit 2014 ka përmirësuar jetën e qytetarëve, përfaqësimin, shërbimet dhe zhvillimin ekonomik në territore të ndryshme.
Ai ngriti pyetje mbi cilësinë e shërbimeve në Dibër dhe mbi diferencat mes zonave urbane dhe rurale, duke theksuar se Shqipëria ka një territor kompleks dhe problematika të ndryshme nga një qark në tjetrin.
Boçi deklaroi se reforma e vitit 2014 nuk arriti të sjellë autonominë fiskale dhe kompetencat e premtuara për pushtetin vendor, ndërsa prodhoi thellim të pabarazive mes bashkive.
Në fjalën e tij, Boçi e cilësoi reformën e vitit 2014 si një “reformë partiake” dhe jo administrative, duke sjellë si shembull diferencën mes qarqeve të Dibrës dhe Gjirokastrës.
Boçi kujtoi gjithashtu se projekti fillestar i reformës parashikonte 47 bashki, ndërsa më pas numri u rrit në 61 për arsye politike.
"E vërteta është që Bashkimi Europian kërkon konsensus politik. Kërkon që proceset e rëndësishme të mbështeten nga të dyja palët politike. Nuk kërkon një mazhorancë që imponon variantin e saj vetëm sepse ka votat dhe një opozitë që mbetet jashtë sepse nuk i ka ato.
Pra, BE kërkon konsensus dhe kërkon që të dëgjohen qytetarët. Ne si Parti Demokratike e kemi kërkuar këtë gjë dhe e konsiderojmë të domosdoshme. Ne besojmë se arkitektura e shtetit në territor është Reforma Territoriale dhe ajo nuk është pronë e qeverisë, por pronë e qytetarëve.
Nëse realizojmë një reformë pa konsultuar qytetarët, atëherë kemi një reformë pa taban, si ajo e vitit 2014. Difekti kryesor i reformës së vitit 2014 ishte pikërisht moskonsiderimi i mendimit të qytetarëve. Reforma nisi nga harta dhe përfundoi tek kompetencat dhe qytetarët, duke krijuar probleme serioze.
Së dyti, mendoj që dëgjesat janë institucione shumë demokratike dhe shumë pozitive. Sot kemi mundësi të marrim përgjigje për objektivat e reformës së vitit 2014.
A u përmirësua jeta e qytetarit në Dibër? A është i përfaqësuar qytetari në këshillat bashkiakë? A i merr qytetari shërbimet? A janë të njëjta shërbimet në të gjithë territorin? A pati reforma ndikim në zhvillimin ekonomik në gjithë territorin apo krijoi diskriminim zhvillimor?
Këto përgjigje i japin qytetarët. Dhe siç thoni ju në Dibër: “Punët e mira duken në mexhlis”. Dëgjesat janë të rëndësishme për një arsye shumë të thjeshtë: Shqipëria është një vend me territor të larmishëm, me reliev të thyer, me probleme infrastrukturore, me vështirësi ekonomike dhe me potenciale të pashfrytëzuara.
Problemet e Dibrës nuk janë të njëjta me ato të Elbasanit apo Tiranës. Prandaj na duhet të marrim mendimin e qartë të qytetarëve. Në fund të ditës, kjo dëgjesë është edhe një test i sinqeritetit të politikës.
A ka kurajë politika të përballet me efektet dhe pasojat e vendimeve të saj? Sot jemi në një reformë të re pas 12 vitesh dhe duket sikur jetojmë në një regjim reformash të pafundme. Por ne nuk jemi sot këtu sepse kemi probleme administrative, sepse administrimin mund ta rregullojë qeveria.
Ne jemi këtu për shkak të shqetësimeve të qytetarëve dhe për shkak të dështimit të reformës së vitit 2014.
Qeveria premtoi autonomi fiskale dhe nuk e realizoi. Premtoi kompetenca për pushtetin vendor dhe nuk i përmbushi. Premtoi shërbime më të mira dhe qytetarët thonë se kjo nuk ndodhi. Premtoi përfaqësim më të mirë, por sot kemi diskriminim mes zonave urbane dhe rurale dhe mes bashkive që kanë mbështetje financiare të ndryshme.
Kjo reformë prodhoi thellim të pabarazisë. Kush ishte bashki e varfër u bë edhe më e varfër. Prandaj kemi sot shpopullim të zonave rurale. Dhe jo vetëm migrim të brendshëm, por emigrim jashtë Shqipërisë. Po zbrazet “magazina furnizuese” e qendrave urbane, sepse njerëzit po largohen jashtë vendit.
Ky alarm duhet të reflektohet në punën e këtij komisioni. Kjo reformë duhet të ndalë largimin e qytetarëve, që është gjakderdhja më e madhe e kombit. Dibra ka rreth 150 mijë banorë dhe vetëm 4 bashki, ndërsa Gjirokastra, me më pak banorë, ka 7 bashki.
Pse ndodh kjo? Sepse reforma e vitit 2014 nuk ishte reformë administrative-territoriale, por reformë partiake. Ky është një sekret publik. Fillimisht ishin parashikuar 47 bashki dhe më pas u bënë 61. Ky është një fakt që duhet pranuar. Vetëm duke parë të vërtetën në sy mund të ndërtojmë diçka që e korrigjon këtë situatë.
Ne jemi këtu për të bashkëpunuar, për të ndryshuar funksionet, për të rritur kompetencat dhe autonominë financiare për të gjithë qytetarët, pavarësisht ku jetojnë. Të gjithë paguajmë taksa, në qytet apo në fshat, por jo të gjithë marrim të njëjtat shërbime. Ne duam standarde të njëjta.
Duam bashkëpunim mes bashkive. Një bashki e fortë duhet të ndihmojë një bashki më të dobët. Duam të forcojmë qarqet dhe t’u japim kompetenca reale, sepse kështu mund të zgjidhim problemin e shërbimeve dhe decentralizimit.
Nëse nuk ndërhyjmë, atëherë do të ndihmojmë më tej shpopullimin e vendit. Po ashtu, nuk duhet të jemi nën trysninë që bashkia duhet patjetër të dalë “me fitim”, sepse bashkia nuk është biznes. Shteti ka fonde, grante dhe instrumente për të ndihmuar bashkitë", ka deklaruar Boçi./ CNA
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Universiteti...
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në takimin me ho...
Kryeministri Edi Rama është pritur me një ceremoni shtetër...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në konferencën e sotme për med...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se r...
Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në To...
Deputeti demokrat Saimir Korreshi ripërsëriti këtë të prem...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot zhvillimin e Konfere...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm pasi Gr...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh sot në aktivitetin...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur f...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, dhe ministri i ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë nj...
Në seancën e sotme plenare është zhvilluar interpelancë me...
Deputeti socialist Erion Braçe ngriti sot në Kuvend shqetë...
Ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhj...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, në interp...
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, iu përgjigj sot akuza...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...