web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha rikonfirmohet si kryetar i PD-së/ Rezultatet përfundimtare të referendumit

23 Maj 2026, 21:39, Politikë CNA

Berisha rikonfirmohet si kryetar i PD-së/ Rezultatet përfundimtare

Sali Berisha është rikonfirmuar si kryetar i Partisë Demokratike. Deputetja demokrate, Albana Vokshi në një deklaratë për mediat u shpreh se nga përpunimi i të dhënave paraprake në 77 degët e PD-s, 87 qendra votimi numri total i votave ishte 39 441.

Nga ky total 38 902 janë klasifikuar vota të vlefshme, ndërsa 539 të pavlefshme. Ndërkohë bëhet me dije se Berisha ka siguruar 37 341 vota pro, 1055 ishin kundër, 539 vota të pavlefshme, ndërsa abstenim ishin 506 vota. 

"Sot në 23 maj, demokratët në të gjithë vendin ishin të ftuar për të vendosur drejtimin e Partisë Demokratike. Përmes një procesi transparent, të rregullt, të qetë, të monitoruar gjerësisht nga media, pa asnjë pengesë për të, si dhe të karakterizuar nga një pjesëmarrje masive e anëtarëve të Partisë Demokratike. Nga përpunimi i të dhënave paraprake, pra kontaktet që kemi pasur me degët, 77 degët e Partisë Demokratike, ku votuan në 87 qendra votimi, nga rezultatet paraprake pra të procesit, kemi si më poshtë vijon. Numri total i votave të numëruara pra, numri total i pjesëmarrësve është 39,441. Nga këto, rezulton, vota të vlefshme 38,902. Vota të pavlefshme 539. Nga votat e vlefshme, vota pro kryetarit Sali Berisha 37,341. Vota kundër 1,055. Vota abstenim 506. Suksese kryetarit Sali Berisha për rikonfirmimin e tij në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike", u shpreh Vokshi. /CNA





Lajmet e fundit nga