Deputetët e PD-së mësyjnë te Siguria Kombëtare/ "Barrikadë" me karrige te Komisioni
Deputetët e PD-së kanë mësyrë në sallën ku ndodheshin disa...

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, ka denoncuar këtë të martë deputetin socialist, Frrok Gjini.
Sipas Kalasë, kompania “Nord Konstruksion”, ku bashkëshortja e Gjinit është ortake me 50% të kapitalit, ka marrë leje për ndërtim të një kulle në zonën e “Myslym Shyrit”, në kundërshtim me Planin e Rregullimit Vendor.
Kalaja rendit edhe shkeljet që sipas saj janë kryer në rastin konkret.
Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD thotë se kjo çështje do përcillet në SPAK, ndërsa akuzon se pas çdo kulle në kryeqytet fshihen Rama dhe Veliaj.
Deklarata e plotë:
Ndërkohë që qeveria dhe patericat e saj vazhdojnë planin e qartë për asgjesimin e opozitës së vërtetë, shkatërrimi i Tiranës nëpërmjet betonizimit dhe vjedhjes vijon. Ky betonizim, që ka pushtuar tokën dhe ka kapur qiellin, nuk është gjë tjetër veçse pastrim i produktit të veprës penale, theksuar kjo dhe nga autoritetet italiane të Antimafies.
Rasti që denoncojmë sot, jo rastësisht lidhet me një nga zonat më të lakmuara në Tiranë, rrugën “Myslym Shyri”.
Zëvëndësuesi i Benet Becit në parlament, Frrok Gjini, ka marrë leje ndërtimi nga dyshja që drejton grupin e strukturuar kriminal të Rilindjes, Rama – Veliaj, si shpërblim për vjedhjen e votave me 14 maj në Shkodër.
Skema është e njohur: paratë e shpenzuara në fushatë për të blerë dhe intimiduar, j’ua kthejmë me ndërtime në zonat më të lakmuara të Tiranës.
Sipas ekstraktit të QKB-së, në emër të shoqërisë “Nord Konstruksion”, që ka ortake me 50% të kapitalit znj. Kristina Gjini, bashkëshortja e deputetit Frrok Gjini, është dhënë leja e ndërtimit sipas Vendimit Nr.5-22434/6 nga Bashkia Tiranë. Leja është bazuar në delegimin e kompetencave nga KKT, drejtuar nga Kryeministri Rama, në shkelje flagrante të vetë Planit të Rregullimit Vendor.
Cilat janë këto shkelje:
Ndërtimi bëhet në një zonë me densitet shumë të lartë për m2, dhe fakti që objekti ndërtohet në mes të 4 pallateve e shton më shumë densitetin e ndërtimit për frymë.
Kulla që do ndërtohet do ketë 12 kate, ndërkohë që vetë Plani Vendor e ka parashikuar në maksimum 10 kate.
Plani vendor ka parashikuar lartësinë e një kulle me maksimumin 32 metra, ndërkohë që kulla e deputetit shkon në 49.56 metra.
Këto janë të gjitha shkelje dhe jetojmë në qytetin ku një banori të palidhur me pushtetin i shkojnë me pranga se rrefgullon ballkonin.
Ajo që të bën habi është edhe avullimi i aktivistëve part time, që nuk ngurruan të protestonin në verën e nxehtë, të nxehur edhe më shumë nga thashethemi i përhapur nga regjimi, që e lidhte kullën në pronë private me familjen e kryetarit të opozitës…
Njerëzit e dinë shumë mirë se pas çdo kulle fshihet dyshja drejtuese e GSK Rama – Veliaj, që me kullat pastrojnë paratë dhe me paratë e kullave financojnë shkatërrimin e opozitës dhe blejnë zgjedhjet.
Kjo çështje do përcillet në SPAK, ashtu si kundër çdo abuzim me pronën, paratë publike dhe qytetin e Tiranës.
SPAK mund të “përtojë” tani, por një ditë drejtësia do bëhet dhe hajdutët dhe kriminelët do të marrin hakun./ CNA
Deputetët e PD-së kanë mësyrë në sallën ku ndodheshin disa...
Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ...
Ish-kryeministri Sali Berisha doli nga Kryesia e Kuven...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konfer...
Prej ditës së djeshme vijon zjarri tek ish-Metalurgjiku në...
Projektbuxheti i vitit 2024 është bërë “mollë sherri” ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konf...
Komisioni i Ligjeve po e zhvillon mbledhjen "online", ndër...
Deputeti Agron Shehaj deklaroi mbrëmjen e djeshme se n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli në ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një paralajmërim për...
Vlerësohet me “Urdhrin e Meritës Policore” dhe me “Medalje...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në një postim në rrjetet...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për medi...
Pak më parë ka nisur online mbledhja e Komisionit për Poli...
Shumë personazhe politike kanë pësuar ndryshime drasti...
Partia Socialiste pritet të mbajë këtë të martë një Asambl...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto në rrjetet so...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në orët e von...
Deputeti i PD, Agron Shehaj ka deklaruar se nuk është më p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...