
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, hedh dyshime të forta se kompania ITS, e Klodian Zotos, e cila qëndron me majën e piramidës së kompanive që kanë marrë me koncesion inceneratorët, ka shtrirë “tentakulat” edhe në UKT.
Në një postim në rrjetet sociale, Vasili i është drejtuar me një letër Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, ku kërkon informacion në lidhje me tenderat për blerje matësish nga 2016-ta e në vazhdim dhe sa tendera janë fituar nga ITS.
“Në vazhdim të zbulimit të oktapodit të inceneratorëve! ((Dokumenti)
I jam drejtuar me letër zyrtare Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës, ku i kërkoj informacion lidhur me tendera për matësa të fituar nga kompania ITS me aksioner kryesor Klodian Zoton e inceneratorëve.
Është e qartë, por po qartësohet edhe më mirë se oktapodi i inceneratorëve ka shtrirë këmbët gjithandej në parate publike, që administron Rilindja.
Këto do të ishin të tjera fakte të rënda që lidhen me oktapodin e inceneratorëve, pas faktit kur Bashkia e Tiranës dhe Qeveria, të cilat në shpërdorim flagrant të detyrës dhe të interesit publik lanë peng tokën shtetërore dhe pronat, që Kompania e Inceneratorëve të merrte 8 milion euro kredi ndërkohë, që ishte nën hetim nga SPAK.
Apo kur Bashkia e Tiranës mori 12 automjete për përdorim nga Kompania e Inceneratorëve të Tiranës me sebepin e pandemisë, kur kjo kompani s'kishte asnjë lidhje me shitjen apo dhënien me qira të automjeteve.
Shpresoj që këta të Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve të jenë të sinqertë në përgjigjen e tyre, për të miren e tyre dhe të interesit publik!”-shkruan Vasili.
Por, LSI mesa duket po kopjon denoncimet e CNA.al. Kujtojmë këtu se në lidhje me shtrirjen e tentakulave të inceneratorëve, edhe tek Ujësjellësit, CNA.al ka publikuar fakte dhe dokumente që në prej disa muajsh.
CNA.al ka kryer një investigim të zgjeruar në lidhje me futjen e Klodian Zotos, tek ujësjellësat nëpërmjet instalimit të një sistemi elektronik të matësave. Të cilin mund ta lexoni në linkun më poshtë.
Ndërsa tani, pas denoncimit të CNA.al është kujtuar të denoncojë edhe LSI. Ashtu si në rastin e inceneratorëve.
Por, gjithësesi më mirë vonë sesa kurrë. Denoncimet e LSI janë të vonuara, por të paktën janë./CNA.al
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas taki...
Anëtari i FRPD-së, Oleg Hanku, ka reaguar në lidhje me...
Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari, ka reaguar në lidhj...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është pyetur sot për marrëdhën...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, i ka bërë thirrje biznesit...
Aktivistja Evi Kokalari, e cila erdhi në Shqipëri me p...
Në Tiranë u zhvillua Samiti Rajonal i Transportit për proj...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në tryezën e bisedimeve me...
Kryeministri Edi Rama dhe Rilindja vazhdojnë propagand...
Presidenti Ilir Meta ka komentuar kritikat e kreut të ...
Koncepti i opozitës për të ndërtuar kompromis me mazho...
Presidenti Ilir Meta ka treguar prapaskenat para firmo...
Presidenti Ilir Meta ka treguar mbrëmjen e sotme arsye...
Ish-presidenti Bamir Topi ka folur për Presidentin e r...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka folur për zgjedhjen...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, gjatë f...
Presidenti Ilir Meta ka komentuar deklaratat e ish-kry...
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, ka trajtuar sërish...
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ngriti shqetësimin e m...
Ministrja Elisa Spiropali sulmon opozitën lidhur me pë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...