
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, takoi sot Forcat Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit për t’i përgëzuar në lidhje me rezultatet e arritura në kuadër të operacionit “Tempulli” si dhe për t’u njohur me zbatimin e masave lidhur me “paketën e sigurisë në shkolla”.
Ministri vlerësoi punën e bërë nga strukturat e DVP Elbasan, dhe njëherësh kërkoi angazhim të fortë në zbulimin e ngjarjeve të ndodhura në të kaluarën.
Balla nënvizoi gjithashtu se detyrë primare e punës së policisë është parandalimi e më pas zbulimi i veprave penale.
"Dua të jem shumë i qartë dhe shumë i prerë në rolin që ka Policia e Shtetit, për sa i përket luftës kundër kriminalitetit. Nuk mund të mjaftohemi thjesht dhe vetëm me këtë operacion ose këtë vëmendje. Natyrshëm kjo është një vëmendje kryesore. Na duhet që të punojmë fort me zbulimin e krimeve të ndodhura në të kaluarën. Për këtë Drejtori i Përgjithshëm i policisë ju ka nisur një udhëzim të posaçëm për evidentimin e personave që janë në kërkim dhe për rritjen e zbulueshmërisë së akteve kriminale. Dhe unë kam shumë besim që drejtoria e Elbasanit ka shumë për të zbuluar pra, vepra kriminale të ndodhura në të shkuarën. Mos harroni një gjë që është shumë e rëndësishme: – grupet kriminale mezi presin që ne të mbyllim një sy apo një vesh për të mos dëgjuar apo një sy për të mos parë, dhe ata janë të gatshëm të rikthehen dhe të godasin përsëri. Kështu që ne na duhet të nisim gatishmërinë, të rrisim prezencën tonë në territor, në mes lagjeve, në rrugë dhe ndërkohë sapo ndodh një ngjarje kriminale, ne të kemi të gjithë rrjetën tonë, për të identifikuar dhe për të ndaluar në kohë, autorin apo autorët. Ne na duhet që të kontrollojmë çdo makinë, çdo kroskot, çdo tapiceri ku fshihet një armë, e cila mund të jetë burimi i një vepre të rëndë kriminale", u shpreh Balla.
Në lidhje me paketën e sigurisë në shkolla, ministri Balla u shpreh se "paketa e sigurisë në shkolla është një përgjegjësi direkte e drejtorit të Policisë Vendore, i cili në bashkëveprim me kryetarët e bashkive dhe të gjitha agjencitë e tjera ligjzbatuese të shtetit, duhet të garantojë që brenda perimetrit të sigurisë në shkolla, ne të mos kemi asnjë incident. Unë kam besim te ju dhe jam shumë i sigurt që do të kemi rezultate shumë të mira”.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Rrumbullaku, duke folur rreth rezultateve të policisë sidomos në kuadër të sigurisë në shkolla, tha se ky operacion i ka shërbyer më së miri paketës në lidhje me masat e sigurisë në shkolla që është detyrë prioritare e Policisë së Shtetit.
"Mund t`ju them z. Ministër që Drejtoria e Policisë Elbasan, nën drejtimin e Drejtorit, ka kapacitetet më të mira profesionale për të qenë shembull në të gjitha drejtoritë vendore të policisë në shkallë vendi, jo vetëm për operacionet antidrogë, por edhe për operacionet e tjera të krimit kundër personit, ku mund të themi, ka pasur rezultate dhe kemi pritshmëri për rezultate të ardhshme”, u shpreh Rrumbullaku./CNA
Zv/Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm italian, Antonio Ta...
Avokati Adriatik Lapaj tregoi në një intervistë për “N...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur hije dyshimi mbi L...
Ish-kryeministri Sali Berisha foli mbrëmjen e sotme për do...
Lulzim Basha, i cili ka “shkëlqyer” me opozitarizmin e...
Ish-kryeministri Sali Berisha bëri mbrëmjen e kësaj të...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për lajmin e mirë për...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha priti sot në ...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Ra...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është justifikuar...
Kryeministri Edi Rama shprehet se është e pajustifikueshme...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në një dek...
Kandidati i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i është ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se 6 mijë shoqër...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë mesazhe për BE gjatë mbledh...
Sot po mbahet në Tiranë Ministeriali Euro-ballkanik i ...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati u tregua kritik...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata, ka re...
Kandidati socialist, Albert Halilaj, i cili ka dalë fi...
Në një deklaratë për mediat ish-kryeministri Sali Beri...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...