Vijojnë përplasjet në kantierin e aeroportit të Vlorës/ Kërkohet ndërhyrja e policisë, reagon Behgjet Pacolli
Vazhdojnë tensionet në kantierin e aeroportit të Vlorës. P...
Vazhdojnë tensionet në kantierin e aeroportit të Vlorës. P...

Qeveria britanike së fundmi ka lënë në fuqi vendimin për statusin "non grata" ndaj Berishës. Deputeti demokrat, Luan Baçi, në një intervistë për CNA TV, me gazetaren Fabjona Pasho, shprehet se vendimi është politik dhe jo juridik.
"Ky komision, që është një komision administrativ, që mori vendimin për shpalljen ‘non grata’ të doktor Berishës. Ky komision, e kanë thënë edhe vetë, janë treguar të ndershëm, duke thënë që provat nuk i morën parasysh fare, se gjasme u paraqitën jashtë afatit nga avokatët e zotit Berisha, gjë që nuk është e vërtetë, pasi janë çuar brenda afatit, pra nuk i kanë marrë parasysh.
Nuk kanë marrë parasysh asnjërën nga provat për të shqyrtuar çështjen dhe për t’i dhënë të drejtën për të kaluar në gjykatë. Thjesht i kanë marrë të mirëqena ato telegramet diplomatike, që mund të kenë qenë rreth 38 telegrame, por që nuk i gjenin dot. Pra, i vetmi burim informacioni për shpalljen ‘non grata’ të Berishës kanë qenë disa media dhe disa artikuj gazetash, të sponsorizuara nga George Soros, Edi Rama, apo i famshmi Lulzim Brava.
Parë në këtë këndvështrim, unë mendoj se nuk vlen për lajm. Nëse do të isha këshilltar i doktor Berishës, nuk do ta kisha këshilluar fare ta ankimonte një vendim të tillë, duke e lënë në harresë, duke e injoruar, pasi gjyqin e bënë qytetarët shqiptarë, ata e dhanë verdiktin e tyre. Kjo është pastërtia e figurës së kryetarit të PD-së, zotit Berisha.
Ai gjeti rrugën e ndershme. Nuk loboi, por ankimoi. U dha një mesazh gjithë qytetarëve, por edhe politikës ndërkombëtare, se duhet të funksionojë vota, demokracia, pavarësisht se vendimmarrje të kujt janë. Nuk është vendim juridik, por politik."
Baçi komentoi edhe marrjen e vulës dhe impaktin që vendimi i Gjykatës së Apelit do të ketë te demokratët.
"Është një fitore shumë e madhe, një vlerësim për demokratët. Ka një optimizëm shumë të madh. Shumë demokratë ishin skeptikë, pasi mendonin se vula do t’i bënte të ishin përpara. U krijua ideja se një parti politike, quhej parti nëse e vendoste gjykata.
Nuk është e vërtetë, gjykatat nuk kanë asnjë kompetencë për të përcaktuar një subjekt politik, aq më tepër organet drejtuese të këtij subjekti politik. Gjykatat dolën mbi vullnetin e qytetarëve, mbi vullnetin e votuesve dhe e bllokuan për rreth 3 vite zyrtarizimin e PD-së dhe bënë atë lojën e pushtetit. Tashmë nuk e kanë më luksin ato media që kanë qenë pro qeverisë dhe në mënyrë të papërgjegjshme e bënin këtë lojë.
Sot kemi një parti demokratike, që ishte e gatshme për të bërë opozitë në nivelin e të bërit opozitë. Më në fund kemi një PD që më në fund u regjistrua te libri i gjykatës si subjekt politik.
Kemi mundësinë që në 2025, të mos lobojmë apo krijojmë miqësi me partitë e tjera për t’u futur në siglën e tyre, por ne kemi siglën tonë, të rithemeluar në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021. Vendimi i Apelit ishte i pritshëm për mua, thjesht u zvarrit në kohë.
Në 3 vite nuk u gjet një gjykatës t’i jepte vulën vulëhumburit Lulzim Basha, por u zvarrit. Sot PD-ja, absolutisht është e bashkuar. Edhe ata demokratë që ishin në mbështetje të Bashës, nuk ishin në fakt në mbështetje të Bashës, por ishin nostalgjikë të flamurit, të vulës, të siglës."
Por, marrja e vulës së Partisë Demokratike, duket se do të shoqërohet me humbjen e mandatit të kryetarit, Sali Berisha, i cili për shkak të masës së sigurisë ndaj tij, nuk ka mundur të shkojë në Kuvend prej 6 muajsh. Deputeti Baçi shprehet se Berisha është i justifikuar për mungesën e tij, megjithatë, çdo vendim që mund të marrë Kuvendi, nuk ndikon te demokratët, pasi ish-kryeministri është politikisht aktiv.
"Asnjë dëm nuk na bën neve. Çdo lloj mase që mund të marrë kjo mazhorancë, kjo qeveri dhe ky parlament që është kthyer në noter të qeverisë. Në kemi parë dhe jemi dëshmitarë se si Berisha, megjithëse është prej 6 muajsh i arrestuar politikisht dhe i izoluar në banesën e tij, aktiviteti i tij ka qenë i pandërprerë 24/7, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat, me drejtues të PD-së, me deputetë, me grup parlamentar, kryesi, por edhe me qytetarët në ‘rrugën e shpresës’. Duke parë këtë situatë të krijuar, nuk ka ndonjë dëm konkret, apo pengesë.
Por, kjo është një padrejtësi shumë e madhe, ka vite që zgjat tashmë. Mazhoranca, pasi u mundua me punën e vulës, me vendimin e gjykatës, nuk pati më hapësirë se si ta zvarriste, patjetër që do të dorëzohet edhe ndaj izolimit politik që i ka bërë Sali Berishës. Nuk mund të izolohet një ish-kryeministër, një ish-president, kryetari aktual i opozitës, pa asnjë fakt. Në 3 vite hetim nuk ka një akuzë që mund të ngrihet kundër tij.
Punë ditësh do të jetë dhe kryetari i PD-së do të dalë, jo vetëm në terren dhe parlament, por edhe në takime me demokratët. Artificat ligjore, pengesat artificiale, kurthet që ngre parlamenti me Lindita Nikollën, duke mos ia krijuar kushtet të shkojë në parlament, sepse qenia deputet nuk është punësim, është mision. Sali Berisha është deputet i parlamentit, ka detyrime ndaj elektoratit dhe duhet të marrë pjesë patjetër në parlament, pavarësisht masës së padrejtë të SPAK-ut për ta izoluar.
Avokatët e zotit Berisha kanë bërë kërkesë të herëpashershme, duke ndjekur të gjitha procedurat parlamentare, që zoti Berisha të paraqitet në parlament, të bëjë punën e vet. Lindita Nikolla e ka detyrim ligjor t'i krijojë kushtet dhe mundësitë, duke e shoqëruar edhe me polici, meqë e kanë merak mos u arratiset Sali Berisha. Nëse ka njeri që edhe t'i thuash ik, nuk ikën, është Sali Berisha dhe s’ka nevojë ta shoqërojnë me polici, por të zbatojnë rregullat dhe ta çojnë në parlament të kryejë detyrën.
Nuk e bëjnë këtë, shkelin ligjin, Lindita Nikolla shpërdoron detyrën në këtë mënyrë. Mandati hiqet kur mungon pa arsye në parlament. Sali Berisha nuk mungon pa arsye. Nuk e lejojnë të shkojë në parlament, në mënyrë të paligjshme, duke shkelur kushtetutën. Kështu që, çdo vendim i këtij parlamenti që bie ndesh me ligjin dhe kushtetutën, patjetër që do të ndiqen të gjitha procedurat, në të gjitha instancat, duke mbrojtur të vërtetën dhe të drejtën."
Baçi shprehet se Partia Demokratike do të vijojë me betejat e saj opozitare dhe janë qytetarët ata të cilët marrin vendimet./ CNA
Në Shqipëri, pasi Gjykata e Apelit ia njohu ish kryemi...
Ashtu siç ka paralajmëruar edhe CNA, edhe gazetarja Kl...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, teksa foli gjatë n...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi dek...
Avokati Genc Gjokutaj dhe anëtari i kryesisë së PD-së ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka ngritur akuza të for...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndodhet në Londë...
Kryebashkiaku Erion Veliaj, nga Njësia 7, ka vijuar me...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka zbul...
Lulzim Basha është hedhur në sulm ndaj ish-kryeministr...
Një ditë më parë, Lulzim Basha zhvilloi një vizitë në ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar në...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demok...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj hapi një ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një premtim për ...
Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi ka reaguar në lid...
Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka folur pasditen e kësaj ...
Zëdhënësja anti-korrupsion në Partinë Demokratike, Gen...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se fo...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...