3.5 milionë lekë për një biletë në Gjermani/ Veliaj shpenzoi sa për 60 ndihma ekonomike
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj hapi një ...

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, denoncoi të hënën se mosfunksionimi i inceneratorit të Tiranës ka krijuar një bombë ekologjike në zonë e Sharrës, pak kilometra larg qendrës së kryeqytetit.
Malltezi denoncoi se zona e trajtimit të mbetjeve ndodhet në limitet e kapacitetit për menaxhimin e mbetjeve dhe nuk ka më hapësira për plehrat.
Ai akuzoi SPAK-un se nuk ka hetuar grupin e strukturuar kriminal, ku janë të përfshirë Edi Rama, Engjëll Agaçi, Artur Metani dhe Erion Veliaj.
Deklarata e plotë:
Të dashur qytetarë:
12 milion € i kalohen çdo vit inceneratorit të Tiranës, dhe pse as nuk djeg plehra dhe as ekziston. Mungesa e tij ka gangrenizuar jo vetëm vjedhjen, por ka krijuar një bombë ekologjike në zonë e Sharrës, pak km larg qendrës së kryeqytetit. Zona e trajtimit të mbetjeve ndodhet në limitet e kapacitetit për menaxhimin e mbetjeve.
Duke parë gjendjen, u kërkua me urgjencë leje për ndërtimin e një qelize shtesë për depozitimin e mbetjeve të ngurta urbane. Mirëpo qeliza e re ende nuk ka marrë dritën jeshile.
Kjo nënkupton se aktualisht Sharra është tej kapaciteteve të menaxhimit të mbetjeve.
Gazetaret e Faktoje.al kane kërkuar informacione që prej muajit mars mbi këtë çështje, por përpjekjet e tyre kanë dështuar. Qartazi, ata që nuk bëjnë transparencë për qindra miliona euro të hedhura për inceneratorë inekzistentë s’kanë pse e vënë ujin në zjarr për rrënimin e mjedisit dhe ajrit të Tiranës.
Në maj 2018 Edi Rama, teksa prezanote projektin e Sharrës në video 3D mburrej se ishte krenar për inceneratoret e thoshte: ‘Shikojeni se si po fitohet beteja për Shqiperinë e pastër Europiane, mu në zemrën e vendit tonë, përmes një modeli të ri standardesh të Bashkimit Europian mbledhjeje, përpunimi e prodhimi energjie nga mbetjet me zero impakt negativ për ajrin e shëndetin.’
Sot Inceneratori i Elbasanit nuk punon, ai i Fierit nuk arriti të përfundonte, ndërkohë që në Tiranë inceneratori nuk ekziston. Aktualisht inceneratorët janë nën sekuestro. SPAK bën sikur heton por pa guxuar të shkojë te akuza ‘grup i strukturuar kriminal’ dhe duke hetuar për cikerrima si vjedhje të TVSh, vjedhje për të justifikuar punimet me fatura sheqeri e orizi, blerjen e një linje birre, apo pllakat e banjos dhe dhurata për bileta hoteli e avioni.
Në fund, dua të theksoj se ka 4 vite që PD e ka kallzuar këtë aferë duke argumentuar shkeljet e një ‘grupi të strukturuar kriminal’. Por, SPAK nuk ka pranuar të (1) hetojë për grup të strukturuar kriminal ndonëse i dalin të njëjtët personazhe (2) nuk ka hetuar procedurat (3) nuk ka guxuar të shprehet për Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Artur Metanin, Erion Veliaj etj që kanë luajtur rol vendimtar për procedurat.
Ja një pyetje që i duhet bërë SPAK pas 4 vitesh zvarritje: A ka përgjegjësi apo jo Engjëll Agaçi & Artur Metani për:
(i) injorimin e shkresës se APP që procedura ishte e paligjshme,
(ii) kalimin e kontratës së Elbasanit kinse u kryen 9 procedura brenda ditës,
(iii) nenin ‘pamundësia e ndërprerjes se kontratës’, &
(iv) 8 pike bonus për kompaninë që nuk ekzistonte fare?/CNA
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj hapi një ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një premtim për ...
Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi ka reaguar në lid...
Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka folur pasditen e kësaj ...
Zëdhënësja anti-korrupsion në Partinë Demokratike, Gen...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar besimtarët mysl...
Deputeti i PD-së Luan Baçi ka komentuar lëvizjet e gru...
Lulzim Basha ka dalë me një sigël të modifikuar nën sl...
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka uruar Kombëtares Sh...
Të shtunën, Partia Demokratike zhvilloi një takim me q...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari denonco...
Nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi ka paralajmëruar L...
Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratik...
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një ta...
Presidenti i Republikës,Bajram Begaj, u nis sot në Zvi...
Sot, Lulzim Basha doli prap që të luajë idiotin përpar...
Lulzim Basha nuk ndalet së bëri qesharakun dhe së gënj...
Ky vendim i Gjykatës së Apelit në Shqipëri zgjidhi ngë...
Fatmir Xhafaj duket se ka ngelur i vetëm në tentativën...
Në protestën e sotme që u zhvillua para bashkisë, drej...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...