Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Lulzim Basha ka dalë me një sigël të modifikuar nën sloganin: "Shqipëria meriton më shumë". Ajo që vihet re është sigla e Partisë Demokratike të Shqipërisë, me nëntitullin "Demokratët Euroatlantikë".
Ndërsa Luli vazhdon lojën e gjasme ankimimit në Gjykatën e Lartë, ndërsa kjo Gjykatë e ka shqyrtuar një herë ankimimin e Bashës, ky i fundit po kujdeset të modifikojë paksa simbolet e Partisë Demokratike!
Nëntitulli "Demokratët Euroatlantikë" nuk mund të jetë deniminim i një subjekti të ri politik. Mes rreshtave, në deklaratat e Bashës për "kokrrat" që i kanë mbetur në ambientet ku zhvillon "mbledhjet", e ka thënë që nuk para preferon të shkojë të mbledhë nënshkrime për një parti të re.
Luli gjithashtu mes rreshtave u ka sqaruar "kokrrave", që ankimimi në Gjykatën e Lartë mund të mos shërbejë, meqë Berisha paska bërë aleancë me Ramën! Luli mes rreshtave ka pretenduar se ai ka vetëm hallin e elektoratit të djathtë dhe jo hallin e karriges së tij. Domethënë nuk lufton për Kryetar!
Luli në fakt duhet dëgjuar veç per ato copat e fjalive që thotë në ligjëratat e veta. Sepse ato janë fjalitë për të cilat ka marrë porosi që t'i thotë. Pjesën tjetër Luli është mjeshtër vetë dhe e mbush kollaj me lloj lloj mashtrimesh e gënjeshtrash. Kaq i kanë lënë në dorë duke ditur që s'ja ha qeni shkopin për të mbushur bidonët e deklaratave me ujë.
Lulzim Basha thjesht po merr kohë duke bërë sikur po kërkon të gjejë zgjidhjet. E ndërkohë i vuri të gjithë të shohin siglën e re te Demokratëve Euroatlantikë!
Ndërsa të gjithë merren me thesin me gënjeshtra për gjasme ankimimin për vulën që Basha do ta marrë në Gjykatën e Lartë, Basha ka shpalosur çarçafin e Demokratëve Euroatlantikë si FRAKSION brenda Partiase Demokratike!
Sali Berisha në statutet e veta ja ka hapur me kohë rrugën Lulëzimit për Euroatlantikët e tij.
(A thua se pjesa tjetër e PD nuk qenkan Euroatlantik).
Ndërkohë cicmicet e deklaratave të porositura duan të na bëjnë të besojmë se këta Euroatlantikët e Bashës qenkan edhe antiberishist!
Sa të mësohen "kokrrat" me panjet e çarçafit euroatlantik, Basha bën gjasme politike me vendimin e Gjykatës së Apelit e cila me vendimin e saj thjesht ka zbatuar në mënyrë të drejtpërdrejtë një vendim të Gjykatës së Lartë!
Gjykata e Apelit u investua ndaj çështjes së Vulës dhe siglës së PD, pasi Gjykata e Lartë në Dhjetor 2023 mori vendim dhe e ktheu çështjen për shqyrtim në Gjykatën e Apelit.
Gjykata e Apelit ekzekutoi vendimin e Gjykatës se Lartë për MOSLEGJITIMIMIN E GRUPIT TË LULZIM BASHËS SI ANKUES NË NJË PROÇES DEPOZITIMI VENDIMESH NGA FOLTORJA.
Gjykata e Lartë në të njëjtin vendim ka nxjerrë konkluzionet edhe për ANKUESIN BASHA.
Me vendim, Gjykata e Lartë i ka shpjeguar Bashës që ai nuk legjitimohet si ankues në një proces me një palë, (siç është rasti i depozitimit nga Foltorja i dokumentave dhe vendimeve statutore dhe të tjera) dhe i thënë Bashës që nëse ky do ketë ankesa për vendimet e marra nga Foltorja, duhet të angazhohet me një proces më vete.
GJYKATA E LARTE ja ka bërë të qartë BASHËS, që nëse ka pretendime ndaj depozitimit në Regjistrin e Partive të dokumenteve të Foltores, atëherë duhet të ankohet në Gjykatën e shkallës së parë ku mbahet Regjistri i Partive Politike.
Fillimisht Basha shtroi si alternativë "do shkojmë apo nuk do shkojmë me ankimim në Gjykatën të Lartë". Pas 4 ditëve del e thotë do shkojmë të ankohemi në Gjykatën e Lartë.
Basha po kërkon thjesht të fitojë kohë e ndërkohë t'i mësojë avash avash qëndrestarët e posht-ballkonit me idenë e bashkimit të Euroatlantistëve "për hir të demokratëve", (jo-atlantist??).
Atë ditë Basha do shkojë t'i rrëmbejë mikrofonin Gazit dhe të tjerëve, poshtë ballkonit të Berishës. Dhe Euroatlantist e Jo-euroatlantist do bërtasin "Fitore". Të pakënaqurit duhet të ruajnë pështymën, sepse shumë shpejt do u duhet që të lëpijnë plagët. Bashkimi kërkon sakrifica!/ CNA
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka uruar Kombëtares Sh...
Të shtunën, Partia Demokratike zhvilloi një takim me q...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari denonco...
Nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi ka paralajmëruar L...
Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratik...
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një ta...
Presidenti i Republikës,Bajram Begaj, u nis sot në Zvi...
Sot, Lulzim Basha doli prap që të luajë idiotin përpar...
Lulzim Basha nuk ndalet së bëri qesharakun dhe së gënj...
Ky vendim i Gjykatës së Apelit në Shqipëri zgjidhi ngë...
Fatmir Xhafaj duket se ka ngelur i vetëm në tentativën...
Në protestën e sotme që u zhvillua para bashkisë, drej...
Artisti Mehdi Malkaj ka folur me tone të ashpra ndaj k...
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, dhe ministrja p...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, dhe ambasadori ...
Paraditen e kësaj të premteje është mbledhur Komisioni...
Komisioni i Posaçëm që do të thërrasë në apel instituc...
Sot në orën 11:00, qytetarë, anëtarë të PD-së dhe akti...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
CNA zbuloi skemën e përgatitur nga Lulzim Basha, i cil...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...