“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...

CNA zbuloi skemën e përgatitur nga Lulzim Basha, i cili pas vendimit të Gjykatës së Apelit për vulën, të cilën ia kaloi Sali Berishës, tashmë është vënë në lëvizje për të krijuar një koalicion apo një parti të re.
Lajmin e CNA e ka konfirmuar ushtari besnik i Lulzim Bashës, Roland Bejko. Gjatë një interviste në A2Cnn, Bejko dha variantin e partisë së re ose kolacionin me parti të tjera.
“Na ka hapur një problem shumë të madh, se do të vazhdojë çdo gjë nga e para. Nëse do të bësh formacion politik do të depozitosh në gjykatë sipas ligjit, statutin dhe çdo gjë tjetër që kërkon ligji dhe duhet të marrësh edhe emrin, edhe logon e re.Strukturat e formacionit tonë politik të vendosin rrugën ku do të ecim. Varianti i parë është një subjekt i ri politik. Ka disa zëra që të shkojmë si fraksion brenda partisë së Berishës, në statut e kanë edhe ata. Në Shqipëri nuk ka përvojë. I vihet një emër fraksionit dhe në fletën e votimit vihet me përqindje.
Dhe në perëndim shumë pak parti e kanë fraksionin. Ka dhe një variant që të mblidhet një tryezë me të gjitha partitë e djathta dhe të merrte një vendim. Ne na bashkojnë më shumë gjëra me partitë e tjera që janë jashtë Berishës.
Me zotin Lapaj kemi të njëjtin objektiv, po kështu edhe parti të tjera; Endri Shabani dhe Dash Shehi. Negociatat nuk kanë nisur.
Nesër në orën 14: 00 kemi një takim të kryesisë dhe kolegjit të kryetarëve dhe do të vendosim shumë shpejt. Do të dalim me një qëndrim të qartë se cili do të jetë orientimi. Lëvizje individuale kanë nisur”, tha Bejko.
CNA raportoi se Basha dhe të tijtë po përgatiteshin të kishin një koalicion me disa parti të vogla dhe nëpërmjet vulës së tyre apo hapësirave ligjore që kanë të krijojnë një grupim politik për të dalë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Tashmë pa vulë dhe pa logon në siglën e PD-së, por me një hap të ri që do të jetë një grupim politik opozitar, ashtu siç shpesh e ka artikuluar Luli.
CNA mësoi nga burime zyrtare te njerëzit e Bashës se ky ka qenë një hap i parapërgatitur dhe i mirëmenduar në rast se gjykata do të jepte një vendim si ky i sotmi që e le pa vulë, pa sigël dhe pa logo Lulzim Bashën dhe të tijtë, një grup individësh të cilët menduan se një pakicë mund të rrëmbente vulën, siglën dhe logon e një partie./ CNA
Kreu i PL-së Ilir Meta ka “shitur” bashkëshorten e tij...
Kreu i PD-së, Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë...
Në 11 qershor Gjykata e Apelit mori vendimin për t’i k...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demok...
Mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë këtë të...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, ka dalë pas më shumë se 3 orë...
Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, f...
Grida Duma, një ish-deputete e përfolur gjithmonë për ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vijuar lajthit...
Kuvendi rrëzoi kërkesën e kreut të PD-së, Sali Berisha...
Kreu i PD-së Sali Berisha kryefjalë të fjalimit të tij...
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso ka deklaruar se ...
Deputetja Monika Kryemadhi ka dalë nga ambientet e SPAK-ut...
Seanca e radhës për procesin penal ndaj Ervin Salianji...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka njoftuar...
Deputetja Albana Vokshi ka debatuar në Kuvend me nënkr...
PS zhvendosi seancën plenare të së enjtes së javës që ...
Seanca e sotme plenare ka nisur me debate. Deputeti Tr...
Gjyqi për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, është s...
Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi, është paraqitur mëngj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...