web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha vazhdon lojën ndërkohë që Gjykata e Lartë e ka shqyrtuar një herë ankimimin e tij

14 Qershor 2024, 19:08, Politikë CNA
Basha vazhdon lojën ndërkohë që Gjykata e Lartë e ka
Lulzim Basha

Sot, Lulzim Basha doli prap që të luajë idiotin përpara kamerave. Lulzim Basha doli sot pas një mbledhjeje ku mimimumi ka gënjyer ata që ishin prezentë, nëse nuk janë të gjithë në lojë dhe bëjnë të gjithë si idiotë.

Doli dhe vazhdoi që të gënjejë perpara kamerave ku shpreson që ta dëgjojnë dhe të gënjejë ndonjë mbështetës që i ka mbetur.

Ashtu siç CNA raportoi pak ditë më parë, Lulzim Basha po kërkonte pak kohë që të bënte sikur mendohej e të dilte të mashtronte përsëri si opinionin publik që e dëgjon për gallatë, ashtu dhe ata pak mbështetës që ka duke u thënë që vulën do ta marrë në Gjykatën e Lartë.

Gjykata e Apelit me vendimin e vet thjesht ka zbatuar në mënyrë të drejtpërdrejtë një vendim të Gjykatës së Lartë!

Kujtojmë që Gjykata e Apelit u investua ndaj çeshtjes së Vulës dhe siglës së PD, pasi Gjykata e Lartë ne Dhjetor 2023 mori vendim dhe e ktheu çështjen për shqyrtim ne Gjykatën e Apelit.

Gjykata e Apelit me vendimarrjen e vet, lidhur me MOSLEGJITIMIMIN E GRUPIT TË LULZIM BASHËS  SI ANKUES NË NJË PROÇES DEPOZITIMI VENDINESH NGA FOLTORJA, ka zbatuar vendimin e Gjykates se Lartë. Gjykata e Lartë me VENDIM i thoshte Gjykatës së Apelit:

- që të korrigjonte gabimin e bërë kur kishte legjitimuar Bashën si ankues në një proces nga i cili kërkohej thjesht të depozitoheshin dikumentat dhe kopjet e vendimeve të marra nga Foltorja.

Por Gjykata e Lartë në Dhjetor ka marrë vendim edhe për ANKUESIN BASHA.

Me vendim, Gjykata e Lartë i ka shpjeguar Bashës që ai nuk legjitomohet si ankues në një proces me një palë, siç është shtë rasti i depozitimit nga Foltorja i dokumentave dhe vendimeve statutore dhe të tjera.

Gjykata e Lartë ne vendimin e vet i ka thënë Bashës që nëse ky do ketë ankesa për vendimet e marra nga Foltorja, duhet të angazhohet me një proces me vehte.

- GJYKATA E LARTE I KA THËNË BASHËS që nëse ke pretendime ndaj depozitimit në Regjistrin e Partive të dokumenteve të Fokyores, atëherë shko ankohu në Gjykatë të Shkallës së Parë.

Pse Basha e shtroi si alternativë "do shkojmë apo nuk do shkojmë me ankimim në Gjykatën të Lartë?

Përton që të shkojë ne Shkallë të Parë? Kujton se mund t'i bjerë për shkurt? Cilët janë juristët idiotë që këshillojnë Lulzimin e paaftë?

Sot në një deklaratë për mediat pas mbledhjes Basha tha se “PD do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi e konsideron jo të ligjshshëm vendimin e marrë nga Gjykata e Apelit”.

Pse po kerkon Luli të shkojë në një gjykatë që do i përsërisë njësoj: SHKO NË GJYKATËN E SHKALLËS SE PARË?

E bën këtë për të mbajtur me shpresë të tijtë?

Po i gënjen duke i premtuar se ka një shans tjetër?

Gjykata e Lartë e ka nxjerrë paraprakisht vendimin për të cilin "do ankohet" Luli.

E vetmja gjë që mbetet është te kuptohet sa kohë do marri gjykata që t'ja ripërsërisë "këshillën". Sepse Gjykates së Lartë mund t'i duhen 2 orë, 2 muaj.... ose 2 vjet thjesht për t'i përsëritur Bashës: "o zogu, duhet të bësh ankim në shkallë të parë."

Dhe Basha sado idiot që është e di mirë këtë!

Atëherë pse vazhdon të gënjejë me pamjen e vet prej mashtruesi kriminal, duke u fshehur pas bindjes profesionale të të tjerëve?

Edhe sa muaj kohë po kërkon Basha që të shkojë të kapë mikrofonin poshtë ballkonit të Berishës?

“Rekursi bëhet se është bindja e thellë dhe profesionale jurdike dhe e gjithë përfaqësuesve tanë se vendimi është i padrejtë dhe i pabazuar, do të bëjmë rekurs. Nuk lejojmë të triumfojë padrejtësia. Ne do të jemi në zgjedhje. Nuk kemi marrë vendim për të krijuar një parti të re”, tha sot Basha./ CNA





Lajmet e fundit nga