Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Deputetja demokrate, Albana Vokshi e ka quajtur SPAK-un një vegël e Ramës dhe sipas saj kjo tregohet në përplasjen mes Prokurorisë së Posaçme dhe GJKKO-së për hetimin ndaj Beqajt dhe dosjen e sterilizimit.
Në një deklaratë për mediat Vokshi tha se shoku i kryeministrit, Beqaj, ledhatohet me masa sigurie kurse vartësit dhe bashkëpunëtorët e tij në krim bëhen “koka turku”.
Duke iu referuar masës së dhënë nga SPAK me detyrim paraqitje dhe dalje nga vendi për ish-ministrin Beqaj, Vokshi tha se kjo është një masë e lehtë dhe se kërkesa e GJKKO për ashpërsim të masës si pasojë e veprave të kryera është mëse normale.
“Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit del hapur kundër SPAK për vjedhjen kolosale të ish-ministrit të Shëndetësisë, mikut të Edi Ramës, Ilir Beqja. GJKKO është për një masë më të rëndë sigurie, bazuar në veprat penale të kryera nga ish-Ministri. Gjykata i cilëson shkeljet e ish-ministrit më të rënda se të Klodian Rrjepajt (ish-zv. Ministri i Shëndetësisë) dhe Ilir Rrapajt (biznesmen). Sipas GJKKO ka dyshime, bazuar në prova, se Beqaj përveçse ka shpërdoruar detyrën, ka falsifikuar vula, stampa dhe formularë. Për këto ai rrezikon deri në 7 vite burg. Rrjepaj dhe Rrapaj kanë marrë masën e sigurisë “arrest me burg”, kurse shefi dhe miku i tyre, Beqja, vetëm detyrim paraqitje dhe dorëzim pasaporte. Kjo ‘përplasje’ me GJKKO dhe SPAK dëshmon edhe njëherë atë që Partia Demokrartike ka theksuar me forcë prej shumë muajsh: SPAK është një aksesor politik i Edi Ramës. Vini re provat: shoku i kryeministrit, Beqja, ledhatohet me masa sigurie kurse vartësit dhe bashkëpunëtorët e tij në krim bëhen “koka turku” – tha Vokshi në një deklaratë për mediat.
Deputetja tha se në këtë rast dëmi është i dyfishtë: jo vetëm financiar, duke u vjedhur shqiptarëve qindra miliona euro, por edhe shëndetësor e si pasojë e kësaj jeta e mijëra qytetarëve është vënë në rrezik nga koncensioni korruptiv i sterilizimeve të Beqajt.
“Kjo, siç thekson edhe Gjykata, e shton rrezikshmërinë e ish-ministrit. Mjafton t’i referohemi Raporteve të KLSH për koncesionin e sterilizimit per dëmet e mëdha që ka shkaktuar që nga implementimit. Vetëm prej pagesave të jashtëligjshme të TVSH për sterilizimin, i janë mohuar rreth 9000 ndërhyrje kirurgjikale qytetarëve. Te Ilir Beqja publiku nuk duhet të shohë vetëm një ministër të korruptuar, por një njeri që për babëzinë e tij dhe të shefit në krye të qeverisë, është gati të sakrifikojë shëndetin dhe jetën e shqiptarëve të pafajshëm. Partia Demokratike e dënon me forcë këtë lidhje monstruoze mes pushtetit ekzekutiv të Edi Ramës dhe sistemit të Drejtësisë përfaqësuar nga SPAK,” – tha Vokshi.
SPAK ka dhënë masën e sigurisë me detyrim paraqitje dhe ndalimi të kalimit të kufinjve për ish-ministrin ilir Beqaj pasi gjatë periudhës që ai ushtronte detyrën si ministër i Shëndetësisë ka firmosur tenderin për koncensionin e sterilizimit të paisjeve kirurgjikale. Beqaj e ka justifikuar këtë tender si një nevojë immediate për të ulur riskun e infeksioneve post spitalore.
Dje në zbardhje të vendimit të GJKKO, theksohej se prokurori i çështjes,Edvin Kondili nuk e ka bërë punën si duhet pasi përveç vjedhjes, ish-ministri duhet të hetohej edhe për falsifikim të dokumentave.
Koncesioni i sterilizimit është cilësuar si kontrata më e shtrenjtë e partneritetit publik privat e qeverisë ‘Rama' në sektorin e shëndetësisë, e cila u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 76 milionë euro deri në fund të vitit 2022.
Pasi u hetua kjo dosje për 3 vjet, SPAK, kërkoi në gjykatë arrestimin e ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj, të cilët aktualisht po vuajnë dënimin ndërsa ish-ministri është paraqitur disa herë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për të dhënë deklaratat e tij lidhur me këtë dosje./CNA
Një ditë më parë PD zhvilloi një mbledhje me dyer të m...
Kryeministri Edi Rama ka folur për protestën e opozitë...
Kreu i grupit të Partisë Demokratike ka reaguar pas de...
Kryeministri Edi Rama në konferencën me gazetarët thek...
Çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi...
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të ng...
Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë për mosngrit...
Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë ndaj opozi...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Prokurorinë e Tiranës...
Të premten, Lulzim Basha ka shpërthyer në sulme dhe fy...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në konferencën e përjav...
Lulzim Basha ka folur për propozimin e bërë sot nga al...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u pyet gjatë një...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një ultimatum për drejtorët...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, në një ko...
Aleatët e Partisë Demokratike kanë prezantuar në një konfe...
Seanca plenare në Apelin e GJKKO-së për ish-kryeministrin ...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të premte me një laj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar turin e tij të...
Deputeti i PS-së, Petro Koçi ka folur për situatën në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...